• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përjashtimi i Berishës, Bumçi: Vendimi i gabuar, Basha gënjen kur thotë se “s’kishte rrugë tjetër”

15:13 : 17/09/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Aldo Bumçi, ish-deputet i Partisë Demokratike, e quan të gabuar vendimin e Lulzim Bashës për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Bumçi tha në një intervistë për “FaxNews” se vendimi i Bashës është i gabuar qoftë në formë qoftë në përmbajtje, ndërsa shtoi se kreu i PD-së kërkoi transparencë nga SHBA, të cilën vetë nuk e ka bërë.

Në cilësinë e anëtarit të Kryesisë së PD, Bumçi tha se as ai dhe as kolegët nuk janë pyetur dhe konsultuar nga Basha në marrjen e vendimit për Berishën.

“Ky është një vendim i gabuar, i parë nga të gjitha këndvështrimet si nga përmbajtja, ashtu dhe nga vlerat dhe normat që janë të rëndësishme. Zoti Basha po merr një vendim për liderin e PD, por vlen edhe për çdo anëtar tjetër. Marrim anën formale, a ka të drejtë kryetari i partisë të përjashtojë një deputet nga grupi? Jo nuk i ka.

Mund të ketë vetëm në rast se ka shkelje të rënda të parashikuara në statut, në këtë rast nuk kemi asnjë shkelje të zotit Berisha, i cili ndan vlera të njëjta me PD. Nuk ka një vendim të bazuar në ligj, pasi dhe partitë kanë statut që janë Kushtetuta e tyre. Natyrisht që zoti Basha edhe për ta shtruar në votim nuk kishte mundësi, sa kohë që nuk ka një shkelje të deklaruar.

Nuk është shumica që vendos kush ka të drejtë dhe kush gabim, duhet të ketë një shkelje. Edhe shtrimi në forume nuk do të ishte i matur, por të paktën do të kishte një diskutim. Vijmë te elementi përmbajtësor, a i ndan zoti Basha të njëjtat vite me zotin Berisha, flitet për periudhën 2005-2013, që kanë qenë vitet me qeverisjen më të mirë. Nuk e them unë këtë, e thonë dhe vetë raportet e DASH. Ne nuk kemi argumente që të mbështesin qëndrimin e SHBA-ve, në Shqipëri ne kemi ligjet tona, zoti Basha ka kërkuar transparencë e cila nuk është bërë”, tha Bumçi.

Lexo edhe:

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

Anëtari i Kryesisë së PD-së tha më tej se Basha duhet ta ndante të paktën me bashkëpunëtorët vendimin e tij për Berishën. Bumçi përmendi dhe rastet kur Basha apo politikanë të tjerë i kanë thënë JO SHBA-ve, në ndryshim me deklaratat e kreut të PD-së se përjashtimi i Berishës ishte rruga e vetme që i lanë amerikanët.

“Nëse SHBA ka ardhur me vendim të prerë për Berishën, atëherë ky qëndrim nuk qëndron. Se po na afrohet një marrëdhënie me Amerikën që nuk është e vërtetë. Tiu marr disa shembuj të freskët nga Shqipëria, kur SHBA kërkuan që në Shqipëri të bëhej përpunimi i armëve kimike, zoti Rama iu tha jo, ai mori në konsideratë faktet dhe reagimet dhe i tha jo SHBA-ve.

Po kështu ka dhe shembuj të tjerë, të marrim Reformën në Drejtësi, SHBA erdhën me një projekt, që Byroja Kombëtare të ishte në varësi të Ministrisë së Brendshme, dhe kjo nismë ligjore u kundërshtua prej nesh. Kjo që na thotë Basha se ne nuk kishim mundësi të kundërshtonim, rrëzohet nga këta dy shembuj”, tha më tej Bumçi.

“Zoti Basha nuk i dëgjoi thirrjet e amerikanëve qoftë për djegien e mandateve, qoftë për marrjen pjesë në zgjedhjet lokalë të 2019, pra zoti Basha bashkë me PD kanë marrë vendime kundër SHBA-ve. Pra kjo që po thuhet tani se kemi vetëm një rrugë nuk është e vërtetë”, vijoi më tej Bumçi.

Sa i takon turit të bisedave që Berisha nisi dje me demokratët, Bumçi tha se ato sollën shpresë në radhët e tyre, dhe se Basha duhet të japë dorëheqjen pas vendimit të njëanshëm që mori.

Etiketa: aldo bumciBashaBerishaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për abuzimin me fondet e IPARD në bujqësi

11:31 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Patronazhistët shpërndanin zarfat me lekë për votat”, Mziu: Kapëm mbi 7 makina me para në Dibër

16:40 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Shteti që nuk jep drejtësi është një strukturë mafioze”/ Kaso: Kërkojmë një reformë të vërtetë

15:11 : 27/10/2025
Para
Instagram Post

"Miku im u bë impotent pasi bëri vaksinën"/ Nicki Minaj-n e ftojnë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar

TË GJITHA

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

19:22 : 28/10/2025

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025

“Më b#llizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vr@sje

18:20 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com