• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

LSI përjashtohet nga Komisoni Hetimor/ Hije dyshimi mbi aferën e inceneratorëve, prapaskenat

21:45 : 29/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Inceneratori i Elbasanit/ Kaja: Zjarri ra vetë, por situata është kritike! Ka tejkalim të kapaciteteve

Bankers si inceneratori dhe roli i Belindës

Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim, mazhoranca socialiste e Edi Ramës dhe opozita demokratike e Lulzim Bashës votuan së bashku ngritjen e komisionit të posaçëm hetimor për inceneratorët.

Ngritja e tij u shty me dy javë po me dakordësi mes PS e PD, një dakordësi që kapi në befasi deputetët demokratë që nuk ishin deri në atë kohë në dijeni të marrëveshjes që ishte arritur fshehtas tyre mes drejtuesve të dy partive më të mëdha.

Jorida Tabaku e quajti kërkesën për shtyrje si një përpjekje të mazhorancës për të penguar ngritjen e komisionit.

“Nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë për të ndryshuar thelbin e asaj që kërkojmë, as nga kërkesa jonë për të shkuar përpara drejtësisë, kushdo i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi 400 milionë euro,” tha ajo.

Por menjehërë pas saj, i pari Taulan Balla dhe i dyti Gazmend Bardhi nxituan të tregojnë atë se çfarë ishte vendosur fshehtas grupeve parlamentare.

“Kemi komunikuar me PD-në për të detajuar objektin e punës hetimore në Komision. Do të doja që votimi të shtyhet në seancën pasardhëse, me besimin se do ta kemi detajuar plotësisht objektin e hetimit,” tha Balla.

 “Biem dakord që votimi i këtij Komisioni të shtyhet për javën tjetër,” tha Bardhi.

Dakordësia PS-PD nuk qe vetëm kaq. Palët kishin rënë në ujdi për të lënë jashtë hetimit parlamentar LSI-në, e cila ka qenë më agresivja deri tani në denoncimin ndaj aferës së inceneratorëve.

Përbërja e Komisionit Hetimor për Mbetjet Urbane do të jetë e tillë:

Jorida Tabaku kryetare, Ermonela Felaj, zv.kryetare,

Anëtarë: Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Etjen Xhafaj, Anila Denaj, Fadil Nasufi, Antoneta Dhima, Besjan Ajazi, Edmond Spaho. Elidon Bushati, Dhurata Çupi, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Fefter Gështenja.

Asnjë nga deputetët nuk është nga radhët e LSI edhe pse në mars të këtij ishte ajo që denoncoi skemën se si zhvateshin paratë e inceneratorit të Elbasanit.

Image

Çuditërisht edhe një kërkesë e Petrit Vasilit drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për t’u bërë pjesë, që e disponon Zoom.al, u refuzua. E njëjta kërkesë u refuzua edhe nga Lulzim Basha.

Petrit Vasili publikoi në muajin mars emrat e 8 kompanive, të cilat, sipas tij, i kishin fijet së bashku të lidhura në një pikë: djalin e ish –Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Image

Sipas LSI, këto kompani kishin marrë para për punë fiktive apo jashtë objektit nga kompania “Albtek Energy”që kishte fituar koncesionin 21.6 milionë euro për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

“– Kompania “Pivot 4” ka marrë 860 mijë euro nga “Albtek Energy”. Gjithë vlerën e marrë nga kjo kompani është shkarkuar në kompaninë e ministrit të vendosur në emër të vëllait të Lefter Kokës;

– Kompania “Sili” ka marrë 456 mijë euro nga “Albtek Energy”

– Kompania “Bellar Inert” ka marrë rreth 430 mijë euro nga “Albtek Energy”

– Kompania “Deto” ka faturuar për “Albtek Energy” rreth 450 mijë euro punime

– Kompania “R.B General Service” ka faturuar për “Albtek Energy” rreth 420 mijë euro

– Kompania “TGV&T-2014” ka faturuar për “Albtek Energy” në vlerë rreth 320 mijë euro

– Kompania “JPY”

– Kompania “Sh-Sh” ka faturuar rreth 120 mijë euro për shërbime të ofruara për “Albtek Energy”, ishte denoncimi i Petrit Vasilit.

