Vokshi tregon sfidat dhe prolemet që përballet sot gruaja në Shqipëri

Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi deklaroi gjatë tryezës organizohen së organizuar nga ‘Jarl Hjalmarson foundation’ se në Shqipër roli i gruas gjatë viteve të fundit ka rënë ndjeshëm, kjo për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së politikave sociale.

Sipas Vokshit për shkak atë pandemisë dhe politikave krejt të gabuara të ndjekura nga Qeveria dhe MSH, sic edhe raporti i fundit i KLSH evidentoi së fundmi, shumë grave ju privua e drejta e kontrolleve apo kurave,

Në bazë të statistikave zyrtare, vitet e fundit, numri i grave e diagnostikuara me kancerin e gjirit pothuajse është dyfishuar dhe numri i grave që kanë humbur jetën është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ndërkohë që për shkak atë pandemisë dhe politikave krejt të gabuara të ndjekura nga Qeveria dhe MSH, sic edhe raporti i fundit i KLSH evidentoi së fundmi, shumë grave ju privua e drejta e kontrolleve apo kurave. Kalavari i një gruje diagnostikuar me kancer gjiri është i gjatë, i vështirë e shpesh e bën të pamundur edhe udhëtimin e jetës, por një gjë është e sigurt, nëse diagnostikohen në faza të hershme të sëmundjes, kanë shance të mëdha për t’u shëruar. Në mungesë totale të fushatave të sensibilizimit nga ana e institucioneve shtetërore, është detyrë e secilës prej nesh të bëjmë sa më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që gratë dhe vajzat të kenë kontrolle periodike, për parandalimin e kësaj sëmundje që po merr përmasa të tmerrshme. Ndaj sot të gjitha ne mbledhur këtu në këtë sallë, cdo kryetare në strukturat apo komunitetin ku jeton ka një rol të rëndësishëm për të luajtur: të sensibilizojë cdo ditë të tetorit, por edhe cdo ditë të vitit. Mesazhi im për të gjitha gratë sot është: ju lutem kontrollohuni, kryeni testet dhe kontrollet e duhura periodike’, tha Vokshi.

LEXO EDHE  Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin, Gjata: As mish as peshk, ja rreziku që krijohet

Më tej kryearja e LDGSH evidentoi dia probleme me të cilat përballet sot gruaja shqiptare.

Unë, si politikane, prej shumë vitesh në politikë, por jo vetëm, kam bindjen që vokacioni europian i një shoqërie buron nga gratë.

Sepse në to është instikti I nënës që sakrifikon nga vetvetja për të arsimuar fëmijët.

Sepse si politikane ju duhet të jetojnë në realitetin e absurdit të propagandës dhe manipulimit që kryeministri Rama dhe qeveria e tij luan me figurën e gruas dhe vajzës në politikë

Sepse si biznesmene ju duhet të përballen cdo ditë me barrën më të lartë fiskale në rajon pa asnjë ndihmë apo mbështetje apo incentive nga Qeveria;

Sepse si grua apo nënë shqiptare ju duhet të kërrusen nga barra e papërballueshme e halleve e problemeve që ju shtohen cdo ditë nga:

–         rritja e cmimeve të ushqimeve e ilaceve e pamundësia e ushqimit të fëmijëve të tyre me 3 vakte ngrënie në ditë

–         mungesa e punësimit

–         mungesa e mundësive

–         mungesa e shërbimeve shëndetësore e sociale

–         rritja e dhunës institucionale sepse instituconet bëhen palë me dhunuesin e jo të dhunuarën’, tha Vokshi.