• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga kura anti-Covid e Madagaskarit, tek shumëkombëshet farmaceutike

10:04 : 08/11/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, SHENDETI

Në fillimet e pandemisë, ndoshta të nxitur nga përdorimi i klorokinës në vendet perëndimore, disa studiues në shtetin afrikan të Madagaskarit pretenduan se zbuluan një nga medikamentet e parë për trajtimin e COVID-it.

Bëhej fjalë për një preparat bimor të prodhuar duke përpunuar një bimë vendase të quajtur Artemisa. I promovuar që në mesin e vitit 2020 dhe i përdorur në shumë vende Afrikane, ky preparat (i cili ka veti antimalarike) nuk ka patur asnjë efekt kundër COVID-it.

Pak a shumë i njëjti përafrim u përsërit në Uganda, ku një preparat bimor i quajtur Covidex, jo vetëm propagandohet si mjekim anti-COVID dhe është miratuar nga agjencia vendase e medikamenteve, por madje edhe ka hapur një çështje ligjore mbi ndarjen e fitimeve.

Ndonëse shkenca ka vërtetuar se asnjë prej këtyre medikamenteve nuk ka ndonjë efekt mbi COVID-in, zhurma e bërë në internet ka mjaftuar që emrat e këtyre “medikamenteve” të zënë vend në statuset e konspiracionistëve.

“Argumenti” i tyre?!

Lexo edhe:

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

Shumëkombëshet “gjakpirëse” farmaceutike janë duke zhdukur konkurrencën për të shitur vaksinat e tyre “vrasëse”…

***

Pas muajsh të tërë studimesh, shkenca sigurisht që arriti të zbulojë medikamente të bazuar mbi evidenca për trajtimin e COVID-it. Prej rreth një viti tashmë po përdoren me sukses:
》Kombinimi i remdesivirit me deksametazonin (i dhënë në kushte spitalore dhe me indikacione të përcaktuara shumë qartë) i cili ka treguar efekt në shumë pacientë. Ky është një trajtim me kosto rreth 4 mijë euro për pacient.

》Antitrupat monoklonalë janë një tjetër trajtim efikas. Edhe ky trajtim jepet vetëm në kushte spitalore dhe një dozë e vetme e tij kushton midis 3 dhe 5 mijë euro.
Së fundi, kemi dy pilulat anti-COVID të prodhuara nga Pfizer dhe Merck.

》Molnupiraviri i Merck e ul me 50% riskun e hospitalizimit. Ai nuk ka hyrë ende në treg, por mendohet se në vendet e pasura do të kushtojë rreth 700 euro për trajtim. Në vendet e varfëra kjo kosto do të jetë 20 euro. Nga cili çmim do të përfitojë Shqipëria? Të mos harrojmë se gjatë pandemisë remdesiviri bangladeshas me çmim 30 apo 40 euro, u shit nga spekulantët me çmimin 500 euro për flakon.

》Paxlovidi i Pfizer është medikamenti më i ri që pritet të hyjë në treg pas disa muajsh. Ai e ul vdekshmërinë 89% dhe çmimi i shitjes pritet të jetë i përafërt me atë të molnupiravirit.
Si molnupiraviri, ashtu edhe paxlovidi kanë një veçori. Marrja e tyre duhet të nisë sa më parë (3 deri 5 ditë nga shfaqja e simptomave) çka përkthehet në një përdorim supermasiv të tyre. Qeveria amerikane ka kontaktuar tashmë disa miliona doza të secilit preparat për vlera të rendit miliarda dollarë…
***

Midis varianteve të rinj të COVID-it të krijuar si rezultat i mutacioneve, valëve të njëpasnjëshme, kufizimeve, pasaportave të gjelbra, teorive konspirative, vaksinave, medikamenteve, etj, etj, situata e pandemisë nuk duket se ka gjasa për t’u qetësuar së afërmi.

Përafrimi që duhet të ndjekë një individ me mend përballë kësaj kakofonie ç’orientuese është të ulë sa më pak riskun e vet në raport me shëndetin dhe jetën.

Medikamentet aktualisht në qarkullim (remdesiviri, antitrupat monoklonalë) si edhe ato që pritet të miratohen së shpejti (molnuporaviri, paxlovidi) kanë të përbashkët koston e lartë, vështirësinë për t’u gjendur në tregun shqiptar dhe, për tabletat, sigurinë ende të paprovuar në terren dhe faktin se do të duhen disa muaj për të qenë të disponueshëm.

Ndërkohë, prej një viti qarkullon alternativa e sigurt, e efektshme dhe e provuar tashmë: vaksina!

Për këtë arsye, në vend që një person ta lërë jetën e vet në dorë të antitrupave monoklonalë, remdesivirit, molnupiravirit apo paxlovidit, mund të ndërmarrë sot një gjest të thjeshtë dhe FALAS të bëjë dozën e parë, të dytë apo të tretë të një prej vaksinave të sigurta Pfizer apo Astra Zeneca.

Të parandalosh është më mirë dhe më e sigurt se të kurosh!

Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë!

Etiketa: Coviddashokura

Lajme të lidhura

BOTA

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

15:26 : 08/07/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

09:19 : 30/06/2025
BOTA

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025
BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
Para
Foto: Instagram

Iva Aliko: Kam vendosur të kem muskuj si meshkujt dhe të shfryj buzët

TË GJITHA

Tiranë/ Dhunoi gruan dhe djalin, arrestohet 45-vjeçari

10:31 : 20/07/2025

EMRAT/ U kapën duke shkëmbyer kanabis, arrestohen tre të rinj në Durrës! Në kërkim dy të tjerë

10:23 : 20/07/2025

ZYRTARE/ Besa e Kavajës firmos me mesfushorin që e mbylli me Elbasanin

10:21 : 20/07/2025

Rusia: Ukraina sulmoi Moskën me dronë

10:16 : 20/07/2025

Babai i Wirtz tregon pse ylli gjerman zgjodhi Liverpoolin para Bayern Munich

10:05 : 20/07/2025

Ish-drejtori i Albpetrol Endri Puka skemë korrupsioni 1.4 mln euro me Bankers, Alket Hyseni mori 6 mln €

10:00 : 20/07/2025

Përkeqësohet situata në parkun Kombëtar të Lurës, zjarri rrezikon stanet me bagëti

09:57 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com