• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjekmarkaj akuza Berishës: Haxhi Qamilist kundër SHBA, strategji puniste

07:55 : 07/11/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Agron Gjekmarkaj, deputet i PD, ka reaguar ndaj disa lajmeve dhe fotove që kanë qarkulluar në disa media dhe në rrjet, ku ai dhe disa deputetë të opozitës, shfaqen në një prej lokaleve në qendër të Milanos.

Gjekmarkaj e konsideron si strategji puniste për të ndyrë tjetrin dhe përpjekjen e sforcuar për të gjetur “Nusretin” te njerëz pa asnjë pushtet dhe përfitim.

“Kjo është natyra dhe agjit-propi i “Foltores”, kësaj urdie Haxhi Qamiliste kundër SHBA dhe çdo gjëje perëndimore në Shqipëri! Tridhjet vjet që perdoren nga Doktori gazetarët, media tani disa i ka kundër, të lodhur e kryengritës nga përdorimi me të cilët hedh të pegera mbi këdo që nuk i puth këmbët por ka gjithmonë vullnetar!”, shkruan Gjekmarkaj në sqarimin e tij publik.

Ai shkruan se edhe ato lekë që kanë shpenzuar, i meritojnë pasi nuk kanë vjedhur njeri, por i kanë para të fituara me djersë. Madje, shkruan Gjekmarkaj, ata do të ulen në kafe sa herë të duan sepse kanë punuar gjithë jetën dhe s’i kanë futur dorën në xhep askujt.

Reagimi nga Agron Gjekmarkaj

Lexo edhe:

Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte!

Gjyqi i Berishës, Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme

Këtu në Veriun e Italisë ndanë liqenit të Comos në vilen e ish-kancelarit gjerman Konrad Adenauer ku na ka ftuar fondacioni me këtë emer dhe shefi i tij në Tiranë, Dr. Tobias Rüttershoff na gjet lajmi se qënkemi zderhallur në një bar në Milano!!

Se pari kaq mirë ka bërë miku Tobias që na ka ftuar e paguar gjithçka, biletën, hotelin, bukën me djathë, qepë, kripë e zemër sa mirënjohja do jetë e gjatë!

Trajnim cilesor, natyre magjike, por edhe shetitje e biseda purifikuese. Pra çeshtja e parë doli!

Tjetra as u mërzitëm e as u tronditëm nga fotoja që një matrahul i ulur përballë nesh, na ka bërë në një bar në qendër të Milanos, madje e parashikuam. Atje pime një kafe të mirë me koleget dhe mikun gjerman, dikush edhe ndonjë birrë si dhe u ngrohëm paq në diell nja dy orë të mira. Bëmë aq mirë sa ska! Ishim 13 veta.

Kafe? Pooo sa herë të duam e ku të duam. Secili prej nesh mund ta pijë një kafe ku të dojë për më teper njerëz që kanë punuar gjithë jetën pa i futur dorën në xhep kurrë askujt, por vetëm në xhepin e vet!

Po ishim në tarracën e supermarketit “Rinascente” një dyqan që shet rroba të të gjitha markave nga më të shtrenjtat ku një pjesë e tyre “Zara” më e lira është kudo edhe në Tiranë!

Për kuriozitet turistik për të gjithë ata që duan të vizitojnë Milanon në një ditë me diell le të hypin tek bari në fjalë ngjitë me “Duomo” e famshme se nuk është aspak më i shtrenjtë se Rogneri në Tiranë ku mblidhet yndyra e vendit çdo ditë!

Personalisht mund ta pi kafen ku të dua, mund të ushqehem ku të dua me paret e mia që si kam nga tenderat apo nga influenca e Babës peshkatar!!

Gjithë jeten kam punuar qysh pesembedhjet vjeç në verë në kooperativë, më vonë kamerier e mjaft i zoti, në Itali si student, pak vite në administratë, më pas si gazetar, pedagog, publicist dhe nuk i jam shmangur kurrë punës e cila mi ka plotësuar qejfet e mia të vogla megjithëse në këtë rast edhe me maskë në fytyrë s’e pata të lehtë ta pi atë kafe.

E pres me qejf vetingun në politikë nëse ndodh! Le të ma bëjë Edi Rama vetë, Taulant Balla apo kushdo tjeter jo më SPAK.

Gjithësa kam, një shpi 90 metra katrore me kredi për 25 vjet, mjaft larg qendrës, pak shumë pak për ata që janë pasuruar me vdekjen e të tjerëve apo që një natë hoteli mund ta paguajnë 12 mijë dollarë në Los Angelos apo New York, por shumë për mua dhe i lumtur që e kam me djersë. Por flej rehat, s’ka asnjë ambasadë apo institucion që të ketë fatura për mua apo ndonjë mjet shantazhi!

Këtu në Como po reflektoja mbi strategjinë puniste për të ndyrë tjetrin dhe përpjekjen e sforcuar për të gjetur “Nusretin” te njerëz pa asnjë pushtet dhe përfitim! Kjo është natyra dhe agjit-propi i “Foltores”, kesaj urdie Haxhi Qamiliste kundër SHBA dhe çdo gjëje perëndimore në Shqipëri!

Tridhjet vjet që perdoren nga Doktori gazetarët, media tani disa i ka kundër, të lodhur e kryengrites nga përdorimi me të cilët hedh të pegera mbi këdo që nuk i puth këmbët por ka gjithmonë vullnetar!

Tani kjo si pi më ujë! Pa asnjë interes e kam mbështetur Sali Berishën kur kam menduar se ka të drejtë siç nuk më bëjnë asnjë përshtypje shpifjet që vijnë nga media afër tij!

Nga dy ekstremet e abuzimit të pushtetit të majtë apo të ish-pushtetit të djathtë që përputhen është nder etik e estetik! Do ec në rrugë nën shi e diell pa roja dhe pa frikë, do i blej familjes time dhurata që bëjnë 70 euro e jo 70 mijë për fishekzjarrë.

Atë që mendoj do ta them pa mu dridhur qerpiku nga kërcënimet, me telefon me prefiksa nga shtetet e Europës, shpifjet që hedhin nga frika ata që duan të fshehin historinë e tyre. Më shumë se atë përfitimet që ajo u dha në kurriz të shqiptarëve dhe demokracisë së tyre! Ju përshëndes nga Como me shumë dashuri.

Etiketa: akuzaBerishagjekmarkaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte!

08:42 : 01/07/2025
AKTUALITET

Gjyqi i Berishës, Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme

08:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

22:13 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

21:49 : 30/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

15:25 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’iu njoftojmë për vendimin

11:06 : 30/06/2025
Para

Emri/ Kush është avokati i arrestuar për trafik droge

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com