• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u rrënua sektori energjetik nga tenderat korruptiv

14:30 : 12/10/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Ndonëse qeveria po përpiqet ta justifikojë rrënimin financiar të sektorit energjetik me krizën që po ndodh në tregun botëror, e vërteta është se qytetarëve po u ngarkohet fatura e një krize korrupsioni. Kjo nuk është demagogji, por matematikë. Konsideroni 4 vitet e fundit.

Në periudhën 2018-2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur rreth 4 Terra Vat energji elektrike në tregun e parregulluar duke arkëtuar plot 200 milionë euro. Këto janë të ardhura shtesë, veç të ardhurave të garantuara për mbulimin e kostove të operimit, mirëmbajtjes dhe investimeve në Kaskadë. Pse?

Çdo vit KESH shet 3.9 terra vat energji tek OSHEE për të furnizuar familjet dhe biznesin. Mbi këtë sasi, Ministria e Energjisë i përcakton KESH një çmim shitje të tillë, i cili garanton të ardhurat e nevojshme për të mbuluar plotësisht kostot e operimit të Kaskadës, por edhe investimet në HEC-e. Aktualisht ky çmim është 1.5 lekë për kilovat dhe i siguron KESH-it 6 miliardë lekë ose rreth 50 milionë euro të ardhura në vit.

Pra për ta thënë shkurt, KESH ka nevojë për 50 milionë euro në vit që të operojë Kaskadën e Drinit si dhe të financojë investimet për të cilat ajo ka nevojë. Por arkëton mesatarisht dyfishin e kësaj shume ose 100 milionë euro në vit. Pyetja tani shtrohet, ku kanë shkuar 200 milionë eurot shtesë që KESH arkëtoi në katër vitet e fundit?

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

Përgjigja është një; në tendera. Shpesh në tendera të çuditshëm, që nuk kanë lidhje as me sigurinë e furnizimit të vendit me energji, as me rritjen e eficencës në prodhimin e energjisë. Vetëm këtë vit ka dy shembuj ulëritës, të cilat tregojnë qartë se sa babëzisht menaxhohet Korporata Elektroenergjetike.

Në shkurt të këtij viti, KESH hapi një tender 20 milionë euro për ndërtimin e një rruge nga hidrocentrali i Vaut të Dejës në atë të Komanit. Në fakt ajo është një rrugë ekzsituese nacionale, që i përket Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por babëzia për tendera kishte arritur deri në atë pikë, sa që KESH po bënte dhe tendera rrugësh. Tenderi u anullua për shkak se kompanitë u ankuan për korrupsion dhe më vonë filloi kriza energjetike. Por ky nuk është rasti i vetëm. KESH ka bërë tendera për parkime, për mole jahtesh dhe tragetesh, për zbukurim rrugësh me drita etj. Këtu fluturuan 200 milionë eurot.

Nëse 200 milionë eurot do të ishin përdorur për të krijuar fondin e garancisë, një instrument i cili mbledh paratë në vitet e mira energjetike për t’i përdorur në kohe te vështira, sot Shqipëria nuk do të kishte asnjë krizë energjetike. Çmimi i energjisë për biznesin e mesëm dhe të madh nuk do të kishte nevojë të rritej dhe borxhi publik i vendit nuk do të shtohej me 200 milionë euro për shkak të garancisë sovrane.

Në fakt, fondi i garancisë nuk është një projekt abstrakt. Krijimi i këtij instrumenti ka qenë në plan që në vitin 2010. Por babëzia për të bërë tendera ka qenë më e fortë se sa nevoja për të siguruar furnizimin e vendit me energji ndaj fondi ka mbetur thjesht në letër.

Shifrat tregojnë qartë se sektori energjetik shqiptar është i aftë të garantojë plotësisht furnizimin e vendit me energji edhe në kohë krizash globale si kjo, pa patur nevojë të zhytet në borxhe, të marrë subvencione nga buxheti i shtetit apo të rrisë çmimet për qytetarët.  Ndaj tani ka ardhur koha, që kompanitë publike të energjisë të vihen të gjitha nën hetim. Çdo tender, çdo qindarkë e shpenzuar dhe çdo transaksion për shitje apo shkëmbim energjie. Sepse është e qartë që kjo është krizë korrupsioni, e cila ka përgjegjës me emra.

Etiketa: energji elektrikeKlodian Tomorrikriza energjitike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Energjia, shqiptarët paguan 6.5 mln euro si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit

08:40 : 15/10/2025
AKTUALITET

Mashtrim me faturat e energjisë, dy persona në kërkim në Durrës

15:01 : 09/10/2025
Para
Foto-PD

Noka i përgjigjet Bashës: Peng i Ramës, po përçan demokratët

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com