• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Matematika e thjeshtë e krizës energjetike

13:40 : 05/10/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Shqipëria ka nevojë për 1.5 miliardë kilovat orë energji deri në fund të vitit për të plotësuar kërkesën e familjeve dhe biznesit. KESH, prodhuesi publik i energjisë parashikon të prodhojë 800 milionë kilovat orë nga Kaskada e Drinit. Hec-et dhe burimet e tjera private pritet të prodhojnë 150-200 milionë kilovat orë të tjera.

Pra nga 1.5 miliardë kilovat orë energji që nevojiten deri në fund të vitit, prodhimi vendas mund të gjenerojë 950 milionë kilovat. Kjo do të thotë se deficiti energjetik i vendit është 550 milionë kilovat orë. Shqipëria ka vetëm një rrugë për të mbuluar këtë deficit. Të importojë nga jashtë. Me çmimet aktuale të energjisë në bursa, fatura për të blerë 550 milionë kilovat orë energji është rreth 100 milionë euro. A i ka OSHEE këto para? Përgjigja është jo e fortë.

Në fakt, aktualisht OSHEE është një kompani “zombie” me kapital negativ. Që do të thotë se nëse OSHEE nxirret sot në shitje, jo vetëm që do shitet pa lekë, por qeveria duhet t’i paguajë para blerësit për të mbuluar vlerën negative të kapitalit. Për t’i rënë shkurt, OSHEE është një aset i madh toksik, një kompani “broken at its core.” Edhe pse kohët e fundit, doktori i ka dhënë konotacion politik fjalës broken, ky është rasti klasik i përdorimit të saj. Tani e kemi të qartë përgjigjen se sa e suksesshme ishte reforma e kërbaçit.

Çfarë do të ndodhë tani?

Lexo edhe:

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

Situatë e përsëritur! Reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

Qeveria ka dy rrugë. E para ta përcjellë të gjithë koston direkt në faturat e familjeve përmes rritjes së çmimit të energjisë. E dyta, ta mbajë koston në buxhet. Në të dy rastet, ata që do të paguajnë janë qytetarët sepse edhe paratë e buxhetit paguhen po nga qytetarët. Megjithatë, për shkak të reagimit publik që mund të ketë rritja e çmimit të energjisë, rruga e dytë duket më mundshmja.

Ajo që mund të ndodhë është një paketë e kombinuar mes lëshimit të një garancie sovrane, që OSHEE të marrë kredi dhe injeksionit të drejtëpërdrejtë të fondeve nga buxheti i shtetit tek kjo kompani. Raportet mbeten për t’u parë. Por ky skenar mban gjithmonë parasysh variantin se vendi do të arrijë të sigurojë energji në import. Pasi me kushtet aktuale të situatës energjetike në tregjet ndërkombëtare, sigurimi i energjisë nuk është i mirëqenë. Në atë rast, vendi do të përballej me ndërprerje energjie. Ky është skenari deri në fund të vitit.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Së pari, SPAK duhet të nisë menjëherë verifikimet mbi atë se si është menaxhuar rezerva hidrike e vendit. Sa energji është shitur nga KESH, kur është shitur dhe me çfarë çmimesh është shitur. Si janë shpenzuar paratë e arkëtuara nga shitja e energjisë? Po kështu, sa energji është shkëmbyer dhe me çfarë kushtesh? Këto verifikime mund të nxjerrin fakte interesante.

Pas 1 janarit, me gjasa do të mendohen masa për të shfryrë kërkesën e rregulluar të energjisë. Me gjasa, një pjesë e bizneseve do të nxirren jashtë nga tregu i rregulluar i energjisë duke u detyruar që ta sigurojnë vetë në treg të lirë energjinë elektrike.

Por, kjo do të jetë thjesht një lëvizje që krijon frymarrje në afatshkurtër. Në afatgjatë, Shqipëria duhet të rimendojë Modelin e Tregut Energjetik. Modeli aktual me dy koka nuk garanton maksimizimin e interesit publik. Përtej korrupsionit dhe keqmenaxhimit.

Etiketa: energji elektrikeKlodian Tomorri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025
AKTUALITET

Situatë e përsëritur! Reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

08:10 : 11/11/2025
AKTUALITET

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025
AKTUALITET

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

17:26 : 04/11/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
Para

Çfarë po ndodh me “Unazën”?!

TË GJITHA

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

11:14 : 16/11/2025

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025

EMRAT/ Gjobë 500 mijë euro, 3 të arrestuar për tritolin në Kamëz

10:52 : 16/11/2025

Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi dhuroi shkollën e qytetit tek oligarkët për resort

10:39 : 16/11/2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com