• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse doli Rama në krah të Albinit

19:55 : 27/09/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka zhvilluar vizitën e tij më normale në Kosovë. Shfaqja e tij në krah të Albin Kurtit, pas takimit të përbashkët të dy delegacioneve, ishte një nga ato që kryeministri shqiptar i urren më shumë, pasi nuk përmbajnë tharmin e të bërit lajm. Por, Edi Rama u përkujdes pikërisht që ajo të ishte e tillë. Larg përplasjeve drithërruese me Ramush Haradinajn, krejt i ndryshëm në qëndrime si ato që sollën bojkotimin e deputetëve të LDK-së në kuvend, përtjej etiketimeve si “gomar” të të gjithë atyre që e konsideronin Thaçin tradhëtar, duke kapërcyer gër mërre si ato që e bënë të linte karrigen bosh, ndërsa fliste Vjosa Osmani, ai është treguar i përmbajtur deri në monotoni.

Madje edhe përkrah Kurtit, në konferencën për shtyp, ai ka dashur të evitojë çdo polemikë.

Kur një koleg nga Prishtina e pyeti për etiketimin si konspiracionist që i bëri Albinit në krah të Merkelit, ai u mjaftua duke thënse se fjalët ia kishin nxjerrë nga konteksti. Kur dikush e ngacmoi për “Open Balkan”, ai rëshqiti duke thënë se me homologun e vet në Prishtinë kanë qasje të ndryshme për të arritur qëllim të njëjtë. Kur Albin Kurti tregoi se në takimin e përbashkët kishin biseduar më tepër ministrat përkatës për çështje konkrete, ai e korigjoi nga frika se mos mediat e reportonin lajmin me titullin: “këta të dy nuk flasin”.

Edi Rama u soll brenda kornizave të ngushta të shefit të një qeverie që viziton shtetin e vëllezërve të një gjaku edhe në raport me konfliktin që po zhvillohet në Jarinjë dhe Bërnjak. Ai i dha plotësisht të drejtë Albin Kurtit për vendosjen e reciprocitetit për targat, akuzoi Beogradin për masa ushtarake teatrale, theksoi prezencën absurde të futjes së ambasadorit rus në këtë konflikt, madje u kujtua të përmende edhe një fakt që kishte bërë sikur e harronte më parë, që serbëve të Kosovës shteti u paguan edhe energjinë elektrike.

Lexo edhe:

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

Po të lexohen me vëmendje pikat mbi të cilat kryeministri shqiptar vuri theksin këtë radhë duket sikur qëndrimi i tij ka ndryshuar me 180 gradë. Mjafton të mos shkosh në kohë më larg se kjo verë, për të kujtuar se ai e akuzoi Prishtinën se po bëhej pengesë në përparimin e dialogut me Beogradin, se ai e cilësoi si konspirative dhe me kokën nga e shkuara qëndrimin e qeverisë së Kosovës ndaj Open Balkan, për të mbërritur në fund tek deklarata që lëshoi nga New Yorku, ku vuri shenjën e barazimit mes palëve për konfliktin që po zhvillohej në Jarinjë.

Prej disa vitesh, por sidomos pas ardhjes në pushtet të qeverisë Kurti, Edi Rama ka pasur një shqetësim, që asnjë telash, problem apo pretendim që vinte nga pala kosovare, të mos cënonte marëdhënien speciale që ai ka arritur të ndërtojë me Aleksandar Vuçiçin.

Qoftë kur të dy silleshin si fanatikë të një bote që kërkon zgjidhje me ndryshim teritoresh dhe shkëmbim popullsish, qoftë kur ndryshonin katërcipërisht qasje duke luajtur promovuesin modern të një gadishulli pa kufij, Rama ka hyrë në betejë me çdo shqiptar që ishte kundër projekteve të tij me presidentin serb. Në këtë optikë Albin Kurti u shfaq si pengesa e tij më e madhe dhe prandaj ai u bë targeti kryesoi i sulmeve të mediave të rilindjes.

Por kushtet aktuale, kur tanket serbe janë pozicionuar në kufi, kur avionët e tyre shkelin hapsirën ajrore të Kosovës, kur Moska ka marrë një pozicionim të qartë, e kanë trysnuar kryeministrin shqiptar në morsën e të pamundurës. Në këto kushte ai nuk e kishte as luksin për të shkaktuar polemika, as lirinë për të shigjetuar liderin kosovar të radhës. Ndaj ai u kujdes me ngërç dhe pahir ti dilte në krah Kurtit, pasi çdo qëndrim i ndryshëm do ti kthehej në boomerang. Në këtë moment, pikërisht në Prishtinë, ai nuk mund të bënte as rolin e kozmopolitit as të liderit perendimor që qëndron mbi palët. Prandaj zgjodhi me pahir rolin e mërzitshëm të patriotit që mbështet “vëllain e vogël”. /Lapsi.al/

Etiketa: BushatiKurtiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
RAJONI

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
Para

Rama sulmon BE nga Prishtina: Nuk mbajti fjalën për liberalizimin e vizave me Kosovën

TË GJITHA

Berisha: I përgjigjem çdo thirrje nga institucionet e drejtësisë! Hetimin e 21 janarit e ka penguar Rama

13:28 : 13/11/2025

Modelja: Meshkujt shqiptarë pëlqejnë vajzat e ekranit, por nuk martohen kurrë me to! Duan dikë më pak seksi

13:26 : 13/11/2025

Celibashi: Administrata zgjedhore të trajnohet, politika të distancohet

13:13 : 13/11/2025

Berisha: Autorët e Rinasit të lidhur me qeverinë, Sheqeri u shpërblye me spaletat e oficerit të AMP

13:00 : 13/11/2025

Vokshi: Nuk kemi asnjë informacion mbi buxhetin për integrimin në BE

12:57 : 13/11/2025

SPAK: Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

12:54 : 13/11/2025

Nuk e duroi dot vdekjen e djalit të saj, nëna e shqiptarit që u gjet i djegur në Greqi ndërron jetë!

12:42 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com