• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë në 2020

08:39 : 16/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Një raport i Komisionit Europian i publikuar këto ditë njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Siç shihet në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019. Kjo përqindje ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve shtesë në BE dhe më e larta ndër Rajonin e Ballkanit.

Komisioni Europian përllogariti se në vitin 2020 vdekjet në BE ishin 12.8% më të larta se mesatarja vjetore e viteve 2016-2019. Pas Shqipërisë, Polonia ishte vendi i dytë në Europë me shtesën më të lartë të vdekjeve më 2021 me rreth 21 %, më tej Estonia me mbi 20%.

Në Ballkan, pas Shqipërisë Bosnja dhe Maqedonia kishin normat më të larta të vdekshmërisë shtesë me 17 dhe 12% secila.

Duke qenë se vende të ndryshme përdoren standarde të ndryshme për raportimin e vdekjeve nga Covid-19, shpesh pasojat e virusit në shëndetin e popullatës nuk u pasqyruan të plota. Për të dhënë një panoramë më të qartë Komisioni Europian dhe Eurostat mati treguesit e vdekjeve shtese gjatë vitit 2020 për tu njohur me pasojat e vërteta të pandemisë. KE referoi se, analiza e vdekshmërisë shtesë është treguesi më i besueshëm i ndikimit të pandemisë, pasi sepse nuk lidhet me metodat e numërimit të vdekjeve nga COVID-19 në të gjitha vendet.

Lexo edhe:

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së

Siç shihet nga të dhënat krahasuese Shqipëria ka paguar kosto të larta në shëndetin e popullatës, pasi pas karantinës së parë (mars-maj 2020), masat kufizuese ishin të lehta dhe shpesh pas logjikë, pasi lejonin frekuentimin e ambienteve të mbyllura pa maska, teksa kishte penalitete për ambientet e jashtme dhe në rrugë. Vendi u përball me një valë të fortë infektimesh në dimrin e kaluar ku vdekjet shtesë arritën kulmin.

Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në total, në vitin 2020-n, humbën jetën 27,605 persona, me një rritje prej rreth 26% në raport me vitin e mëparshëm, ose rreth 5,700 persona më shumë.

Pjesa dërmuese e vdekjeve shtesë në vitin 2020 u justifikuan me diagnozat e sëmundjeve të zemrës dhe shkaqe të panjohura, sipas publikimit të INSTAT mbi shkaqet e vdekjeve më 2020.

Sipas të dhënave 47 për qind e vdekjeve shtesë ishin si rrjedhojë e Grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut (+2,706), ndërsa 20 për qind vdekjeve shtesë ishte për shkaqe të panjohura ose 1,141 persona më shumë se, mesatarja e viteve 2016-2019.

Ndërsa 32 për qind e vdekjeve shtesë ishin sëmundjet e “Aparati i frymëmarrjes” që përfshin Covid-19 ose 1878 persona më shumë se mesatarja 2016-2019. Gjithsej shtesa e vdekjeve nga kjo grup sëmundje ishte 1,879.

Edhe raportet e mëparshme të Monitor, të përpunuara nga treguesit e Eurostat për shtetet e Europës dhe INSTAT për vendin, treguan se rritja e vdekjeve në Shqipëri ishte më e larta në Europë, si për vitin 2020, ashtu dhe për tremujorin e parë të 2021. Duke përfshirë dhe tremujorin e parë të vitit 2021, vdekjet për 54 muaj pandemi (për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021) fatalitetet u rritën me 41%, ndërsa shteti i dytë pas nesh me rritjen më të lartë është Çekia, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%./Monitor

 

Etiketa: COVID 19Raporti i KEShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

18:14 : 11/09/2025
AKTUALITET

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së

09:30 : 10/09/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

16:53 : 09/09/2025
SPORT

Shqipëria kërkon të thyejë “akullin” ndaj Letonisë, Uzuni përfundon në tribunë

15:47 : 09/09/2025
AKTUALITET

Shkolla pa nxënës, 47 mijë më pak në 9 vite

20:47 : 08/09/2025
AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen

16:14 : 08/09/2025
Para

Aeroporti i Rinasit njoftim: Këto janë tre kushtet për të udhëtuar drejt Holandës

TË GJITHA

Horoskopi, 14 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 13/09/2025

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

22:48 : 13/09/2025

Evropa përballet me sfida të mëdha për t’i luftuar kërcënimet nga dronët rusë

22:37 : 13/09/2025

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

22:18 : 13/09/2025

Pjeshkët e kontaminuara, ish-ministri Panariti: Mund të jenë konsumuar dhe nga shqiptarët

22:05 : 13/09/2025

Sinani i ‘Lasgushit’ dhe ‘Ismailit’ që dhunon gazetarët

21:51 : 13/09/2025

Tritoli tek hoteli i Dakos, policia: U gjet në një vazo lulesh

21:30 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com