“Veliun e shkarkoi Rama pasi e shtrydhi”, Maliqi: Berishën e kam idhull, ja shtëpia ime politike

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi, i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News foli për situatën politike në vend dhe për largimin e Ardi Veliut që sipas tij ishte “shkarkim”.

Maliqi vlerësoi Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të cilin thotë se nuk duhet të përdoret politikisht si paraardhësi i tij. Maliqi tha se krimi në Shqipëri ëhstë ulur “këmbëkryq” dhe kontrollon politikën.

“Dielli duket që në mëngjes, nuk kam gjë me drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, por unë e kam me politikën. A do ta lërë politika të punojë apo do zbatojë urdhrat e Ramës. Ardi Veliun e shkarkoi familja e Ramës, pra Çuçi dhe prandaj ishte ajo “100 ditshi” ultimatum sepse ministri i ri ishte më i fuqishëm se drejtori i përgjithshëm. Veliu u keqpërdor politikisht duke shkelur ligjet e shtetit, unë e njoh personalisht është një ushtarak që 14 vjec kemi qenë në të njëjtën shkollë.

Veliun në aspektin politik nuk e vlerësoj pasi ka bërë disa shkelje sic është kultivimi i drogës, ngjarja e Elbasanit ai mashtroi pasi u gjendën karta identiteti ku u vra një shtetas, u përdorën forcat speciale për shembjen e teatrit që nuk lejohet pa urdhrin e drejtorit të policisë apo çuarjen e forcave drejt një televizioni privat, apo përdorimi i dhunës ndaj të miturve. Kriminaliteti bë rritje bënë që ai të bënet mirë detyrën e tij për ti shërbyer politikisht më 25 prill kësaj qeverie dhe ndaj them që policia, politika bashkë me bandat u bënë bashkë në zgjedhjet e 25 prillit, skishte asnjë mundësi tjetër që të fitonin”, tha Maliqi.

I pyetur se cila është shtëpia politike aktuale, Maliqi tha se “LSI-ja për mua është shtëpia ku e nisa dhe aty dua ta mbaroj”.

LEXO EDHE  Gjykata e Parisit pranon padinë e Sali Berishës ndaj Blinkenit (Video)

“Nuk diskutohet që unë kam idhull Sali Berishën dhe kam mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë kur unë kam qenë deputet dhe kryetar i pushtetit vendor në zonën e Beratit që ka ngelur me ato investime. Sigurisht mbase nuk do të jem i pranishëm në Berat por jam me atë dhe do të shkojnë mbështetësit e mi që kanë votuar PD në takimin që do të bëhet në qarkun e Beratit dhe mezi pres që të bëhet ndryshimi brenda opozitës”, tha Maliqi.

Kur u pyet për çështjen “Berisha”, Lefter Maliqi tha se ish-lideri historik nuk ka qëllime personale por kërkon bashkimin e PD-së dhe opozitës.

“Ka shumë për ti dhënë dhe e përgëzoj për energjinë që ka. Nuk e di qëllimin nëse do të jetë ai drejtuesi i PD apo dikush tjetër por e rëndësishme është bashkimi i PD dhe ai ka thënë që në 2017 pas humbjes duhet të japësh dorëheqjen. Për sa i përket vendimit të DASH të gjithë jemi të bindur që lobingu i Sorosit është shumë i fuqishëm jo vetëm në Amerikë por edhe në botë dhe nuk është proiblem për të vendos njerëz në DASH dhe ambasadorë në vende të ndryshme. Berisha për dinjitetin e tij ka hedhur në gjyq pavarësisht se si do të ecin dhe është i hapur nëse ka akuza ose prova. Interesi i tij nuk është personal por është interes i opozitës dhe kombëtar. Marrëveshja e 2017 është një hije e zezë dhe dyshoj që kjo është lojë e marrëveshjes së Sorrosit në 2017”, shtoi ai.