Seanca maratonë në Kuvend ka vijuar me akuza dhe kundër akuza mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Basha gjatë fjalës së tij akzuon kryeministrin se del para qytetarëve dhe flet për banalitete dhe se nuk ka asnjë pendesë për shkatërrimin që i ka bërë vendit.
“Ngele tek Kinostudion Shqipëria e Re”, kaq është diapazoni yt. Shpërfaq se sa i cekët je. Nuk ke arritur dot të kapësh thelbin se përse jemi në këtë sallë. Gjithmonë e ke parë këtë sallë si një mundësi për të sharë. Je filmuar duke thënë fjalët më të ndyra dhe prapë nuk ke kërkuar falje siç nuk i kërkove falje këtij qytetari tani. I ke parë shifrat, ia ke kaluar Asadit për numër aplikimesh, për largimet nga vendi. Ti e ke bërë gjuhën pis kur nuk ke ditur çfarë ti thuash atyre që nuk i legalizon banesat. Përdor terma ‘gaxhie’. E vetmja kredi që të jap ty është që kur ta tërhoqëm veshin e ndale protestën. Ke përballë një parti që shqiptarëve iu riktheu dinjitetin dhe ribashkoi familjet duke i hequr vizat ndërkohë që ti shpikje Griseldën. Ku e ke Elvis Roshin sot…Kjo parti ka lindur dhe lufton për vlera. Unë kam kërkuar dhe kërkoj ndjesë para shqiptarëve sa herë më jepet mundësia. Kurrë nuk jemi krenuar me krimin. Ju krenoheni me krimet e përditshme në kurriz të shqiptarëve, kjo është ajo që na ndan ne. Qindra mijëra banesa janë të palegalizuara. Ti nuk tregon dot pendesë sepse duhet që pas pendesës duhet të reflektosh, ti nuk e bën dot. Ti nuk ke asnjë pendesë për shkatërrimin në shëndetësi, për shkatërrimin e ekonomisë. Ti e ke nisur jetën tënde politike dhe do ta mbarosh në shërbim vetes tënde. Është e kotë të shpresojmë një skenar dhe të thuash që mund të pranosh një propozim të opozitës. Po kërkojmë thjesht dhe vetëm të ulim TVSH për mallrat e shportës. Kur çohesh këtu dhe na ritregon histori banale ti dhe shokët tu pasuroheni, ndërsa shqiptarët varfërohen. Ta harrosh se PD dhe unë do të lodhemi se kujtuari përgjegjësitë që ke para shqiptarëve dhe të përballemi, derisa dikush tjetër që mund ti mbaje këto përgjegjësi që është PD, të të largojë”, përmbyll kreu i PD-së fjalën e tij.