‘ÇIES’/ Kultivonin bimë narkotike, arrestohen dy persona, dy të tjerë shpallen në kërkim

Policia e Shkodrës ka arresur ditën e sotme dy të rinj, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët akuzohen pr kultivim dhe trafikim të bimëve narkotike.

Policia bën me dije se sot u finalizua me sukses operacioni ‘ÇIES’, ku puna për hetimin e kësaj ccështjeje kishte nisur 3 muaj më parë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi tre mujor, operacioni policor i koduar “ÇIES”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Goditet një grup kriminal që kultivonte dhe trafikonte lëndë narkotike.

Vihen në pranga dy pjestarë të grupit, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit tre mujor nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër,  finalizuan operacionin policor të koduar “ÇIES”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhërave të ndalimit për shtetasit:

-N. L.,, 24 vjeç  banues në Shkodër, i dënuar më parë;

– A. N., 20 vjeç, banues  në Shkodër.

Si dhe po punohet për kapjen e shtetasve Gj. G., 39 vjeç dhe T.V., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim” .

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Shkodër kishin marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas kultivonin bimë narkotike në  vendin e quajtur  përroi  i  “ÇIES”, në fshatin Prekal .

Mbi bazën e informacioneve filloi procedimi penal në Prokurori, ku pas një hetimi tre mujor u bë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

Në kuadër të këtij hetimi në vazhdimësi janë gjetur, sekuestruar dhe asgjësuar bimë të dyshuara të llojit kanabis sattiva në faza të ndryshme të kultivimit.

Vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, pjestarë të grupit kriminal.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE  A jeni dakort të bashkëpunoni me PD e drejtuar nga Berisha? Soreca: Po...