Paloka për konfliktin në Partinë Demokratike: Në i dhimbset PD, Basha duhet të kërkojë votëbesim nga anëtarësia

Në një intervistë për një të përditshme, Paloka u shpreh asnjë fakt nuk i është dhënë askujt në PD lidhur me akuzat ndaj Berishës.

Ai tha se Rama nuk ikën me grisje letrash në Parlament e propozime me pika për përmirësimin e regjimit, ndërsa shtoi se Basha mund të ishte një kryeministër me parametra evropian, por rezultoi i papërshtatshëm për të rrezuar bandën e Ramës.

Paloka shpreh mendimin se Bashës, në i dhimbset PD, minimalisht, duhet të kërkonte votëbesim nga anëtarësia për të mos lejuar thellimin e përçarjes.

“Demokratet nuk janë të Berishës apo Bashës. Sapo të kalojë kjo situatë, të gjithë bashkë për të përmbysur Ramën”, shton ai për “Gazeta Shqiptare”.

Intervista

1-Pyetja qe behet keto dite ne  PD: me Berishen  apo me Bashen ?

Edi Paloka: Une jam me PD ! Pozicionimi im ne kete çeshtje ka lidhje vetem me interesin e PD , qe perkthehet dhe ne interesin tim, te gjithe demokrateve dhe sot edhe te shumices se shqiptareve. Ky Interes eshte vetem nje; rrezimi i regjimit  dhe  rikthimi i PD ne pushtet. Ne funksion vetem te ketij interesi eshte dhe pozicionimi im ne rastin konkret ne krahe te Berishes. Nuk behet fjale as per nostalgji e as per marrdhenie personale te miat me Berishen apo Bashen .Po te jete per keto te fundit , marrdheniet personale  i kam patur shume me te aferta me Bashen se me Berishen. Edhe ne aspektin e interesave te mia personale per sa i perket karieres politike  , me Bashen une kam qene dy here nenkryetar i PD dhe sot jam Kryetar i Keshillit Kombetar te PD, pra kam marre nga Basha maksimumin ne hirearkine partiake. Pozicionimi im, nuk lidhet as thjeshte me ate cfare perfaqeson Berisha per historine e PD dhe te Shqiperise ne keto vite. Sigurisht qe ky eshte nje  faktor i rendesishem dhe thelbesor ne kete ceshtje por nuk eshte vetem kaq. Eshte shume me teper se kaq edhe sikur ta ulim deri ne nivelin e pragmatizmit te paster!

2-Si e gjykoni vendimin e Bashes?

Po ju them ate qe i kam shprehur dhe Bashes  qe momentin e pare , se nga gjithe vendimet qe mund te merrte per kete ceshtje, duke llogaritur te gjitha rrethanat dhe faktoret, ka marre vendimin me te gabuar ne menyren me te gabuar.  Une si shume te tjere , as nuk e kam pritur  dhe as nuk e kam menduar qe mund te ndodhte !Per ate vendim une jam informuar si te gjithe,  vetem pasi ishte bere fakt i kryer. Nuk e prisja , sepse dhe ne bisedat qe kisha bere nderkohe me Bashen me dukej se ai ishte pozicionuar qarte dhe me bindje  ne kerkesen qe kishte dhe Berisha per paraqitjen e provave lidhur me akuzat e ngritura  ndaj tij. Madje ne nje nga bisedat qe kam bere me Bashen per kete ceshtje, ne mos gaboj pasi  ambasadorja amerikane beri deklaraten e famshme per “barin”  ne deren e selise se PD dhe Basha u vu nen sulm nga militantet vetem pse nuk po reagonte, i kam thene : “ Kete çeshtje nuk duhet te mendojme as ta hedhim ne diskutim ne forume se edhe thjesht futja ne diskutim do ishte e turpshme per ne dhe poshteruese per Berishen. Pas kesaj ( kercenimeve te ambasadores)  edhe sikur Berisha te kerkoj vete te largohet , ne do te humbisnim gjysmen e partise sepse do na akuzonin se e shitem dhe e vume nen presion” . Ne ate moment e shihja si te papranueshme edhe qe te diskutohej  kjo ceshtje mes demokrateve e jo me te mendohej largimi i Berishes  dhe Basha u shpreh po aq i bindur e i vendosur sa une ne ate moment. Nuk e di se cfare ndryshoi me pas !

3-Basha ka lene te nenkuptohet se atij i jane dhene faktet per te cilat akuzohet Berisha kur ka deklaruar se ai di detaje qe nuk do ti beje publike kurre ?

Jo! Ky eshte keqkuptim ose keqinterpretim nga mediat qe mbase  Basha duhej ta kishte sqaruar vete. Nuk ju eshte dhene asnje fakt , askujt prej atyre qe kane qene ne takime. Une nuk kam qene vete ne asnje takim, po kete pike e kam sqaruar me ata qe kane qene . Kete Basha  e thote dhe ne deklaraten e tij te 9 shtatorit . Pra e ben te qarte qe asnje prove apo fakt nuk i eshte paraqitur lidhur me akuzat ndaj Berishes!

4-Po ju si e gjykoni vendimin e e DASH per shpalljen “non grata” te Berishes?

– Po ta thoja vetem me dy fjale; nje vendim te padrejte dhe  me qellime politike. I padrejte juridikisht deri ne momentin qe nuk vertetohet e nuk jepet asnje prove per akuzat . Po  i padrejte per me teper dhe moralisht sepse e shpall kete vendim 8 vite pasi Berisha  ka ikur nga te gjitha funksionet e nderkohe  shohim se si ju jepet mbeshtetje e ju dilet ne krahe personazheve si Rama, Veliaj, Ahmetaj, Balluku, Gjiknuri, Manja, Spiropali, Balla e me rradhe, qe per shqiptaret jane simbole te korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe arrogances!   Kjo te con te mendosh se kemi te bejme me nje vendim dhe qendrim politik . Une Bashes ne fakt  i jam shprehur qe kur presionet per kete ceshtje u bene publike ; “ky nuk eshte akt kunder Berishes po kunder ne te gjitheve dhe PD…! “  Po pse ? Cili eshte qellimi ? Berisha  jep disa. Une shoh vetem rezultatet . Ato qe jane fakt . E fakti eshte qe pas 9 shtatorit  PD eshte me e percare se kurre dhe nuk eshte ne gjendje te reagoje e te ngrihet  ndaj nje regjimi qe manipuloi zgjedhjet dhe qe cdo dite e me shume  po ndermerr akte me pasoja te renda per jeten e qytetareve te ketij vendi!

5-Si do vepronit ju ne vend te Bashes ?

Duke pranuar faktin qe Basha ka qene nen presion, prape ka patur disa menyra per te vepruar. Nje lider e gjen gjithmone zgjidhjen . Nuk mund t’ju plasesh ne dore bomben atyre qe te kane besuar e te ndjekin , e t’ju thuash e bera se nuk gjeta zgjidhje tjeter. Gjithnje ka rrugedalje e ne krye prandaj je vene qe ti gjesh. Ne se nuk je ne gjendje atehere me mire dil vete nga rruga se te nxjerresh gjithe ata qe drejton!
Po cilat mund te ishin zgjidhjet? Ne deklaraten e tij te 9 shtatorit, Basha thote pak a shume se “ Berisha do perjashtohet nga grupi parlamentar deri sa te vertetoje qe eshte i pafaj…”.  E kunderta do ishte e pranueshme. Basha eshte jurist dhe e di shume mire se ne drejtesi ka nje parim universal ; konsiderohesh  i pafajshem deri sa te provohet faji yt. Pra ne deklarate ( ne se do duhej nje e tille) do duhej te thuhej:  “Berisha do largohet nga grupi parlamentar ne momentin qe vertetohen akuzat ndaj tij”. Kete do beja une dhe do ishte ne linjen qe vete Basha  adoptoi ne fillim! Rruga tjeter ishin forumet, vota.
Ajo qe ka thene Basha se kjo do percante partine nuk qendron. Percarja ne fakt po ndodh tani dhe nga me te keqijat se po shkon deri thelle ne baze. Mund te hynim ne nje votim edhe pa debate brenda forumeve apo dhe referendum me gjithe antarsine ne se do ishte e domosdoshme.

6-Basha ka pranuar se ne se votohej edhe vete nuk do votonte kunder Berishes, po kjo do sillte prishje me SHBA prandaj ai e mori vete kete vendim ?

