• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ “Sori-Al” shmang përgjegjësitë: Aty futen edhe ushqime nga jashtë!

12:27 : 25/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Kompania e kateringut “Sori-Al” ka reaguar pas raportimeve për një tjetër rast të dyshuar helmimi ushqimor në Akademinë e Sigurisë, ku rreth 60 studentë përfunduan në spital pas konsumimit të darkës.

Në një deklaratë publike, kompania shmang përgjegjësitë nga vetja, duke pretenduar se në ambientet e institucionit konsumohen edhe produkte ushqimore të futura nga jashtë sistemit të furnizimit të kontraktuar.

Kompania pretendon se pas episodit të parë të raportuar në muajin maj ka shtuar kontrollet dhe monitorimin në të gjithë zinxhirin e prodhimit, transportit dhe shpërndarjes së ushqimit. Sipas kompanisë, gjatë këtij procesi janë konstatuar dhe dokumentuar raste të futjes dhe konsumimit të ushqimeve të porositura nga jashtë Akademisë së Sigurisë.

Po ashtu kompania pretendon se në vendin ku konsumohet ushqimi ka kushte higjieno-sanitare të dobëta, ç’ka sipas saj mund të ndikojë në helmimin e studentëve.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e kontrolleve ndaj SORI-Al

Në vijim të deklaratave tona të mëparshme dhe duke mbetur plotësisht të angazhuar për transparencë dhe bashkëpunim me institucionet, Shoqëria “SORI-AL” Sh.p.k. ndjen detyrimin të reagojë lidhur me publikimet në portale të bëra gjatë ditës së sotme për një ngjarje të re të raportuar pranë Akademisë së Sigurisë.

Që nga momenti i marrjes dijeni për shqetësimet shëndetësore të raportuara, përfaqësuesit e shoqërisë kanë ndjekur nga afër situatën, duke qëndruar në kontakt me autoritetet përgjegjëse dhe duke u interesuar vazhdimisht për gjendjen shëndetësore të studentëve, të cilët, sipas informacionit të marr, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë rikthyer të gjithë në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Kjo është hera e dytë që raportohet një episod i tillë në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Pikërisht për këtë arsye, edhe pas ngjarjes së muajit maj, Shoqëria “SORI-AL” Sh.p.k mori masa të shtuara kontrolli dhe monitorimi të proçesit të prodhimit, transportit, shpërndarjes dhe konsumimit të ushqimit, duke forcuar autokontrollin dhe mbikëqyrjen në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor. Në kuadër të këtij monitorimi janë konstatuar dhe dokumentuar raste të futjes dhe konsumimit në ambientet e Akademisë të produkteve ushqimore të porositura nga jashtë sistemit të furnizimit të kontraktuar. Ky është një element faktik, i dokumentuar nga ana jonë, i cili, sipas vlerësimit tonë, duhet të jetë pjesë e hetimit objektiv të institucioneve kompetente, pasi çdo ushqim i konsumuar jashtë zinxhirit të kontrolluar të furnizimit mund të përbëjë një faktor që duhet të verifikohet.

Shoqëria “SORI-AL” përgatit dhe shpërndan çdo ditë mbi 1.000 racione ushqimore, duke operuar prej më shumë se 23 vitesh në sektorin e kateringut për entet publike. Gjatë gjithë kësaj periudhe aktiviteti, kompania ka ndërtuar reputacionin e saj mbi respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe nuk është përballur më parë me episode të ngjashme të përsëritura në një interval kaq të shkurtër kohor. Ky fakt e bën edhe më të domosdoshme që çdo rrethanë të analizohet në mënyrë të plotë, profesionale dhe pa paragjykime.

Në këtë kuadër, i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të Akademisë së Sigurisë që, krahas hetimit të kësaj ngjarjeje, të forcojnë monitorimin e respektimit të rregullave për konsumimin e ushqimit brenda institucionit, duke garantuar që të mos futen dhe konsumohen produkte ushqimore nga burime të pakontrolluara. Po ashtu, nga monitorimet dhe verifikimet e kryera nga stafi ynë gjatë ofrimit të shërbimit është konstatuar se procesi i konsumimit të ushqimit zhvillohet në kushte ku mungojnë disa elementë bazë të kushteve higjieno-sanitare, si mundësia për larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe detergjent përpara konsumimit të vakteve. Gjithashtu, është vërejtur se në shumë raste studentët paraqiten për konsumimin e ushqimit menjëherë pas përfundimit të stërvitjes. Këto rrethana nuk paraqiten për të shmangur apo transferuar përgjegjësi, por për të evidentuar se siguria ushqimore është rezultat i funksionimit të të gjithë zinxhirit të sigurisë, duke përfshirë jo vetëm prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit, por edhe mënyrën dhe kushtet në të cilat ai ruhet dhe konsumohet. Për këtë arsye, vlerësojmë se edhe këta faktorë duhet të jenë pjesë e hetimit dhe analizës objektive të institucioneve kompetente.

LEXO EDHE:

Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

Etiketa: Akademia e SigurisëhelmimSori-Al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e kontrolleve ndaj SORI-Al

12:33 : 27/06/2026
AKTUALITET

Po Blerina Gjylameti e AKU a ka ngrënë nga “supa” e Sori AL?

17:22 : 26/06/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ ‘Perla’ e ministrit Salla: Herën e parë kompania nuk kishte faj, të shohim herën e dytë

17:19 : 26/06/2026
AKTUALITET

Sori Al thotë se studentët e policisë i ka zënë viroza

13:46 : 26/06/2026
AKTUALITET

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

12:24 : 26/06/2026
Para

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, qeveria njofton ndërprerje të furnizimit me gaz

TË GJITHA

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

15:23 : 15/07/2026

Boçi: Reforma Territoriale nuk mund të bëhet me etapa të kapërcyera, të shtyhet afati i Komisionit

15:14 : 15/07/2026

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e “Revolucionit të Flamingove”

15:06 : 15/07/2026

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët! Malli me vlerë 20 mln euro

14:50 : 15/07/2026

Angli/ 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje (Emri)

14:45 : 15/07/2026

E rëndë në Devoll, 57-vjeçari vetëvritet në banesë

14:33 : 15/07/2026

E dënuar për trafik droge/ Ish-punonjësja e AKSHI-t, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale

14:28 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişCasibomjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş