Italianët marrin kontrollin e pastrimit/ Shefi italian i Eco Tirana i jep firmës italiane 1 mln euro pa garë!

Nga Boldnews.al

Një nga vendimmarrjet më të dyshimta të Lali Erit ka qenë partneriteti i Bashkisë së Tiranës me një firmë italiane të pastrimit. Një marrëveshje e dyshimte, duke parë të kaluarën e pastrimit dhe mbetjeve në Itali, pasi mafia kishte depërtuar thellë në këtë biznes, duke bashkëpunuar me politikanë qendrorë dhe lokale.

Duket se skema është përvetësuar më së miri nga Erion Veliaj, pasi prej shumë kohësh në Tiranë është hapur një firmë me emrin Eco Tirana. Në fakt, në këtë kompani 51 % e aksioneve janë të Bashkisë se Tiranës, ndërsa pjesa e mbetur e italianëve.

Por, çuditërisht, megjithëse s’ka shumicën e aksioneve, firma drejtohet nga një italian. Po paratë që investojnë janë të italianëve apo të shqiptarëve?! Në fakt, kjo kompani bën muaj për muaj tendera të majmë, ku mësohet se janë investimet e Bashkisë së Tiranës.

Faksimile: Eco Tirana ka finalizuar tenderin me vlerë 1 milionë euro, ia ka dhënë një firme italiane me 99 % të fondit limit

Sipas dokumenteve të BoldNews.al, Eco Tirana ka shpallur fituesin e një tenderi me vlerë rreth 1 milionë euro. Firmëtari i këtij tenderi është Diego Testi, Administratori i Deleguar i Eco Tirana.

LEXO EDHE  Berisha cakton datën, ja kur do të mbahet Foltorja me shqiptarët e SHBA

Objekti i kontratës është “blerje kazanë 1700 litra në punim metali me kapak 1500 copë” ndërsa fondi likit 91.500.000 lekë.

“Me anë të këtij njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë ofertuesit e mëposhtëm me këto vlera përkatëse të ofruara: Officina Fiandri srl me ofertë 91.260.592 lekë, ose sa 99 % e fondit limit. Pra, ka qenë verëm një firmë në garë e cila ka fituar “bindshëm”, duke marrë edhe qindarkat e fundit të akorduara nga Eco Tirana. Por, ajo që është e dyshimtë në bërjen e këtij tenderi është numri i pjesëmarrësve dhe kriteret e vendosura për blerjen e këtyre kazanëve, çka ka elimunuar konkurencën.

Burime për BoldNews.al pohojnë se gjithçka ka qenë formale dhe e paravendosur, duke hapur dyshime të forta se pas këtij tenderi qendrojnë firma dhe persona me të kaluar të errët. Megjthatë, fakti është se një shumë e konsiderueshme parash po shkon për llogari të italianëve.