Rudina Dembacaj tregon e përlotur historinë që fshihet pas xhubletës së gjyshes

Foto: Instagram

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj tregoi e përlotur kuptimin e vendosjes së xhubletës në ditën e dasmës. Ajo tha se atë e ka trashëgimi nga gjyshja e saj, e cila është ndarë nga jeta. Në këtë mënyrë ajo zgjodhi ta bënte atë dhe të atin pjesë të dasmës ndonëse fizikisht nuk ndodheshin pranë saj.

“Fustani u dizajnua i gjithi nga motra ime. Pafta e xhubletës është e personalizuar me emrin tim R.D. Unë kam mbajtur mbiemri tim. Jam shumë krenare për bashkëshortin që kam zgjedhur por secili mbiemrin e vetë. Ndërsa veshja e xhubletës vjen nga tradita e gjyshes sonë, nga tradita jonë që jemi nga Kelmendi. Gjyshja jonë para se të ndërronte jetë brezin e xhubletës së saj e ka ndarë në copë dhe ua ka dhënë mbesave të saj. Ne nuk arritëm t’i bashkonim të gjitha pjesët e saj por i krijuam të gjithë nga fillimi. Duke qenë se unë jam shumë fanatike e zakoneve tona, por jam edhe romantike, nuk mund të dilja vetëm me xhubletë. Kështu motra ime mendoi këtë zgjedhje. Kisha një copëz edhe nga babi edhe nga gjyshja për të shkuar në altar.”-tregoi Rudina.

LEXO EDHE  Përlotet Semi/ Çfarë i ndodhi këngëtares në Big Brother VIP?