• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çarja

16:39 : 13/11/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Tani përçarja e opozitës është fakt. Asgjë nuk sygjeron se gjërat do të ndryshojnë së shpejti, veçanarisht duke patur parasysh rrethanat dhe karakteristikat e vendit, si dhe aktorët e interesuar që opozita shqiptare të mos e marrë veten.

Në të vërtetë, çarja e opozitës nuk ishte një rrufe në qiellë të pastër, por ajo po përgatitej me kohë në kuzhinën e qeverisë. “Teza” shumë interesante janë hedhur gjithmonë në publik, por kësaj here është ndryshe, sepse diskursi dhe fjalori përçarës ka arritur kulme të paimagjinueshme.

Nëse ju kujtohet e folura e asaj zonjës nga Berati, ajo i drejtohej Fatos Nanos dhe Ilir Metës me lutje dëshpëruese që të mos përçahen, sepse populli nuk do të kërkonte asgjë, as ujë, as drita, as bukë. Në të vërtetë thirrja ishte diçka mes tragjikes dhe komikes, megjithatë, drama e gruas ishte më se e vërtetë. Nga ajo përçarje lindi LSI, një parti që kurrë nuk pati nivel minimal ideologjik, por mbeti një parti klienteliste.

Në rastin e PD, përçarja ka kaluar me kohë pragun e urrejtjes, aq sa vetëm ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme mund të heshtë zërat dhe të shpëtojë partinë. Gjuha e egër dhe etiketimi si tradhëtar, armik, i shitur, besëprerë, i paguar, shërbëtor, peng – si dhe shumëfishimi i kësaj gjuhe dhe fjalori në rrjetet sociale – ka krijuar një humnerë që zor se mund të mbushet ndonjëherë.

Lexo edhe:

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

Përçarja, sido që të jetë është përçarje, që në thelbin e saj ka metamorfozën e kthimin të mikut në armik, të cilit duhet t’ia nxjerrësh sytë, ta asgjësosh, ta denigrosh që të mos e marrë më veten kurrë. Gjuha linçuese është kaq neveritëse, fyese dhe poshtëruese, sa të bëjnë t’ia bësh naftën gjithçkaje – përfshirë edhe Atdheun – për t’u arratisur mundësisht në një planet tjetër, sepse planeti Tokë është i vogël për një armiqësi kaq të madhe.

Mendja normale nuk mund ta rrokë këtë lloj çmendurie linçuese dhe babëzi çmerituese – brenda llojit dhe sojit – aq sa të vjen të ulërasësh nga dhimbja. Pasojat do të jenë afatgjata, të thella dhe të parikuperueshme.

Lehtësia me të cilën thuhet fjala e fundit në fillim – pa menduar pasojat – është e padurueshme. Ne shqiptarët jemi një komb i vogël, që kemi përjetuar tragjedinë e terrorizmit enverist për 50 vite me rradhë. Opozita e djathtë është jetike për fatet e vendit, dhe si e tillë, ne nuk mund dhe nuk duhet ta vrasim me duart tona, as për Lulzim Bashën, as për Sali Berishën. Madje nuk mund ta vrasim për asgjë në botë – përndryshe – jemi të dënuar të mbetemi përjetësisht komb i dështuar, i paaftë të shohë përtej asaj çfarë duket.

Terroristi Enver Hoxha nuk do të kishte sukses nëse nuk do të përçante shqiptarët, duke i kthyer vet ata si xhahilë të njëri tjetrit – ku gjysma linçonte gjysmën tjetër publikisht në gjyqe popullore. Gjuha e urrejtjes nuk ka asgjë të djathtë, për më tepër mes llojit tënd.

Ajo çfarë nuk shkon në gjithë këtë histori, është zelli me të cilin përcillet përçarja në Partinë Demokratike.

Pothuaj e gjithë media kombëtare është vënë në funksion të kësaj përçarje. Televizionet vlojnë nga të ftuar që vetëm shajnë dhe mallkojnë, ndërsa analistë të majtë glorifikojnë vet procesin e përçarjes, si diçka të vyer që i duhet Partisë Demokratike (sic!).

Etiketa: BashaBerishaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025
AKTUALITET

Salianji takohet me demokratët e Korçës: Rikthimi më jep energji për betejat që na presin

12:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Pabarazia gjinore dhe narkoregjimi, kërcënim kryesor për gratë në Shqipëri

12:07 : 04/10/2025
AKTUALITET

Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet, mungojnë anëtarët e PD-së

11:37 : 04/10/2025
Para

VIDEO/ Prapaskenat e sfidës në “Wembley”, tifozi shqiptar zihet me policinë dhe shoqërohet në rajon

TË GJITHA

Zjarri në diskotekën e Koçanit, miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

17:32 : 04/10/2025

Dhunuan policin, arrestohen dy të rinj në Tiranë. Thyejnë kamerat në dhomën e shoqërimit

17:17 : 04/10/2025

Shembja e banesave/ Kush është shefi që do të “ëmbëlsohej” me 50 mijë euro në Kombinat

17:09 : 04/10/2025

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025

Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës

16:37 : 04/10/2025

Frikë nga incidentet, Serbia mbyll dyert për publikun në ndeshjen me Shqipërinë

16:24 : 04/10/2025

E mitura u hodh nga kati i 3-të në Korçë, e ëma: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

16:11 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com