Koronavirusi/ Alimehmeti: Piku i valës ka kaluar, ‘Delta’ po thyhet

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale deklaron se vala e variantit të ri ‘Delta’ po thyhet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Alimehmeti, thekson se piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021.

Sipas tij të gjithë indikatorët epidemiologjikë në vend tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar.

Postimi i Alimehmetit:

❗“Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”

Cit.: “Korbi”

🙏 Vala Delta po thyhet miqtë e mi!

✅ Më 30 gusht 2021 kemi përllogaritur që piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021!

✅ Më 14 shtator pamë sinjalet e para të fillimit të rënies, me rënien për herë të parë të rasteve aktive (-147).

👉 Megjithatë, tashmë e kemi mësuar që duhet të presim të paktën një javë dhe idealisht dy javë për të qenë më të bindur për trajektoren.

✅ Sot, datë 23 shtator 2021, të gjithë indikatorët epidemiologjikë tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar!

📃 Në detaj:

✅ Po bie mesatarja e rasteve të reja në bazë 7 ditore!

✅ Po bie numri i rasteve aktive!

✅ Po bie mesatarja e përqindjes së pozitivitetit të testimeve në bazë 7 ditore!

✅ Po bie incidenca dyjavore e rasteve të reja për 100.000 banorë!

⚠ Kujdes tani miqtë e mi, sepse aksidente në mal ndodhin më shumë gjatë zbritjes se sa gjatë hipjes!

👉 Duhen edhe disa javë përpara se të zbresim plotësisht.

👉 Fatkeqësisht humbjet e jetës janë më të vonuara me 10-14 ditë në krahasim me rastet e reja dhe rënia e tyre do të fillojë në gjysmen e parë të tetorit, nëse rënia e rasteve është e vazhdueshme!

👉 Deri atëherë këshillat janë të thjeshta nëse nuk jeni të imunizuar (as të shëruar dhe as të vaksinuar):

🙏 Vaksinohuni nëse nuk e keni të kundraindikuar!

🙏 Ruani distancën!

🙏 Evitoni grumbullimet!

💪🇦🇱 Shtrëngojmë dhëmbët edhe pak por vala Delta ka filluar rënien e qartë!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Për detaje:

LEXO EDHE  Protesta e serbëve para ambasadës/ Kurti nga Shkodra: Ka ekstremistë që nuk duan ta njohin Kosovën