• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vr*u bashkëshorten 23-vjeçare, zbulohen vendimet kontradiktore të mjekëve

20:55 : 14/09/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Fierit caktoi masë sigurimi arrest me burg për Elton Metën, i cili akuzohet se vrau ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj. Familjarët e viktimës akuzuan sistemin e drejtësisë për lirimin e Metajt nga akuzat e mëparshme, ndërsa vendimet e gjykatave zbulojnë qëndrime kontradiktore të mjekëve që ndoqën rastin.

Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit Olkeda Lice vendosi të martën të lërë në masë sigurie në burg pa afat Elton Metajn, i akuzuar se vrau ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj, të premten që kaloi në fshatin Zhupan të Fierit.

Në seancë Metaj u shfaq i penduar dhe pretendoi se ishte shumë i prekur, por pas një ndërprerje të gjyqit pretendoi se ishte kërcënuar nga ish-vjehrri dhe se për këtë arsye kishte blerë edhe armën.

Qëndrimet emocionale të Metajt megjithatë nuk ndryshuan vendimin e gjykatës që caktoi atë me masë sigurimi me burg.

Ngjarja ka ngjallur debat, pas një procesi kontrovers gjyqësorë që i dha Metajt lirinë në korrik të këtij viti, pasi u shpall i papërgjeshëm mendërisht. Ndaj Metaj ishin ngritur në shtator 2020 akuzat për “dhunë në familje” ndaj viktimës dhe ajo e “armëmbajtjes pa leje”, pasi ai u paraqit me kallashnikov në dyert e shtëpisë së vjehrrit për të kërkuar ribashkim të çiftit.

Lexo edhe:

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

Zbardhet krimi në Pogradec/ 52-vjeçarja kishte 8 vite e lidhur me vrasësin, i riu i kishte marrë 20 mln lekë

Por në dhjetor 2020 një akt ekspertize psikiatrike nga ekspertet mjeko ligjore Ilda Aliko dhe Anila Kazaferaj e shpalli atë të papërgjegjshëm me “çrregullim psikotik të papërcaktuar”. Në mars edhe pse e cilësoi të rrezikshëm ish-gjyqtari Piro Sota me kërkesë të prokurorit Çlirim Sina e pushoi çështjen penale dhe caktoi mjekim të detyruar për Metajn. 5 muaj më vonë i njëjti gjyqtarë pas një rivlerësimi psikiatrik nga mjekët Ilda Aliko dhe Dorian Skënderaj vendosi ta lërë atë të lirë me mjekim ambulatorë.

Familjarët e viktimës ngrenë akuza se ky lirim i Metajt solli edhe vrasjen. “Përgjegjësinë duhet ta mbajë gjyqtari Piro Sota, prokurori Çlirim Sina dhe mjekët që dhanë ekspertizën që ai të dilte nga spitali”, tha Partizan Bengaj babai i vajzës së vrarë.

Sotaj, i cili dha dorëheqjen duke shmangur përballjen me procesin e vetingut, nuk qe i arritshëm për koment.

Por prokurori Sina i qëndroi vendimmarrjes. “Unë nuk mund ta dërgoja në burg një person që s’ka përgjegjësi penale. Nga aktet e ekspertimit doli që ai s’ishte i shëndetshëm mendërisht ndaj akuzat ndaj tij duhet të pushoheshin”, tha Sina për BIRN.

Ndërkohë mjekët që e vizituan dhe patën nën kujdes Metajn kanë dhënë deklarime kontradiktore.

Ekspertet mjekoligjore Ilda Aliko dhe Anila Kazaferaj thanë se kishin vlerësuar drejt situatën e Metajt.

“Ai është vlerësuar 2 herë, në të parën i është dhënë masa mjekësore e trajtimit të detyruar dhe është trajtuar me medikamente. Pastaj u përmirësua, u vunë re ndryshime në kartelën klinike dhe gjendjen e shtetasit dhe u caktua në masë e ndryshme nga e para duke parë gjendjen e tij psikike”, tha Aliko që ishte pjesë e të dy ekspertizave.

Aliko tha se Metaj mund të mos kishte marrë mjekimet pas lirimit.

Ekspertja Anila Kazaferaj po ashtu tha se i qëndronte aktit të ekspertizës dhe se Metaj kishte pasur probleme.

Por mjeku psikiatër i spitalit të burgut të Krujës, në të cilin Metaj është mbajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar pas ekspertizës që e cilësoi me probleme të rënda, citohet në vendimin e gjykatësit Sota për lirimin në korrik 2021 se 31-vjeçari nuk kishte probleme psikotike dhe as ishte mjekuar për të tilla gjatë qëndrimit në spitalin e burgut.

“Nuk ka manifestuar simptomatikë psikotike apo afektive akute duke mos qenë i nevojshëm trajtimi i tij me ndonjë terapi”, citohet mjeku psikiatër Taulant Pengili në vendimin e .

Njësoj u shpreh edhe drejtoresha e spitalit të Fierit Nevila Shuke. Shuke thotë se pas lirimit nga gjykata Metaj ka bërë një vizitë te mjekja psikiatre Ina Prifti bashkë me babanë. Shuke thotë se sipas mjekes ai “Nuk ka paraqitur shenja të problemeve mendore”. Po ashtu ajo thotë se ai nuk ka pasur kartelë të trajtimit të mëparshëm psikiatrik nga spitali i Krujës. /Reporter.al/

Etiketa: mjekevendimevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

22:27 : 28/07/2025
AKTUALITET

Zbardhet krimi në Pogradec/ 52-vjeçarja kishte 8 vite e lidhur me vrasësin, i riu i kishte marrë 20 mln lekë

17:22 : 28/07/2025
AKTUALITET

Dyshohet se u vra nga i dashuri, publikohet FOTO e 52-vjeçares

16:07 : 28/07/2025
AKTUALITET

Vrau babain në Fier, e reja pranon marrëdhënien intime me 55-vjeçarin: E kemi bërë para 1 viti

15:11 : 28/07/2025
AKTUALITET

Lidhja intime çoi në vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec, si u zbulua vrasësi (DINAMIKA)

14:43 : 28/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryefamiljarit/ Gjykata e Fierit lë në burg Ermalinda Ramën, të dashurin e saj dhe nënën

13:58 : 28/07/2025
Para

Champions/ Barcelona-Bayern Munich, ndiqni sfidën LIVE

TË GJITHA

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025

Duken të shëndetshme, por janë të dëmshme! Ja ushqimet që duhet të shmangni

22:51 : 28/07/2025

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

22:47 : 28/07/2025

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025

Kina propozon krijimin e një organizate globale për Inteligjencën Artificiale

22:34 : 28/07/2025

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

22:27 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com