• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opozita në seancat e para në Kuvend/ Artan Fuga: Po mjaft o mjaft, se na hapët barkun

11:17 : 14/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga ka komentuar sjelljen e opozitës në seancat e para parlamentare. Fuga ndalet te grisja e fletëve të votimit për kryetaren e Kuvendit dhe ndarjen e deputetëve të PD në disa grupe parlamentare.

Për akademikun, deputetët demokratë “po bëjnë teatër para kamerave me televizion”. Ai e mbyll reagimin me një apel: Po mjaft o mjaft! Mjaft se na hapët barkun!

Reagimi

Në një postim në FB, Artan Fuga shkruan:

Teatri kuvendor sapo ka nisur

Lexo edhe:

PD denoncon aferën korruptive të Ballukut: Tenderi për urën e Milotit iu dha një të kërkuari nga drejtësia

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit, mblidhet të hënën Këshilli i Legjislacionit

Me shkrijnë gazit skenat që shoh nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë!

Gaz paçin gjithmonë!

Kur kryeministri që pret të marrë detyrën mbretërore bën si ekologjist duke qendruar ulur në plate dhe mbledh letrat e grisura që hedhin deputetët e opozitës në dysheme!

Dhe deputetët e opozitës që bëjnë sikur nuk ka zinxhir që i mban për të shpërthyer opozitarizmin e tyre duke grrisur letrat e votimit dhe hedhur me neveri në tokë gjoja se nuk e pranojnë këtë Kuvend të paligjshëm!

Po lekët e rrogës nuk i grrisin ama, i fusin në xhep pa neveri kur të firmosi borderonë kryetarja! Dhe kryetari i opozitës kuvendare që i  drejtohet zonjës Nikolla me tërsëllëmë dhe fyerje për një miniçështje, kurse lopa bën muuuuu për një mijë çështje të tjera dhe nuk vihet re!

Një show opozitar që bëhet për të mbuluar faktin që u tha se nuk do të njihen zgjedhjet, por njihet tani rezultati i tyre, Kuvendi, që doli nga ato zgjedhje!

Pra opozitarizmi kuvendor vazhdon të jetë opozitë irracionale me fjalë dhe e kundërta, hipokrizi me vepra! Kundër zgjedhjeve me fjalë, por pro pranimit të rezultatit të tyre de facto!

Grrisen copat e letrës gjoja për të treguar opozitarizëm të çartur ndërkohë që me atë veprim, realisht, opozita përsëri abstenoi nga votimi për Nikollën, për komisionet, etj., dhe shumica bëri si i deshi qejfi! Nuk doni të votoni? Kurrrë mos dashti!

Vazhdon historia hipokrite e bojkotimit, tani bojkotim me pjesëmarrje) që na ka sjellë në këtë derexhe!

Rezultati? Opozita nuk votoi kundër ndaj zonjës Nikolla! Pra, pa vota kundër në Kuvend ajo!

Lëre shpërndarjen e deputetëve të opozitës sa te partia nacionaliste antigreke që kërkon Camërinë, sa te grupi politik ku është edhe partia që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri!

Eshtë bërë si dikur kur luante Partizani me ndonjë skuadër të huaj dhe Dinamo e Tirona i jepnin lojtarë hua sa për një ndeshje! Gënjehej në sy të mijëra tipofaze në stadium pa iu bërë kujt qejfi qeder!

Deputetë që hyjnë me tjetër ngjyrë politike në Kuvend sipas mandatit të marrë nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve dhe tjetër grup përfaqësojnë në punime!

Hipokrizi e ngritur në sistem! Pa iu bërë qejfi qeder askujt!

Dhe hajde fol pastaj për shëndoshje të sistemit të qeverisjes që shkruante e premtonte para zgjedhjeve zoti Basha në librin e tij “Misioni im”!

Përse nuk i propozojnë dhe z. Sali Berisha të shkojë te grupi i LSI-së përderisa e kanë lënë në stolin e rezervave ?

Skena radikalizmi nga deputetët e orkestruar, që bëjnë si ushtarë të njejtin veprim të programuar kolektivisht, zëvëndësojnë veprimin opozitar me akte fizike grrisjesh, dhune verbale, fyerjesh, drejtim gishti, kot më kot, për të thënë ja: Atë opozitarizëm diskursiv që e bënte Berisha më parë, tani e bëjmë ne, pa problem! E kemi zëvëndësuar me sukses!

Si edhe për të ulur ndërgjegjen e shqetësuar të elektoratit demokrat, të militantëve demokratë që kanë ngelur me gisht në gojë, rrugëve, ndërsa shohin sesi deputetët e tyre bëjnë teatër para kamerave me televizion. Dhe për ta zgjatur shfaqjen shtojnë edhe një ecje me këmbë të mërzitur nga Kuvendi deri buzë Lanës!

Po mjaft o mjaft! Mjaft se na hapët barkun!

Etiketa: Artan FugaLulzim BashaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD denoncon aferën korruptive të Ballukut: Tenderi për urën e Milotit iu dha një të kërkuari nga drejtësia

13:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit, mblidhet të hënën Këshilli i Legjislacionit

13:37 : 02/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti sqaron refuzimin për garën në Tiranë: Kam një plan 4-vjeçar, jam lojtar maratone, jo sprinti!

21:28 : 01/10/2025
AKTUALITET

Edhe me Veliajn në burg, opozitës i duhet ‘një mrekulli për Tiranën’

10:00 : 01/10/2025
AKTUALITET

Refuzimi i rezolutës për gjenocidin serb, Këlliçi: Provë e vëllazërisë Rama-Vuçiç

15:25 : 30/09/2025
AKTUALITET

Këta të Prindit 1 dhe Prindit 2 janë veç të tjerash qesharakë!

11:34 : 30/09/2025
Para
Foto marrë nga "Instagram"

Anuloi pjesëmarrjen në minutën e fundit, ja pse nuk mori pjesë në “Met Gala 2021” Kylie Jenner

TË GJITHA

Në foto: Erion Veliaj, në momentin e arrestimit

Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

14:26 : 02/10/2025
Në foo; Edmir Bregu i vrarë në 2021, Astrit Avdylaj, Enea Kume dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)

SPAK godet grupin kriminal, urdhërarreste për ‘Rrumin e Shijakut’ dhe Astrit Avdylajn/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut

14:24 : 02/10/2025

EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri, kapet 22-vjeçari i shpallur në kërkim në Kurbin

14:18 : 02/10/2025

Skandali me fondet e IPARD/ PD: 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan në hotele dhe resorte

14:10 : 02/10/2025

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, mediat italiane: U dhunua për vdekje me shkop

14:02 : 02/10/2025

Sherri me thika pranë gjimnazit në Kamëz, njëri nga adoleshentët e plagosur në gjendje të rëndë

13:50 : 02/10/2025

PD denoncon aferën korruptive të Ballukut: Tenderi për urën e Milotit iu dha një të kërkuari nga drejtësia

13:44 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com