Historia e dashurisë mes modeles dhe artistes shqiptare në Greqi Klodiana Çelo dhe mjekut okulist grek Jorgo Neo, gati sa nuk përfundoi në tragjedi kur 49-vjeçarja qëlloi me armë babain e vajzës së saj, duke e lënë të plagosur.
Ngjarja e para dy ditëve ishte “pika e vlimit” e problemeve që vazhdonin prej shumë kohësh. 4 vite më parë, Klodianës iu hoq kujdestaria e vajzës. E prej asaj kohe, Klodiana Çelo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Për emisionin “Live News” në një televizion të Athinës, ka folur një mik i mjekut okulist, i cili ka thënë se prej disa vitesh mes Klodianës dhe Jorgos ka një mosmarrëveshje ligjore. Sipas tij tij, 5 vite më parë, 49-vjeçarja shqiptare u dënua me 10 muaj burg për shantazh ndaj mjekut. Ndaj shqiptares janë bërë disa padi, si nga vetë mjeku okulist, por edhe nga bashkëshortja e tij. Ky person thotë se ka patur edhe raste dhune, kur bashkëshortja e mjekut është rrahur dy herë nga Klodiana Çelo.
Ai tregon gjithashtu se Klodiana ka marrë 100 mijë Euro nga mjeku okulist, babai i vajzës së saj.
“Vazhdimisht shkonte te mjeku dhe tek spitali ku ai punonte dhe bënte zhurmë. Shkaktonte trazira në shtëpinë e mjekut. Ju thoshte do t’ju shkatërroj financiarisht dhe profesionalisht. Ajo nuk i kishte treguar mjekut që ka qenë e martuar, ia kishte fshehur origjinën, i kishte fshehur emrin, i kishte thënë emër tjetër, i tha që ishte italiane. Lidhja e tyre ka zgjatur gjithsej 6 muaj. Kur lindi fëmija, edhe pse nuk e kishte bërë testin e atësisë, mjeku mori përgjegjësitë e tij dhe i jepte 2000-3000 Euro në muaj”, tha për emisionin një mik i mjekut okulist Jorgo Neo.
Nga ana tjetër, vetë mjeku ka qenë dhe vazhdon të jetë i martuar kur pati lidhje dashurore me artisten dhe modelen shqiptare në Greqi Klodiana Çelo.
Kjo e fundit, një ditë më parë pasi shkoi në Prokurori ku iu bënë të ditura akuzat e ngritura ndaj saj, u tha gazetarëve se mjeku Jorgo Neo ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht vajzën e tyre 13-vjeçare.
Klodiana Çelo qëlloi me armë dy ditë më parë babain e fëmijës së saj duke e lënë të plagosur. Prej 4 vitesh ajo nuk e ka më kujdestarinë e vajzës.
Klodiana Çelo akuzon ish-partnerin grek se ka abuzuar me vajzën e tyre
Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje për artisten shqiptare në Greqi, Klodiana Çelo 49 vjeç, e cila dy ditë më parë qëlloi me armë ish-partnerin e saj 68-vjeçar Jorgo Neo.
Sipas të përditshme greke “Protothema”, Klodiana kishte tentuar më parë të arratisej me vajzën e saj drejt Shqipërisë. 49-vjeçarja e ka humbur kujdestarinë e vajzës 13-vjeçare katër vite më parë.
Në atë periudhë, ish-partneri e kishte denoncuar Klodianën se nuk kishte kthyer në kohë vajzën që kishte marrë për të kaluar fundjavën. Kur policia e lokalizoi se ku ndodhej, ajo kërcënoi se do ta hidhte vajzën nga ballkoni. Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë e tillë pas disa orëve negociata dhe policia u largua. Në këtë moment, 49-vjeçarja u nis me makinë drejt Shqipërisë por plani iu anulua pasi vajza u sëmurë dhe u detyrua të shkonte në spital.
Por, dje teksa Klodiana Çelo u transferua në zyrën e prokurorit, ku iu komunikuan 5 akuza, 49-vjeçarja foli për gazetarët duke bërë deklarata të forta për babain e vajzës së saj, mjekun grek Jorgo Neo. Ajo tha se ish-partneri ka droguar dhe abuzuar me vajzën e tyre.
“Më rrëmbeu vajzën për 5 vjet, e dhunoi, dhe prokurori nuk bëri asgjë. Nuk doja që t’i ndodhte askujt asgjë e keqe. Nuk e kisha parë vajzën për 5 vjet, por e shpëtova me jetën time. Rrëmbyesi dhe përdhunuesi i saj, ai e ka përdhunuar, e drogoi dhe tha se ka epilepsi. E përdhunoi. Bëri gjithçka bashkë me mjekë të tjerë të njohur që dalin nëpër televizione dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi, më morën fëmijën. Dua fëmijën tim, asgjë tjetër”, ka thënë Klodiana Çelo.
Gjatë momentit të shoqërimit të saj, në video dëgjohet edhe një familjar apo i njohur i 49-vjeçares shqiptare që i thotë “të lumtë dora”, duke iu referuar ngjarjes së dy ditëve më parë, kur Klodiana qëlloi me armë ish-partnerin i cili ndodhet në spital i plagosur.
49-vjeçarja shqiptare Klodiana Çelo e cila jeton në Greqi, u arrestua nga policia pasi tentoi të vriste me armë ish-partnerin grek duke e lënë të plagosur. 49-vjeçarja tani ndodhet prapa hekurave, ndërsa babai i vajzës së saj është në spital.
Klodiana Çelo ka qenë artiste dhe modele në Greqi. Një shoqja e saj, e quajtur Komisa, ka thënë për mediat greke se 49-vjeçarja nuk është krimenele, por situata e saj ndryshoi kur i hoqën kujdestarinë e fëmijës.
Ajo kujton edhe kohën si u njoh me Klodianën 20 vite më parë.
“Klodianën e njoh prej 20 vitesh kur punonim si modele në sfilata të ndryshme. Ajo që kisha njohur në atë kohë nuk ka asnjë lidhje me vajzën që paraqitet sot. Ishte një vajzë e bukur, serioze dhe e qetë. Ishte edhe piktore. Ishte shumë e bukur, kështu e kujtoj gjithmonë”.
Shoqja në Greqi e Klodianës flet edhe për raportin e saj me 13-vjeçare dhe problemet që pati me ish-partnerin, që më pas përfundoi me heqjen e kujdestarisë së nënës. Sipas saj, ky fakt ka ndikuar negativisht te Klodiana.
“Ishte një nënë e shkëlqyer, kujdesej për të. Gjithçka ndryshoi kur humbi kujdestarinë e fëmijës, u çmend. Flisnim në telefon dhe ajo bërtiste, ofendonte, thoshte ‘dua fëmijën tim, më morën fëmijën’. Që prej atëherë sjellja e saj ka ndryshuar. Fatkeqësisht, gjendja e saj diku do të dilte. Saqë që ajo nuk donte ta pranonte, ashtu ishte. Kur i merr nënës fëmijën nga duart, është e sigurt që nuk do të rrijë duarkryq. Sigurisht se ajo që bëri është tërësisht e gabuar, por besoj se të gjitha palët duhet ta kishin trajtuar ndryshe situatën. Ajo bëri diçka të shëmtuar, të keqe, por nuk është vrasëse. Gjithmonë ka qenë me pamje të kuruar, mbrëslënëse, kukull, edhe sot e kësja dite”, ka thënë shoqja e shqiptares Klodiana Çelo.