• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ulësiu si Bilbilfryesi i Ramës

10:00 : 21/10/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Rrinë që rrinë dhe nxjerrin ndonjë “perlë institucionale”. E bëjnë me VKM-ra, me ligje, apo edhe me gojor-urdhra. E tillë është edhe Drejtoria Antikorrupsion, që do të ngrihet nën kujdesin dhe monitorimin e Ulsi Manjës, që mban postin e Ministrit të Drejtësisë. Qëkur u vendos në atë pozicion të lartë, shumëkush priste që Manja të shpaloste bagazhin e tij të madh intelektual dhe shkencor në fushën juridike. Nuk vonoi gjatë dhe erdhi ajo “dita e madhe”…

Do krijohet një Drejtori Antikorrupsioni. Në këtë mënyrë do të luftohet deri në thellësi dhe gjatësi fenomeni negativ që ka 30 vjet që bren vendin. Në daljen për media pas mbledhjes, ministri Manja tha se në ditët në vijim do të kemi edhe rastet e para të goditjes së korrupsionit në administratë. “Rrjet, agjenci, që do të merret me të gjitha rastet abuzive në administratë dhe që do të bashkëpunojë me organet ligjzbatuese. Do të ushtrojë veprimtarinë parandaluese, do rishikojë të gjithë kuadrin rregullator dhe praktikat me shkallë të lartë korrupsioni, do të hartojë një strategji të qartë kundër korrupsionit, do të trajtojë të gjitha rastet korruptive”-tha Manja për këtë superagjenci që do e bëjë zap korrupsionin.

Do krijohen ca vende pune për patronazhistët e partisë, sepse u nevojitet një shpërblim për tërë atë mund e djersë që hodhën duke gjurmuar çdo shtetas shqiptar për bindjet e tij politike dhe u publikuar të dhënat personale. Nuk është hera e parë që Rama dhe ministrat e tij gjenialë shpikin institucione të veçanta për të “luftuar korrupsionin”, ashtu sikurse e ka luftuar në këto tetë vite.

Në dy mandatet e para, vetë Rama solli si “risi” atë që u quajt “Bilbilfryrësit”, që nënkuptonin një kategori të madhe punonjësish që të afishuar në administratën e lartë do të raportonin për rastet kurruptive në administratën publike. Asnjë rast i vetëm nuk u raportua prej Bilbilfryrësve të Ramës. Një nga arsyet mund të ketë qenë se u “mungonte bilbili”…

Lexo edhe:

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

Edhe “Drejtoria Antikorrupsion” është e njëjtë në përbërje si struktura e Bilbilfryrësve, por këtë herë ministri me shumë ide, ka menduar që ta organizojë si një drejtori më vete. Në mungesë të drejtësisë së vërtetë që duhet të vinte nga SPAK, qeveria po mendon të hedhë të tjera bomba në tregun propagandistik, duke i ofruar administratës së tejfryrë edhe një drejtori të veçantë antikorrupsion.

Kjo strukturë do të drejtohet nga qeveria, me një mbikëqyrje prej sypetritësh nga elita e Ministrisë së Drejtësisë. Rezultatet pritet të jenë shumë të mëdha, gati-gati do të dublojë edhe “drejtësinë e pavarur”, e madje edhe ato me emër të rëndë si SPAK apo BKH, që lindën si shpresë për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët e lartë publik, por u kthyen në zyrtarucë që kënaqen me bileta kinemaje që u dhuroi Erion Veliaj për të parë filmin me “agjentit 007”.

Megjithatë, Bilbilfryrësi i Ramës që tashmë ka në duar drejtësinë, do i ofrojë vendit një strukturë të re “paralele”. Pra, të emëruarit nga qeveria do të “zbulojnë” korrupsionin në qeveri…! Thonë se e kanë kuptuar se përse nuk funksionoi struktura e Bilbilfryrësve dhe janë marrë masat për të pasur sa më shumë bilbila, të prodhuar në Turqi dhe Kinë dhe do u shpërndahen personave që do punësohen në Drejtorinë Antikorrupsion.

Etiketa: bilbilfryresimanjaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
Para

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Rinas pakistanezi

TË GJITHA

Kultivuan bimë kanabisi, arrestohen dy persona në Lezhë

12:55 : 25/06/2026

INSTAT: Prodhimi vendas humbet terren! Ekonomia rriti varësinë nga importet

12:54 : 25/06/2026

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, qeveria njofton ndërprerje të furnizimit me gaz

12:31 : 25/06/2026

Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ “Sori-Al” shmang përgjegjësitë: Aty futen edhe ushqime nga jashtë!

12:27 : 25/06/2026

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026

Botërori 2026/ Brazili kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

12:03 : 25/06/2026

Goditja e tregjeve financiare/ Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve

12:00 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetnakitbahisjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet