Karton i kuq dhe 11-metërsh për skuadrën vendase, Enea Jorgji protagonist me gjykimin në Europë

Enea Jorgji, gjyqtari i Superligës shqiptare që mban stemën e FIFA-s ka vendosur drejtuësi në ndeshjen e Conference League, Jablonec-Cluj. Ndeshja është mbyllur me rezulatin minimal 1-0 për skuadrën vendase, ndërsa gjyqtari shqiptar është bërë protagonist duke dhënë penallti për Jablonec si dhe karton të kuq për Cluj.

LEXO EDHE  Drejtori Sportiv i Legias: Ernest Muçi nuk është për në Poloni, ka potencial të jashtëzakonshëm

Në minutën e 51-të, Camora prek topin me dorë brenda zonës dhe Jorgji akordon penallti si dhe e nxjerr nga loja lojtarin me karton të kuq. Në këtë ndeshje, Jorgji u ndihmua nga asistentët, Ridiger Çokaj, Denis Rexha dhe gjyqtari i 4-të ishte Eldoraj Hamiti.