– E para;  kjo eshte jashte cdo logjike te pranueshme . Ke marre nje vendim per te cilin jo vetem nuk ke kompetence po e ke marre dhe duke  qene i vetedijshem se ke kunder shumicen absolute te antaresise!!!  Kjo jo vetem nuk ka lidhje me demokracine brenda partise po eshte dhe jashte cdo logjike demokratike. Per sa i perket marrdhenieve te PD me SHBA. Si fillim dua te bej te qarte se partite mbajne marrdhenie me partite e shtetet me shtete. Ne 30 vite PD dhe Berisha, kane patur ulje ngritje, ne marrdhenie me administratat amerikane . Kryesisht situata te pafavorshme kemi kaluar  gjate administratave te majta. .  Pas 97 ka qene nje nga situatat me te veshtira  per PD edhe ne marrdhenie me Shtetet e Bashkuara. Por pas asaj Berisha  u be dy here kryeminister dhe jo vetem i permiresoi marrdheniet po priti dhe Presidentin e SHBA ne Tirane. Historia e vete SHBA eshte e tille e nderthurur me miq qe kthehen ne armiq dhe anasjelltas. Po jo vetem e SHBA. Une jam i bindur qe cdo keqkuptim apo acarim i momentit do te gjente zgjidhje. Nderkohe carja e PD eshte fatale . Si mund te fitoje nje parti pa mbeshtetjen e antaresise dhe elektoratit te saj?! Me duartrokitje ambasadoresh nuk mbushen kutite e votimit!

7-A jeni ju antiamerikanet sic po ju akuzojne ?Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se askush nuk mund ti ktheje shqiptaret kunder SHBA-ve .Po perpiqeni ju ti beni shqiptaret antiamerikane ?

– Demokratet shqiptare per definicion dhe per gen jane jo vetem proamerikane  po shkojne dhe me tej, deri ne adhurim . Duhet te kemi te qarte nje gje , se duke thene Amerika, Amerika duket sikur flasim per koncept gjeografik apo thjeshte per nje emer. Per ne Amerika  jane parimet e lirise e demokracise, jane parimet e  drejtesise mbi te cilat ajo ngrihet! Per kete e kemi pare si enderr gjate diktatures e vazhdojme ta shohim me shprese dhe tani!

– Paradoksi i ketyre viteve te fundit eshte se na kane akuzuar si antiamerikane kundershtaret tane , pinjollet e diktatures komuniste! Si mund te jemi ne antiamerikane dhe pasardhesit e bllokut qe drejtojne edhe sot ish-PPSH dolen papritur proamerikane ?! Rama , djali i Kristaqit dhe nipi i Spiro Kolekes, qe jo gjate diktatures, po kur ishte kryetar bashkie, hidhte me perbuzje perpara mediave e ne menyre demonstrative  flamurin amerikan ; qe ka votuar te pakten dy here kunder rezolutave dhe qendrimit te SHBA ne organizatat nderkombetare, perfshi rastin ne OKB kur ambasadorja USA ne ate organizate e kerkoi voten e partnereve ne menyre eksplicite; qe i lejoi vetes te sulmoje si ordinere kandidatin e me pas Presidentin e SHBA duke bere dhe kercenime qesharake per prishje te marrdhenieve midis dy vendeve , qenka proamerikan  ?!!!. Demokratet shqiptare por dhe shumica e shqiptareve  nuk mund te behen antiamerikane se ka dhe nje histori pas mes dy vendeve. Po eshte e vertete  qe ka nga ata qe po perpiqen ti bejne demokratet , antiamerikane dhe po perpiqen boll . Po perpiqen duke shkelur pikerisht parimet qe permenda me siper e mbi te cilat qendrojne SHBA. Po ju garantoje qe ky nuk eshte as Sali Berisha e as demokratet qe po e mbeshtesin , perkundrazi!

– E keqja eshte se kane filluar dhe disa kolege te mi te bejne pyetje qe nuk i nderojne aspak duke hedhur indirekt idene se te gjithe ata demokrate qe kane dale ne krah te Berishes ne levizjen qe ai ka nisur, qenkan kunder SHBA !

–  Ky eshte nje spekullim keqdashes!

