• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Favoret e “Drejtësisë së Re”/ SPAK zvarrit drejt parashkrimit hetimin për Ardian Hajdarin e KPA

11:39 : 19/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING
Në foto: Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, takoi anëtarët e KPA në 17 Shtator 2021. Në rreth, Ardian Hajdari

Në foto: Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, takoi anëtarët e KPA në 17 Shtator 2021. Në rreth, Ardian Hajdari

Nga Boldnews.al

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, nxiti anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të vijojnë punën “pavarësisht presioneve”, siç e konsideroi ajo, në një takim me strukturën e “Drejtësisë së Re” që është goditur më shumë deri më tani nga hetimet penale  të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Dy nga shtatë anëtarët e shkallës së dytë të Vetingut janë kallëzuar penalisht për disa vepra penale, të cilat lidhen me dokumentat e aplikimit për në institucionet e reja të drejtësisë.

Njëri prej tyre, Luan Daci, tashmë është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “falsifikim dokumentash”, megjithëse ai formalisht vijon të jetë në detyrë, falë një vendimi ekstra-ligjor të kolegëve të tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA).

Ndërsa çështja e tjetrit, Ardian Hajdarit, i denoncuar në një të njëjtin kallëzim me Luan Dacin, vijon të mbahet në duart e prokurorëve të SPAK-ut, pa u marrë ende asnjë vendim.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Tre ish-magjistratë e akuzojnë Ardian Hajdarin për manipulim të dokumentave kualifikues për në KPA.

Në foto: Kallëzimi ndaj anëtarëve të KPA-së, Luan Daci dhe Ardian Hajdari

Sipas kallëzuesve, Hajdari ka gënjyer kur ka deklaruar se ka mbi 15 vjet në profesionin e avokatit-një prej kushteve kualifikuese-, pasi, sipas tyre, ai nuk i justifikon me taksat e paguara në administratën tatimore.

Për këtë arsye, tre ish-magjistratët, në kallëzimin e dorëzuar në 19 Qershor 2020, kërkojnë nga SPAK-u që ta hetojë anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit edhe për “fshehje të të ardhurave”.

Në foton që publikoi Yuri Kim në rrjetet sociale, pas takimit me anëtarët e KPA-së, në 17 Shtator, Ardian Hajdari qëndron pas diplomates, në të djathtë të pamjes.

“Gjyqtarët e KPA kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi”, shkruan Yuri Kim.

Në foto: Postimi i ambasadores Kim, pas takimit me anëtarët e KPA

Qëndrimi i ambasadores, në thelb, është i ngjashëm me terminologjinë e përdorur nga drejtuesja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla, në një letër publikuar së fundmi në media.

Në një shkresë drejtuar institucioneve të larta të drejtësisë dhe për dijeni misioneve të huaja në Tiranë, Shtylla ankohej, ndër të tjera, për SPAK-un, i cili po zvarriste hetimin e një kallëzimi ndaj Ardian Hajdarit dhe se kjo situatë ndikonte në cilësinë e punës së institucionit.

Shkresa e Shtyllës zbuloi një detaj të rëndësishëm-prej më shumë se 1 viti, SPAK-u po heton kallëzimin ndaj Ardian Hajdarit, por pa e regjistruar emrin e tij në regjistrin e personave nën hetim.

Në foto: Shkresa e drejtueses së KPA, Albana Shtylla

Është një element procedurial, por shumë i rëndësishëm për të kuptuar se Prokuroria Speciale nuk ka asnjë ngut për të vijuar hetimin ndaj tij.

Dhe, me shumë mundësi, për të zvarritur gjërat deri në atë pikë sa të arrihen afatet e parashkrimit dhe Ardian Hajdari të dalë pa probleme.

Dhe, natyrisht, pa probleme del edhe “fytyra” e drejtësisë së re, për të cilën ambasadorja Kim po përpiqet me të gjitha mënyrat për ta shpëtuar Reformën problematike që u ka dhjetra milionë dollarë taksa-paguesve amerikanë.

Përse “parashkrim”?

Ardian Hajdari është kallëzuar për “falsifikim dokumentash” dhe “fshehje të të ardhurave” në formularët që ka dorëzuar për aplikim në strukturat e drejtësisë së re, në shkurt 2017.

Pra, ky është momenti kur konsiderohet “kryerja e veprës penale”, në rast se hetimi i Prokurorisë i gjen të drejta argumentat e kallëzimit.

Veprat penale, për të cilat është kallëzuar Ardian Hajdari (“falsifikimi i dokumentave, neni 186/2 i Kodit Penal dhe “fshehja e të ardhurave”, neni 180 i Kodit Penal), parashikojnë gjobë ose maksimum dënimi nën 5 vite burgim.

Neni 66 i Kodit Penal parashikon se “Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri nëçastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar: …pesë  vjet  për  krimet  që  parashikojnë  dënim  gjer  në  pesë  vjet burgim ose gjobë”;

Veprat penale të pretenduara se janë kryer nga Ardian Hajdari, kanë ndodhur në fillim të Shkurtit 2017, kur ai ka dorëzuar dokumentat para Avokatit të Popullit, dhe afati i parashkrimit të hetimit ndaj tij përfundon në shkurt të vitit 2021.

Nëse procedimi penal nuk ka përfunduar deri në atë kohë, SPAK do të “detyrohet” të pushojë procedimin penale për “tejkalim të afateve hetimore”.

Me shumë gjasë, ky pritet të jetë përfundimi i çështjes “Ardian Hajdari”, nëse u besohet edhe “zërave” në korridoret e SPAK-ut, të cilat përmendin “urdhëra shefash për zvarritje hetimi”, një situatë e ngjashme me atë për të cilën akuzohej shpesh edhe “drejtësia e vjetër”.

Etiketa: kimkpavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
VETTING

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Blerina Muço

17:44 : 13/10/2025
Para

I riu u ndalua për korrupsion, policët filmuan ngjarjen me telefon. Kamerat e trupit…

TË GJITHA

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025

Skandal në kufi/ Zbulohet rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia, cënohet siguria ushqimore

20:59 : 29/10/2025

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

20:47 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com