Image

Nënkryetari i LSI përmendi me emra edhe pronarët e kompanive, si Arbër Driza, Ardian Bello, Regan Merdani, Shkëlqim Shtylla, apo Stela Gugallja e Klodian Zoto që qëndrojnë pas kompanisë koncesionare.

Në prill të po këtij viti, ishte presidenti Meta që bëri publik disa emra të tjerë që sipas tij qëndronin pas “mafies së inceneratorëve”, përfshirë ish –Ministrin Koka dhe djalin e tij, duke publikuar edhe një një skemë se si lidheshin ata me njëri –tjetrin në aferën e inceneratorëve.

“Lefter Koka, Arben Seferi, Arbër Shtylla, Juri Meraj, Skerdi Bello, Arbër Koka. Këta persona që shihni këtu, janë pjesë e një afere korruptive inceniatorësh, që kërcënojnë çdo anëtar të LSI-së dhe intimidojnë çdo qytetar që mbështet LSI-në. Me Lefter Koken i kam ndërprerë marrëdheniet personalisht për shkak të moralit të tij të uleë politik e njerëzor disa muaj para ndërprerjes së mandateve. Anëtar i mafies së inceneratoreve është edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 në Tiranë, i vendosur në këtë pozicion për të blerë votat”, denoncoi Meta.

Por pavarësisht denoncimeve në detaje dhe materialeve të tjera që LSI mund të disponojë për të ndihmuar hetimin, ajo është sot jashtë Komisionit Parlamentar që do të hetojë këtë aferë, të cilën ajo e ka çmontuar duke dhënë publikisht hollësi se kush fshihet pas inceneratorëve.

Zëra të ndryshëm në korridoret e politikës thonë se lënia jashtë e LSI ka shtuar dyshimet se dakordësia e pazakontë që shoqëroi ngritjen e komisionit mund t’i ketë rrënjët në një marrëveshje më të thellë mes kryetarëve dy partive të mëdha, që nëpërmjet këtij komisioni të minojnë hetimet që po kryen SPAK për këtë aferë, me qëllimin për të shpëtuar peshqit e mëdhenj, politikanë e biznesmenë që kanë zhvatur miliona euro nga paratë e taksapaguesve dhe për të cilët SPAK mund të ketë gati prangat./ Zoom.al/

Etiketa: hetimiinceneratoriparlament

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Kaja: Zjarri ra vetë, por situata është kritike! Ka tejkalim të kapaciteteve

18:25 : 29/07/2025
AKTUALITET

Bankers si inceneratori dhe roli i Belindës

10:11 : 28/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

15:29 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025
AKTUALITET

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

16:59 : 17/07/2025
Para

Imami: Ja pse e kam mbështetur Berishën ndaj Bashës

TË GJITHA

U trafikua për prostitucion, dhuna dhe traumat e çuan në skizofreni/ Nëna: Trafikuesit janë të lirë

20:54 : 29/07/2025

BIRN: Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

20:40 : 29/07/2025

Zyrtare/ Rey Manaj largohet nga Sivasspor, transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

20:38 : 29/07/2025

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, i mituri niset me urgjencë drejt Traumës

20:33 : 29/07/2025

Ajola Xoxa nuk kënaqej me 50 mijë euro ryshfet nga ndërtuesi Meriman Palushi, në këmbim të lejes

20:21 : 29/07/2025

E projektuar për të goditur marinën kineze, SHBA teston raketën që “ndryshon rregullat e lojës”

20:18 : 29/07/2025

Britania paralajmëroi njohjen e Palestinës, reagon Izraeli: Shpërblim për Hamasin

20:10 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com