– Se pari si koncept ; le te presupozojme per nje moment qe gjithe kjo levizje qenka ngritur kunder vendimit te DASH per Berishen  (gje qe eshte teresisht e pa vertete)  po pse shtetasit amerikane qe protestojne deri dhunshem ndaj vendimeve te qeverive amerikane qe i konsiderojne te padrejta, qenkan antiamerikane ?! Po kongresmenet apo senatoret amerikane qe kundershtojne vendimet e qeverise  apo dhe te vete Presidentit ,   jane antiamerikane ?! Kjo vetem per koncept sepse per sa i perket “Foltores” ajo nuk ka asnje lidhje me vendimin e DASH, ajo ka lidhje me vendimin e Bashes.

LEXO EDHE  Firmosën peticionin e Berishës? Kreu i degës largon të gjithë anëtarët. Çfarë po ndodh me PD

8-A nuk eshte kjo nje ceshtje personale e Berishes dhe a nuk po e perdor ai “Foltoren” per te mbrojtur veten  ?

– Ceshtje personale e Berishes mbetet mardhenia me Sekretarin Blinken lidhur me shpalljen “non grata”  dhe ai kete e deklaroi vete  qe te nesermen. Nuk kerkoi ndihmen e partise, perkundrazi. Berisha nuk e filloi “Foltoren” kur u shpall “non grata” po pas vendimit te Bashes.  Nderkohe kujtoje ketu qe  kemi shembuj me sjellje krejt tjeter brenda dhe jashte vendit dhe per raste flagrante ; Fatos Nano  u denua nga drejtesia per korrupsion dhe angazhoi gjithe partine ne mbrojtje te tij.  Shihni cfare po ben partia republikane ne France per Sarkozyn qe eshte denuar nga drejtesia franceze, kerkojne ta kandidojne prape per President.

Berisha nuk e kerkoi kete nga PD kur u shpall non grata, perkundrazi. Pra ceshtja qe Berisha ka me vendimin e DASH eshte ceshtje e tij personale. Nderkohe ceshtja qe eshte ngritur ne PD e po trajtohet ne “Foltore” eshte  vendimi i shpallur nga Basha per largimin e Berishes  nga grupi parlamentar, vendim i marre jo vetem pa u votuar ne forume, po edhe pa  konsultuar fare madje as me drejtuesit e tjere me te larte te PD .

9-A mund te heq dore Berisha nga “Foltorja” duke pare qe po percahet PD ?

– Ne fakt “Foltorja” nuk eshte shkaku , eshte pasoja dhe nje pasoje qe Basha  e dinte qe perpara se ta ndermerte ate hap. PD nuk ishte ne dite te mire as para 9 shtatorit , por nuk kishte percarje ne PD , madje kishte dhe besim se do te fillonte nje beteje e forte per rikthimin e demokracise ne vend. Vete Basha e deklaroi kete kur tha ; “ Beteja jone fillon tani”. Kjo situate qe eshte sot, u krijua me dt 9 pasi Basha beri deklaraten. Pra eshte e lehte te kuptohet se cili ishte shkaku dhe shkaktari i kesaj percarjeje. Eshte Basha ai qe duhet ti jap fund kesaj situate ne se i dhimbset partia qe kryeson.

10-Cila do ishte zgjidhja sipas jush?

Ne se ne do vazhdojme te bejme sikur nuk ka ndodhur asgje . Te fshehim koken ne rere si struci me idene qe ajo qe nuk dua ta shoh, nuk eshte duke ndodhur, do te ishte jo vetem gabim po faj edhe me i rende ndaj demokrateve. Sic e thashe me larte , kjo situate u krijua per shkak te vendimit te marre personalisht nga Basha , po jo vetem per kete arsye, minimalisht Basha  duhet te kerkoje vete te votebesohet nga antaresia e PD . Une mund ta pranoj qe vendimi i Bashes eshte marre nen presion dhe sic thote vete Basha , ka menduar se po merr vendimin me te drejte per kushtet ku ishte, por sot rezulton ndryshe. Shumica e antarsise se PD mendon ndryshe .
– Per shkak te atij vendimi ne jemi sot ne nje percarje mes demokrateve qe per fat te keq po thellohet!
– Ne keto kushte , e perseris , Basha ka detyrimin minimal te dale e te kerkoje votbesimin e antaresise.
– Ne te kundert    perspektiva  eshte e erret ! Po mblidhen firmat dhe se shpejti ne baze te statutit mblidhet dhe Kuvendi i PD qe do te marre vendimet e tij. Basha ka deklaruar nderkohe se nuk do e lejoje  te mblidhet Kuvendi, (qe do te thote se nuk do e njohe Kuvendin , se per ta ndaluar nuk e ndalon dot ) . Cili mbetet rezultati ? Nje katastrofe ! Prandaj vetem vota e antarsise sa me shpejte per mua i jep nje  zgjidhje kesaj situate . Vetem pasi te vendosin ata vete me vote, demokratet do mund te bashkohen dhe nje here kunder atij qe eshte armiku jo vetem i demokrateve po i gjithe shqiptareve , Edvin Rames .  Pa i dhene zgjidhje kesaj situate as nuk kemi shanse te bejme opozite e jo me te permbysim Ramen apo te fitojme zgjedhje! .

11-Ju thoni te votebesohet, po Basha sapo eshte rizgjedhur ne krye te PD per te treten here?

Vertete u zgjodh para nje muaji , po ne kushte krejt te tjera e me ne te gjithe ne krah , perfshi Berishen qe pavarsisht rezervave qe shprehu publikisht per zhvillimin e zgjedhjeve aq shpejte, prape u detyrua te konformohej per te shmangur thellimin e perplasjeve qe nxorren koke menjehere pas 25 prillit.  . Ne se Basha do e merrte vendimin per Berishen para se te zhvilloheshin zgjedhjet per kryetar  ne kete menyre qe e mori, apo qofte edhe te deklarohej se ne se zgjidhej do te ishte i detyruar te merrte nje vendim te tille, atehere do ishim ok. Por sot e shohim qe kemi nje situate krejt tjeter dhe e vetmja zgjidhje mbetet vota e antaresise. Ne nje menyre apo nje tjeter Basha duhet te votebesohet . Dhe nuk mund te beje deklarata si ajo qe nuk do lejoje te mblidhet kuvendi sepse jane krejt pa vend per te mos i quajtur ndryshe. Nje kryetar qe thote nuk njoh Statutin,  voten e antarsise dhe Kuvendin e partise qe drejton !!!

12-Ju  me pare thate se keni qene me afer me Bashen se sa me Berishen e sapo thate qe e keni mbeshtetur Bashen  dhe ne zgjedhjet e fundit per kryetar ? Tani pse po i dilni kunder dhe po e sulmoni dhe per gjera qe dikur e keni mbrojtur?

Se pari une  nuk po diskutoj Bashen  as si qytetar as si familjar as si demokrat e as si shok po te doni. E kam mbeshtetur me bindje edhe ne zgjedhjet e fundit qe u bene per kryetar  . E  qe ti shkoj te vertetes deri ne fund; publikisht kam thene se jam me Bashen deri sa nje nga kandidatet e tjere te jape nje alternative konkrete per menyren se si rrezohet Rama e mos perqendrohet vetem tek sulmet ndaj Bashes aq sa te linin ne harrese dhe manipulimin e zgjedhjeve te bera nga Rama. Pra e mbeshteta me bindje.
– Duhet te them dicka per vete; Une kam pas nje parim ne marrdheniet e mia brenda PD. Kur kisha rezerva apo  kundershti per ceshtje te ndryshme, preferoja t’ju a shprehja  kryetareve direkt  pa i diskutuar me pas . Pa i ngritur madje as ne mbledhje kryesie sepse do ishte njesoj si ti beja publike. Kete e kam bere dhe me Berishen  po me shume me Bashen . Si nenkryetar kam dhene mendimin tim por publikisht kam mbrojtur qendrimin zyrtar te PD. Ne raste kur vendimet i kam konsideruar teresisht gabim e ne kundershtim me bindjen time, kam preferuar qe mos prononcohem fare publikisht . Pavarsisht nga kjo,  nuk kam ndermend as tani as me vone ta akuzoje  Bashen per vendime apo qendrime te cilat si nenkryetar partie , une publikisht i kam mbrojtur. Por nje gje mund ta them, ne gjithe qendrimet qe une kam mbajtur per ceshtje te caktuara kam patur si bosht bindjen se me Ramen  nuk mundet e nuk duhet as bashkepunuar e as bere marreveshje . E vetmja logjike qe funksionon me Ramen eshte forca.
– Rama nuk ofron asgje e nuk ben asnje marreveshje pa menduar me pare hilen  per ta c’bere ate . E ne kete pike historia e ketyre viteve me ka dhene te drejte!
– Nderkohe, per tu kthyer tek pyetja juaj ; gjerat ndryshuan teresisht  me aktin qe Basha ndermorri me 9 shtator qe  i dha nje goditje shume te rende  PD e qe solli kete situate ku jemi sot.
– Po mbase dhe duhej te behej shkak dicka per te levizur ujrat . Demokratet kane nevoje per nje dike qe ti coje ne fitore perballe kesaj bande qe eshte sot ne pushtet e me sa duket Basha  nuk eshte i pershtatshem  per kete. Basha mund te ishte  i duhuri ne rrethana te tjera , ku mos kishte nevoje perballej me presione ambasadoresh e me bandat ne pushtet. Ne luftuam te gjithe ta benim Bashen kryeminister e une mendoj se ai mund te ishte nje kryeminister i standarteve evropiane ,  por qe te realizohej kjo , duhej    me pare rrezuar Rama me gjithe banden e tij e me sa ka provuar koha, Basha me menyren e tij , nuk mundet ! Edhe pas 25 prillit premtoi lufte me te gjitha format e menyrat me regjimin, por ne fakt PD dhe grupi parlamentar jane futur ne rrugen e nje opozite rutine , sikur te jemi ne nje vend normal me demokraci te zhvilluar e perballe te kemi nje qeveri te dale nga zgjedhje legjitime!
– Ky regjim duhet permbysur jo te permiresohet me keshilla opozitare si ato shtate pikat . Rames i duhen thyer turinjte jo ti bejme makiazh. Me grisje letrash e “beteja te fituara” kunder komisioneve on line nuk bejme asgje . Me ato jemi deri ne fyt. Madje kemi fituar 8 vitet e kaluara edhe beteja serioze si miratimi i ligjit per dekriminalizimin  qe me pas ka rezultuar nul sepse Rama  prape qendron ne pushtet me krimin.
– Nuk po akuzoj grupin parlamentar per qendrimin sepse nuk eshte faji i grupit qe jemi ne kete situate .E nje  grup qe nuk ka me mbrapa  ata qe e kane  votuar nuk mund te bej me shume ,  per kete une jam koshient.

13-Basha duket se preferon te mos i pergjigjet Berishes vete, po nderkohe nga mbeshtetes te tij eshte degjuar se ata qe mbeshtesin Berishen jane vetem “nje pakice e zhurrmshme” , disa “ish ministra dhe ish drejtore te Berishes“?

– Nuk e di kush i perdor keto argumenta po mua me duket me shume si nje shfryrje inatesh, per ndonje ish-drejtues qe ka abuzuar me pushtetin se sa si argument .Vete  Basha ka qene tre here minister i Berishes dhe ka punuar me drejtoret e Berishes  ne qeverite e Berishes me veprat e te cilave ne mburremi sot! Sa per ate qe jane pakice apo shumice, kete e ndan vota. Pikerisht per kete arsye demokracia funksionon me vote. Ne se jane pakice atehere ca me shume nuk ke pse i trembesh votes !
– Une vete kam degjuar dhe teori te tjera qe vetem e demtojne PD ne fakt. Dikush e ka harruar “masakren zgjedhore” dhe ka zbuluar prape qe fajin edhe per humbjen e zgjedhjeve e paska patur Saliu ! Dikush permend moshen e Berishes dhe si “proamerikan” harron qe Presidenti aktual e SHBA eshte ca me i vjeter se Berisha e ka qe ne vitet ‘70 ne politike. Sepse nuk eshte numri i viteve qe ke ne politike qe te konsumon, por abuzimet qe mund te kesh bere gjate atyre viteve, ne te kundert pervoja ne politike dhe ndershmeria jane vlera te pazevendesueshme!
– Po pikerisht per te ndaluar kete fryme percarje qe ka filluar edhe mes antareve , eshte e nevojshme te jepet zgjidhja. E zgjidhja e perseris eshte vote e antaresise
– E ne fund te bejme te qarte dicka : Nuk ka “demokrate te Berishes” dhe “demokrate te Bashes” ka vetem demokrate te cilet sapo kjo ceshtje te mbyllet , do te jene perseri bashke me nje qellim te vetem; permbysjen e Rames.