Edhe Braçe i revoltuar me Samir Manen: Fshati ka traktorë e zetorë, jo rezidenca për familjet e pasura

Ish zv.kryeministri Erion Braçe, aktualisht deputet i PS, është shprehur i revoltuar me faktin se në librin e historisë së klasës së katërt, ilustrohet fshati me një foto nga kompleksi luksoz Rolling Hills i Samir Manes.

Në një reagim në rrjet, Braçe e konsideron si skandal faktin që teksa flitet për një fshat shqiptar, në foto është vënë kompleksi luksoz ku rrinë të pasurit dhe jo shumica e shqiptarëve.

“Fshati ka traktorë, zetorë, autokombajna, karroca.

Fshatin e zakonshëm e ruan bashkëjetesa, askush në fshat nuk vjedh komshiun, as ne pune e as në lagje,” shkruan Braçe.

Megjithatë duket se kjo revolta e Braçes, pavarërisht skandalit me tekstet shkollore, do të kishte më shumë vlerë, sikur gjatë kohë që ishte zv.Kryeministër, minimalisht të mos firmoste vendimet që i zgjasnin afatet kohore, por edhe sipërfaqet, fshatrave turistikë, në zona të ndryshme të vendit.

Postimi i plotë i Braçes

I DASHUR 10 VJECAR!

Edhe pse i vogel, ti e ju duhet te mesoheni me TE VERTETEN!

Ky ne foto, ne librin tend te historise, NUK ESHTE FSHAT, fshati i zakonshem e ne llojin e tij ne shumicen e Shqiperise!

Ne foto eshte nje REZIDENCE ME VILA PER FAMILJE TE PASURA, ndertuar nga nje njeri i pasur e me pushtet, por asfare ai fshati qe tani “eshte bere pjese e bashkive”.

Pra, per ty qe jeton ne fshat, ky nuk eshte fshati yt, ai ku ti jeton cdo dite.

Fshati eshte i lire, pa mur te larte e te forte qe e rrethon cep e me cep;

Fshati nuk ka frike, roje, kamera vezhguese, makina Bentley, Mercedez G, Maybach, Maserati, Porche, Rover etj;

Fshati ka traktore, zetore, autokombajna, karroca.

Fshatin e zakonshem e ruan bashkejetesa, prej saj askush ne fshat nuk vjedh komshiun, as ne pune e as ne lagje;

LEXO EDHE  Çollaku: Ajo që po ndodh është një përpjekje e krijimit të një strukture paralele

Fshati ka qene qe e mbrojne cdo dite nga ata qe se njohin fshatin!

Fshati nuk i ka te gjitha rruget me asfalt, madje ka fshatra ku “rruga automobilistike”eshte e veshtire, e pa asfaltuar dhe kalohet nga makina te renda ose karroca; eshte genjeshter ajo qe thuhet ne liber.

Pooo, fshati eshte i bukur, i gjelber, me pyll shpesh, ajer te paster, me shume kafshe, lope, dele, qingja, pula, zogj, kuaj, gomere, ndodh edhe me dhelpra, cakej prej verteti;

Por fshati eshte me i bukur prej njerezve qe punojne, punojne fort ne shi, bore e diell, ne dimer e ne vere, prodhojne ushqim per gjithe vendin, te paster e te shendetshem.

Tani, ky qe sheh ne liber, eshte dicka aty ne ane apo poshte fshatit tend, nuk eshte fshati yt;

Aty jetojne njerez por nuk je ti, as prinderit e tu, as komshinjte e tu ne fshat.

Ata qe jetojne aty jane njerez qe as e njohin e as e dine ceshte fshati; nje pjese e tyre kane shkaterruar qytetin dhe tani duan fshatin.

Plot prej tyre jane te pasur, jo prej punes, nderit e dinjitetit, por prej abuzimit me detyren qe kane patur apo kane, prej korrupsionit e prej krimit; i njeh gjithe Tirana keta.

Po ka aty edhe njerez te ndershem, te cilet nuk i njeh kush sepse punojne shume, gjithcka e kane prej punes se ndershme, as prej favoreve nga cilido pushtet, as prej shkeljes se ligjit e fshehjes se parave shtetit.

Ndaj gezoju fshatit tend, fshatit prej verteti!

E pasur me vitamina, ekspertët bëjnë publike arsyet përse duhet të konsumojmë sa më shpesh gjizë

Gjiza e Shqipërisë nuk ka të dytë

Propolisi i bletës produkti që duhet të konsomuni përdit në këto kohë që po kalojm.