• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, përballja mes partive shqiptare. VMRO mund LSDM e Zaev

10:06 : 01/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Opozita në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën në mbrëmje shpalli fitoren në shumicën e komunave, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Bilal Kasami i Lëvizjes Besa, doli fitues në përballjen me kryetaren e deritashme të Tetovës, Teuta Arifi, të Bashkimit Demokratik për Integrim. Kjo e fundit pranoi humbjen dhe duke folur nga selia e BDI-se i uroi sukses rivalit të saj politik, Kasami dhe ekipit të tij. Teuta Arifi, e cila e drejtoi komunën për dy mandate nga katër vjet, tha se Tetova është një qytet me shumë sfida.

Sipas rezultateve ende jozyrtare, Bilal Kasami ka rreth 1,700 vota epërsi ndaj rivales së BDI-së, Arifi.

Megjithatë, BDI-ja e konsideron veten si fituese absolute të këtyre zgjedhjeve. Kryetari i partisë, Ali Ahmeti një orë pas mbylljes së qendrave të votimit tha se BDI-ja ka fituar në Strugë, në Kërçovë, në Çair të Shkupit dhe në disa komuna rurale si Haraçina e të tjera, teksa shtoi se ende nuk dihet rezultati në Gostivar.

Lexo edhe:

EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme, kush janë kandidatët për kryetar në 5 bashki të vendit

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

Por, Aleanca për Shqiptarët në opozitë, shpalli fitoren në Gostivar, ku kandidati i saj, Arben Taravari, mori, sipas partisë, mbi 5.000 vota më tepër se garuesi i BDI-së Nevzat Bejta. Shtabi i zotit Taravari nisi festimet në sheshin e qytetit.

Festë ka organizuar edhe shtabi i BDI-së në Çair, ku ka shpallur fitoren e Visar Ganiut ndaj rivalit Bekim Sali të Alternativës. Ky do të jetë mandati i dytë për Visar Ganiun.

Në Kërçovë duket se Fatmir Dehari i BDI-së ka korrur fitore ndaj Aleksandar Jovanovskit të VMRO-DPMNE-së, por VMRO-ja ende nuk e ka pranuar humbjen.

Në këtë qytet, ku me përqindje mbizotëron popullata shqiptare, në votime morën pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve nga Evropa, ndërsa pas raundit të parë dukej të ishte krijuar një përçarje tek elektorati shqiptar.

Në Dibër (të Madhe) ende nuk dihen rezultatet e raundit të parë në një qendër votimi për shkak të parregullsive të konstatuara atje. Në këtë qytet u përballën Bekim Pocesta i Aleancës për Shqiptarët dhe Hekuran Duka i BDI-së.

Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare ka shpallur fitore në komunën (rurale) e Studeniçanit pranë Shkupit, ku Azem Sadiku duket të ketë fituar edhe një mandat për ta udhëhequr komunën.

Në bllokun e partive politike maqedonase, VMRO-DPMNE-ja e opozitës cilësohet si fituese, ndërsa njoftohet për epërsi në Shkup të kandidates së deklaruar si e pavarur, Danella Arsovska, e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe partitë shqiptare të opozitës kundër Petre Shilegovit të Lidhjes Social Demokrate.

Zoti Shilegov ishte kryetar i Komunës së Shkupit në mandatin e fundit. VMRO-ja ka shpallur fitore në Ohër, në Manastir dhe në një numër komunash të tjera. Ajo fitoi 23 komuna në raundin e parë; LSDM-ja 9 dhe BDI-ja 3 komuna.

Në Kumanovë po ashtu është një situatë befasuese ku LSDM-ja doli humbëse ndërsa kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski, (ish-zyrtar i LSDM-së) shpalli fitoren.

Gara e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale u zhvillua në 44 komuna nga 81 sa janë gjithsej. Interesimi i elektoratit për të votuar kësaj radhe ishte më i lartë se sa në raundin e parë.

KSHZ e cilësoi procesin si të qetë ku janë regjistruar disa pengesa të natyrës teknike. KSHZ e ka për detyrë t’i shpallë rezultatet e para dymbëdhjetë orë pas mbylljes që qendrave të votimit.

Zgjedhjet lokale në këtë vend prej vitesh janë politizuar dhe partitë politike i përdorin ato për të matur forcat dhe si barometër për zgjedhjet e përgjithshme.

Procesi u ndoq nga 23 vëzhgues të Misionit të ODIHR-it të cilët vijnë nga 13 shtete të ndryshme, si dhe disa dhjetëra përfaqësues diplomatikë; Po ashtu edhe nga vëzhgues të vendit.

Etiketa: Maqedonirezultatezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme, kush janë kandidatët për kryetar në 5 bashki të vendit

12:45 : 25/10/2025
RAJONI

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

15:09 : 24/10/2025
AKTUALITET

Bylykbashi te Ligjet: Task-Forca e SPAK dështoi, raporti i ODIHR tregoi se krimi zgjedhor nuk u parandalua

12:29 : 24/10/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Zgjedhje milionëshe, transparencë minimale

10:17 : 24/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

20:45 : 23/10/2025
Para
Matt Doyle / Contour by Getty Images

Aktori Will Smith shokon me deklaratën: Kam menduar vetëvrasjen

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com