• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë prokurorin Ndini Tavani/ Dashakeqësia e KPK për të mos e lejuar të jetë në SPAK

20:57 : 03/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

KPA ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili u me një vendim 2 me 1 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rreth dy vjet më parë.

Por KPA me vendim të formës së prerë ka rikthyer prokurorin Ndini Tavani në detyrë, edhe pse ai vendimi i KPK i ndërpreu rrugëtimin drejt SPAK.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021”, thuhet në njoftimin zyrtar të KPA.

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

Por çfarë ndodhi dy vite më parë me prokurorin, i cili ishte kandidat për në SPAK?

Një trupë gjykuese e KPK e përbërë nga Alma Faskaj kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Roland Ilia anëtar, vendosi me shumicë votash shkarkimin nga detyra të prokurorit Ndini Tavani.

Madje sipas KPK-së prokurori kishte probleme për të tre kriteret e rivlerësimit dhe i ka kaluar subjektit barrën e provës.

Tavani ka dhënë shpjegimi për problemet e konstatuara nga hetimi administrativ dhe ka kërkuar konfirmimin në detyrë. Shpjegimet e dhëna nga prokurori kanë bindur vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së, pasi dy anëtarët e tjerë kanë vendosur për shkarkimin nga detyra të prokurorit.

Vendimi i KPK, tashmë i rrëzuar nga KPA, në atë periudhë duket se ka ndikuar edhe në përbërjen e SPAK, pasi prokurori Tavani ishte një nga 22 emrat e listuar si kandidatë për prokuror të SPAK

“Dëshiroj që në Shqipëri të sundojë ligji dhe SPAK është rrugëtimi im”, u përgjigj prokurori Tavani, gjatë seancës dëgjimore në KLP, kur përzgjidheshin prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Por, një trupë nga KPK, e përbërë nga emra për të cilët janë hedhur akuza publike, vendosi që të njollosë prokurorin Tavani, me shpresën se do e largojnë nga sistemi. Në fakt arritja e vetme e trupës së KPK në atë kohë ishte që nuk lejuan Ndini Tavanin të vijonte rrugën drejt SPAK, dhe ky duket se ishte qëllimi i atij vendimi.
Për ta kuptuar më mirë, Tavani u shkarkua për 2.5 milionë lekë, prej të cilave vetë KPK tha se 1.6 milionë lekë ai i justifikonte.

Ndini Tavani është diplomuar si magjistrat me nota të shkëlqyera dhe nga viti 2003 deri në 2004, ai ushtroi profesionin e avokatit. Pikërisht prokurori u shkarkua për lekët gjatë punës si avokat, për shumën e 2.5 milionë edhe pse në fakt për 1.6 milionë lekë prokurori kishte fatura tatimore që nuk i ishte shmangur detyrimeve tatimore.

Ai u vlerësua nga ILDPKI me kartonin jeshil në aspektin e pasurive, por KPK dukej se kishte vendosur për të shkarkuar Tavanin.

KPK ngriti dyshime për prokurorin se mund të kishte shpërdoruar detyrën gjatë hetimit të disa personave për ngritjen e skemave mashtruese. Një rast ekzemplar kur një trupë vetting merrte edhe rolin e prokurorit dhe atë të gjykatësit.

Prokurori i çmoi këto gjetje si të pabazuara, por dy nga anëtarët e KPK dukej se e kishin paravendosur se çfarë do të bënin me Ndini Tavanin.

Në fund ata vendosën që të largojnë prokurorin, por së paku sot pas dy vjetësh duhet të ndjehen të turpëruar.

Etiketa: kpakpktavani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

09:33 : 18/07/2025
Para

Kryeministri Krivokapiç: Mali i Zi nuk i është bashkuar nismës “Ballkani i Hapur”

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com