Reja: Peng më ka mbetur vetëm Polonia, kualifikimet duhet t’i mbyllim me fitore

Trajneri i përfaqësueses shqiptare Edi Reja, ka dalë sot në konferencë për shtyp para sfidës kundër Andorrës. Sipas tij, ekipi kishte bërë maksimumin dhe nuk duhej kritikuar se kishte humbur një ndeshje me një ekip si Anglia.

“Është e qartë që pas 5-0 morali nuk ishte ndër më të mirë se mendohej se mund të bënim më mirë. Por duhet të mendojmë që u mundëm nga Anglia, e cila ka një nga kombëtaret më të mira të historisë së Anglisë, për vlerat individuale, duke marrë në konsideratë edhe pankinën e një niveli të lartë. Ndaj nesh bënë një ndeshje të motivuar,agresivë. Kemi folur me djemtë. Ata janë përmirësuar shumë, janë një skuadër e cila na ka krijuar vazhdimisht probleme. Ne kemi fituar 1-0 në Andorra, e meritonim të fitonim më thellë, se i dominuam. Kemi barazuar 2-2 këtu, është një skuadër që na bën të vuajmë. Ne kemi detyrën që të bëjmë ndeshje me vëmendje e agresivitetin e duhur dhe të shfrytëzojmë atë që kemi bërë në të gjithë ndeshjet e tjera, se kemi gabuar vetëm ndeshjen me Poloninë, se të tjerat i kemi bërë mirë. Të mos hedhim në erë atë që kemi bërë deri tani dhe ta mbyllim duke e munduar që ta menaxhojmë siç duhet ndeshjen.

LEXO EDHE  Inzaghi: Ky Inter ka një karakter të madh

Kemi punuar për të ardhmen. Ndonjë vështirësi e kemi, se kam 10 lojtarë që mungojnë. Por nuk mund të shohim atë që ka ndodhur. Unë kam një grup lojtarësh dhe duhet të shfrytëzoj në maksimum ata që kam dhe duhet të hedh në fushë ekipin me të motivuar dhe që ka gjendje fizike, do të jenë shumë lojtarë që nuk kanë luajtur me Anglinë, Duhet gjetur edhe rreshtimi i duhur. Duhet të kemi inteligjencën dhe agresivitetin e duhur, të mos rrezikojmë gjë dhe të kemi durim. Nëse do të ketë komplikime, duhet të mundohemi të evitojmë këto situata. Ne kemi nevojë të bëjmë një ndeshje të mirë, por sidomos rezultat dhe do të mundohemi në të gjitha mënyrat për ta arritur.

Ne e kemi lënë në shtëpi, nuk erdhi këtu se u kurua meqë kishte probleme me kaviljen. Salihi shkoi ta shihte në ndeshjen e fundit dhe kishte këtë problem. Folën mjekët e dy palëve dhe u tha që ishte ky problem. Erdhi me ne dhe ishte pak më mirë. Shpresoja ta përdorja me Andorrën, por ai dhe klubi kërkuan që të kurohej e të ishte gati për ndeshjen tjetër. Ishte i dëmtuar se kishte probleme me kaviljen, nuk ka asgjë tjetër”, tha Reja.