• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtyu gazetaren drejt greminës, Çuçi: Efektivi i policisë u largua nga detyra, kërkoj ndjesë…

09:23 : 07/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, kur një efektiv policie, shtyu një gazetare dhe një kameraman, drejt një gremine.

Ngjarja ndodhi ndërsa gazetarja Anila Hoxha, bashkë me një grup xhirimi, ndodheshin pranë vendit të ngjarjes ku u gjet trupi i pajetë i një biznesmeni, që rezultonte i zhdukur.

Megjithëse veprimi i efektivit të policisë ishte i rëndë, pasi gazetarët ishin në krye të detyrës, njëlloj si ai që kreu veprimet e dhunshme, Policia e Shtetit u mjaftua ta trajtojë çështjen administrativisht. Nëse do të ndodhte e kundërta, pra do të ishte shtyrë efektivi i policisë nga gazetarja apo operatori, me siguri ata do të shoqëroheshin në komisariat, do të ngrihej një padi, dhe mund të kishin pasoja.

Ndërsa, në rastin konkret, çështja u trajtua në mënyrë administrative, ndjekja penale, ndaj efektivit, bazohet te kallzimi i gazetares apo grupit të xhirimit dhe vetë institucioni që duhet të garantojë rendin dhe sigurinë, aq më shumë mbrojtjen e gazetarëve në krye të detyrës, e trajton si një incident periferik. Në fakt kjo është fryma e instaluar te uniformat e policisë dhe nuk është çudi që të pasqyrojë menatilitetin e drejtuesve më të lartë.

Ndërkohë sot, ministri Çuçi shprehet për zero tolerancë për këto shfaqje të shëmtuara.

Lexo edhe:

100 efektivë “zbarkojnë” te Kryeministria! Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrojnë stolat metalikë

22-vjeçari kamuflohej si punonjës policie dhe u tregoi policëve dokumenta të rreme, arrestohet

“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra.

Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht. I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë.

I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan ai.

Etiketa: cucihoxhapolici

Lajme të lidhura

AKTUALITET

100 efektivë “zbarkojnë” te Kryeministria! Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrojnë stolat metalikë

14:24 : 28/06/2026
AKTUALITET

22-vjeçari kamuflohej si punonjës policie dhe u tregoi policëve dokumenta të rreme, arrestohet

13:53 : 28/06/2026
AKTUALITET

Policia procedon penalisht 11 protestues: Cënuan rendin dhe qetësinë publike

18:56 : 25/06/2026
AKTUALITET

Sherr me grushte dhe sende të forta mes një grupi në Vlorë, disa të shoqëruar

22:46 : 22/06/2026
AKTUALITET

Gazetari Stafa bën kallëzim në polici: 2 persona më sulmuan në protestë

10:07 : 22/06/2026
AKTUALITET

Policia procedon 16 protestues dhe shpall në kërkim 2 të tjerë se nuk respektuan orarin dhe perimetrin

13:31 : 17/06/2026
Para

Elbasan/ Gjendet e pajetë gruaja në hyrjen e një pallati

TË GJITHA

Njësoj si në animen legjendare, sfida Brazil-Japoni rikthen në jetë përballjen ikonike të “Oli dhe Benxhi”

09:48 : 29/06/2026

Prokuroria Vlorë i çon dosjen SPAK-ut për abuzimet me pronat në Orikum, Rradhimë dhe Dukat

09:36 : 29/06/2026

OBSH: 1 300 vdekje në Evropë lidhen me valën e paprecedentë të të nxehtit

09:29 : 29/06/2026

Shpresat për të mbijetuarit pas tërmetit në Venezuelë po veniten, rritet numri i viktimave

09:12 : 29/06/2026

Të gjitha rezultatet dhe kalendari i Botërorit 2026

09:02 : 29/06/2026

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

08:45 : 29/06/2026

Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet