• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet Sokol Topçiu, biznesmeni që fitoi miliona nga ilaçi kundër helmit të gjarprit

16:47 : 11/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Policia e kryeqytetit njoftoi pasditen e së Hënës se ka ndaluar administratorin e kompanisë farmaceutike, “Farma Net Albania”, Sokol Topçiu, në vijim të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Tiranës për zbulimin e një rrjeti kontrabande ilaçesh.

Në fund të javës së kaluar u ndaluan 6 persona, të cilët në fillim të kësaj jave gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Topçiu rezulton, deri më tani, emri më i njohur i përfshirë në këtë hetim.

Ai drejton prej vitesh kompaninë “Farma Net Albania”, e cila në tre vitet e fundit është përfshirë fuqishëm në tenderat publikë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe strukturave të tjera spitalore, megjithëse ekzistojnë dyshime për procedura favorizuese ndaj saj.

Lexo edhe:

PD: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

Universitet dhe Akademia e Shkencave çerdhe hajdutësh, pezullohen dhjetra punonjës për abuzime me tenderat

Në Mars 2020, kur Shqipëria sapo kishte hyrë në karantinën e detyruar për shkak të “Covid-19”, Këshilli i Ministrave njoftoi se kishte miratuar një kontratë sekrete, me vlerë rreth 3 milionë euro, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe bashkimit të operatorëve “Farma Net Albania” e “Euromed”, për blerjen e pajisjeve mbrojtëse kundër virusit.

Ky tender u shoqërua me dyshime të shumta dhe me akuza publike se Ministria e Shëndetësisë, nën drejtimin e Ogerta Manastirliut, bleu materialet tek “Farma Net Albania” me çmim shumë më të lartë se sa tregu.

Për këtë kontratë nisi edhe një hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit-SPAK, e cila mori indicjen nga raportimet mediatike, përfshirë edhe nga artikujt e “Boldnews.al”.

Pas disa muajsh, SPAK-u vendosi të heqë dorë nga ky hetim, duke e deleguar për kompetencë pranë Prokurorisë së Tiranës, pasi, sipas prokurorëve specialë, nuk u gjetën elementë të veprës penale nga zyrtarët e nivelit të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më tej, ky hetim u sfumua, duke u përqëndruar kryesisht tek disa zyrtarë të nivelit të ulët.

Ndërkohë, “Farma Net Albania” e Sokol Topçiut ka pasur “sukses” edhe në një mori tenderash të zhvilluar nga strukturat spitalore për blerjen e një ilaçi për helmimin kundër gjarprit.

Ilaçi “viper venom serum” në flakonë 5 ml, një bar i paregjistruar, qarkullon në Shqipëri vetëm nga “Farma Net Albania”, nëpërmjet një autorizimi të posaçëm, të nënshkruar nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Ky lloj medikamenti gjendet edhe në flakonë me sasi të ndryshme, përfshirë 1 ml dhe 10 ml.

Por, shumë tendera të zhvilluar nga strukturat spitalore specifikojnë që duan të blejë “viper venom” në flakonë 5 mililitra, pikërisht atë që ka ekskluzivitet kompania e Sokol Topçiut.

Në Maj 2020, “Farma Net Albania” u shpall fituese e një tenderi të Ministrisë së Shëndetësisë me vlerë rreth 800 milionë lekë të vjetra, pikërisht falë “ekskluzivitetit” të medikamentit kundër helmimit nga gjarpri.

Më tej,  thuajse të gjithë strukturat shëndetësore, në Tiranë e në rrethe, në tenderat e tyre, kërkojnë të blejnë serumin “Viper Venom” në flakonë 5 mililitra, pikërisht atë që është ekskluzivitet i “Farma Net Albania”.

Në foto: Tenderat e fituar nga “Farma Net Albania” në dy vitet e fundit. (Burimi: openprocurment.al)

Falë këtyre tenderave, “Farma Net Albania” rezulton se ka pesëfishuar fitimet e saj brenda një viti.

“Farma Net” ishte një kompani e vogël në tregun farmaceutik shqiptar dhe prej vitesh fitimi i saj arrinte 30 deri në 40 milionë lekë të vjetra në vitin më të mirë.

Por, në vitin 2020, fitimet e saj u shumëfishuan dhe arritën në mbi 230 milionë lekë të vjetra, duke shënuar një kapërcim gjigand.

Kjo rritje galoponte i atribuohet kryesisht shpalljes fituese të “Farma Net Albania” në tenderat pa garë dhe me procedura jo-transparente, të zhvilluara gjatë vitit 2020 nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat e saj të varësisë.

Etiketa: farmanettenderatopciu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

13:33 : 17/09/2025
AKTUALITET

Universitet dhe Akademia e Shkencave çerdhe hajdutësh, pezullohen dhjetra punonjës për abuzime me tenderat

18:08 : 15/09/2025
AKTUALITET

Miliarda me tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK

10:22 : 15/09/2025
AKTUALITET

Diella në dritë të Diellit

09:34 : 15/09/2025
AKTUALITET

Shkatërrim, tendera korruptiv dhe helme/ Historia e rrjetit mafioz ‘Salillari’ dhe dështimi i SPAK-ut

08:05 : 11/09/2025
AKTUALITET

Communication Progress, e tendrave të AKSHI-t shitet për vetëm 232 mijë euro

17:37 : 10/09/2025
Para

FOTO/ Atentat me armë zjarri, plagoset 34-vjeçari shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com