• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Frika për një luftë të re dhe shpërbërje të shtetit, Escobar viziton Bosnjen

15:12 : 07/11/2021
në BOTA

Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të arrijë më 7 nëntor në Sarajevë, në kohën e rritjes së shqetësimeve se Republika Sërpska mund të shkëputet nga ky vend.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 5 nëntor se njerëzit në Bosnje e dinë që komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar për t’u siguruar që “të zbatohen përkushtimet për paqe dhe siguri të njerëzve në rajon”, duke shtuar se “ne jemi të përkushtuar se nuk do të ketë luftë”.

Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës, ka kërcënuar së fundmi me largim të Republikës Sërpska nga institucionet kombëtare, siç është autoriteti i taksave, agjencia për ilaçe dhe nga ushtria.

Escobar ka thënë se secili motiv që dëmton Marrëveshjen e Dejtonit është “shumë destabilizues në rajon”.

Lexo edhe:

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

Shtetet e Bashkuara kanë thënë edhe më parë se nuk ka “rrugë kushtetuese” për Republikën Sërpska që të tërhiqet njëanshëm nga institucionet shtetërore.

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, ka paralajmëruar ditë më parë se ky vend është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë.

Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike Guardian, Schmidt ka thënë se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e tyre për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.

Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnje aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, që i ka rreth 700 trupa.

NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë. Përfaqësuesit e Republikës Sërpska janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje.

Republika Sërpska ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit. Përveç Bosnjës, Escobar do të vizitojë edhe Malin e Zi. Vizitë eventuale në Kosovë nuk është konfirmuar.

Etiketa: bosnjeescobarvizita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
RAJONI

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

13:57 : 18/08/2025
BOTA

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

08:19 : 11/07/2025
AKTUALITET

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Kur e ke pasur vizitën e fundit në SHBA?”/ Rama kapet me qytetarët: Çfarë problemi ke ti

09:26 : 22/04/2025
Para

Një asteroid i madh i afrohet planetit Tokë në dhjetor, ja çfarë thotë NASA

TË GJITHA

Bllokohet Kakavija dhe Qafë Bota, doganierët grekë në grevë

10:13 : 27/10/2025

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

10:07 : 27/10/2025

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

09:57 : 27/10/2025

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare, mbahet me dyer të mbyllura

09:53 : 27/10/2025

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

09:26 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com