Deklaroi se ka tradhtuar të dashurën, Elhaid Cufi zbulon detaje të reja

Foto: Instagram

Elhaid Cufi qëndroi vetëm një javë në shtëpinë e “Big brother VIP”, sepse ai ishte i eliminuari i parë nga publiku.

Gajtë pjesëmarrjes së tij në “BBV”, Cufi i rrëfeu Monika Lubonjës se disa vite më parë ka tradhtuar ish të dashurën e tij.

“Kam tradhtua një herë, të flasim sinqerisht. Në fakt ishim në fund të lidhjes edhe jo se ishte konsumuar si lidhje, por po mendonim që t’i jepnim një drejtim, pasi ishte duke u bërë toksike. Po mendonim t’i jepnim drejtim se kishim 2 vite lidhje dhe erdhi një moment që nuk shihnim të ardhme bashkë, por as një të tashme.

Drejt ndarjes ishim. E kam ndjerë atë energjinë që diçka nuk po shkon edhe nga ana tjetër. Kisha ato dyshimet, ato gjërat që po më vrisnin brenda vetes dhe thash ‘ok, të njoh dikë tjetër’”- rrëfeu Elhaidi.

LEXO EDHE  Atdhe Xharavina: Bora Zemani dhe Donald Veshaj do lidhen kur ai të dalë jashtë

Së fundmi, i ftuar në “Pardon my French”, Elhaidi tha se tradhtia është një veprim të cilin ai e dënon. Gjithashtu, ai shtoi se nga ana e tij, tradhtia ka ardhur në një moment kur lidhja ishte “në greminë”.

Zemra ime është shumë okay, sepse unë e kam pranuar atë gjë dhe nuk jemi të shenjtë, kemi gjithsecili ato gabimet tona. Unë nuk kam qenë as i fejuar, as i martuar dhe ne nuk kishim plane për të krijuar familje.

Nuk ka qenë një lidhje serioze që të bëhej kaq tragjike si veprim. Nuk ishte një tradhti që ka lënduar dikë. Ishim të dy në të njëjtën situatë dhe nuk po mund të shkëputeshim. Ajo njohu dikë tjetër, unë njoha dikë tjetër…Ishte një histori në greminë.”- tha ish-konkurrenti.