• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Cana parashikon rezultatin e Shqipëri-Poloni: Broja është “xhol”, kemi këtë avantazh ndaj polakëve

17:33 : 12/10/2021
në SPORT

Lorik Cana mendon se ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë do të shohë një sfidë të balancuar mes dy ekipeve.  Ish-kapiteni kuqezi pranon në një intervistë për “Sportowefakty” se kjo ndeshje mund të përcaktojë fatin e dy skuadrave, ndërsa thekson avantazhet që ka secila për përballjen në “Air Albania”.

“Kjo ndeshje është shumë entuziazmuese për shqiptarët pasi ne rrallëherë kemi fatin në duart tona në këtë pikë të eliminatoreve për një aktivitet madhor. Nëse fitojmë me Poloninë do të jemi shumë afër play-off dhe do të na mjaftojë të fitojmë ndeshjen e fundit me Andorrën. Shqipëria ka qenë rrallëherë në një situatë kaq të favorshme. Kështu ndodhi në kualifikueset e Botërorit 2014, edhe pse në fund nuk na eci si deshëm. Kështu ishte kur shkuam në Euro 2016. Por ne kemi një avantazh ndaj jush dhe quhet trysni. Sido që të jetë, ishte dhe është Polonia favorite për vendin e dytë. Ndaj në parim, e keni ju më shumë se ne këtë trysni. Kjo mund të jetë në avantazhin tonë, por nuk ka asgjë për të fshehur, pasi emocionet dhe shpresat do të jenë shumë të larta në Shqipëri.

Polonia ka qenë në kulmin e saj në Euro 2016, më vonë për shumë lojtarë pat rënie. Ndaj lojtarë si Glik dhe Lewandowski do të bëjnë gjithçka që të kalojnë turin pasi e dinë se ky mund të jetë aktiviteti i fundit ndërkombëtar për ta. Pika e dytë që mund të ndihmojë Poloninë është se luan për dy rezultate, pasi edhe barazimi i shkon për shtat meqë mendohet se mund të fitojë të dy ndeshjet e tjera.

Broja është pjesërisht e tashmja por sidomos e ardhmja e kombëtare shqiptare. Ai është vetëm 20 vjeç, një lojtar i Çelsit i huazuar te SouthhamptonAi ka disa aftësi dhe shpesh trajneri e përdor si xhol. Para asaj ndeshje me Hungarinë kishte diskutime se sa minuta do të luante Broja dhe trajneri priti dhe e aktivizoi kur Hungaria u lodh. Ishte një vendim i goditur, siç e tregoi rrjedha e ndeshjes. Broja do t’i japë këtij ekipi shumë lumturi, do të jetë për shumë vite pjesë e përfaqësueses.

Reja luan një rol të madh dhe ai e di që kjo është eksperienca e tij e fundit në karrierën e tij, ai është 76 vjeçar dhe padyshim mundësia për të drejtuar në një Botëror e tërheq. Nuk u zgjidh rastësisht për këtë detyrë, eksperienca ishte vendimtare por sidomos se është përfaqësues i futbollit italian dhe praktikisht e gjithë mbrojtja jonë, bashkë me portierët, është në Itali.

Lexo edhe:

Burnley, trajneri “frenon” Brojën: Duket mirë, por nuk dua ta rrezikoj

Foto/ Broja ikën nga Chelsea, tifozët e “Bluve” bëhen emocionalë: Nuk do të harrojmë kurrë!

Parashikimi? Si një tifoz do të them 2-1 për Shqipërinë. Nuk kemi luajtur asnjëherë në fazën finale të një Botërori dhe një fitore ndaj Polonisë do të zgjaste ëndrrën tonë që më në fund do të bëhej e mundur. Ndaj kemi shumë motivim dhe vendosmëri”, theksoi mes të tjerave Cana në intervistën e tij.

Etiketa: brojalorik canaShqipëri-Poloni

Lajme të lidhura

SPORT

Burnley, trajneri “frenon” Brojën: Duket mirë, por nuk dua ta rrezikoj

17:02 : 11/08/2025
SPORT

Foto/ Broja ikën nga Chelsea, tifozët e “Bluve” bëhen emocionalë: Nuk do të harrojmë kurrë!

13:28 : 02/08/2025
SPORT

Broja largohet përfundimisht nga Chelsea, arrihet akordi me klubin tjetër të Premier League

08:06 : 02/08/2025
SPORT

Parma në gjurmët e Brojës, pronarët e klubit të Serie A gati për bisedime me Chelsean

14:59 : 20/07/2025
SPORT

Bundesliga “thërret” Brojën, 2 klube gjermane në bisedime me Chelsean

19:29 : 15/07/2025
SPORT

Chelsea bën “pazar” tek Ajax, ofron Brojën për sulmuesin 19-vjeçar

11:14 : 21/06/2025
Para

Video/ Burri i pastrehë përpiqet të rrëmbejë vajzën 3-vjeçare nga dora e gjyshes

TË GJITHA

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025

“Do shihni një Luiz si asnjëherë më parë”, së shpejti nisin xhirimet e filmit me Kiarën

17:25 : 06/09/2025

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

16:52 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com