Denoncimi i Vokshit në Kuvend: Buxheti për Shëndetësinë do të shkojë për koncensionet dhe oligarkët

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar në Kuvend buxhetin për shëndetësinë për vitin e ardhshëm, duke theksuar se paratë do të shkojnë për koncesionet dhe oligarkët.

Vokshi tha se ky buxhet ka zero politikë dhe mbështetje për mos lejuar mjekët të largohen jashtë vendit.

Vokshi, u shpreh se ministrja e Shëndetësisë nuk ka bërë të ditur numri e mjekëve që janë larguar nga Shqipëria, pasi sipas saj mjekët ikin çdo viti.

Me paratë që i janë dhënë koncesioneve të panevojshme dhe abuzive mund të ishin ndërtuar dy super spitale. Një vjedhje e pastër e parave të publikut. E pyeta ministren të na informonte për numrin e mjekëve të larguar, por refuzoi ta bënte sepse mjekët ikin çdo vit. Vendet e tjera i trajtojnë me dinjitetin që meritojnë. As buxheti i 2022 nuk i vlerëson, Ky buxhet ka zero politikë për mbajtur mjekët në Shqipëri është një dokument i hartuar mbrapsht dhe do të thellojë edhe më shumë varfërinë. Vota e PD është kundër sepse ky është buxheti i oligarkëve, ku koncesionet e këtyre viteve kanë gjunjëzuar shtetin. Fundi i viti po afron po kështu edhe festat. Për ju do të ketë festa, por për shqiptarët jo. Kemi një problem të madh me këtë qeveri sepse mashtrojnë, vjedhin zgjedhjet dhe nuk janë llogari. Qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë korrupsionin, sa kohë Rama do të jetë në krye të qeverisë do të vazhdojë të tallë qytetarët. Sfida më e madhe morale e PD është të bëhet bashkë për të shpëtuar nga e keqja , ndaj vota e PD shkon kundër këtij buxheti”, tha Vokshi.

LEXO EDHE  Vrasja e ish-deputetit Pashko, babai i të arrestuarit: Ka qenë në Kosovë kur ndodhi ngjarja