• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kancelarja Merkel sot në Tiranë, axhenda e plotë e takimeve

08:21 : 14/09/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kjo e martë do të sjellë për herë të dytë në një vizitë zyrtare në Shqipëri, kancelaren Angela Merkel, e cila është në fund të mandatit të saj qeverisës.

Mësohet se Merkel do të ketë një takim të përbashkët, me kryeministrin Edi Rama rreth orës 10:30, dhe më pas do të jetë pjesë e takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor (Maqedoni, Mali i Zi, Kosova, Bosnja Hercegovina, Serbia dhe Shqipëria)..

Pjesë e diskutimeve në takimin mes Ramës dhe Merkel do të jetë marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve, dhe në aspektin ekonomik, si dhe prespektiva e Shqipërisë për integrimin në BE.

Axhenda e Merkel

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

Lexo edhe:

Pastrimi i parave në ndërtim, Çollaku: Veliaj dhe Rama kanë firma të përbashkëta

A do shkarkohet nesër Veliaj, Këlliçi: Ka mbaruar ajo punë, fatin e tij politik e ka vendosur Rama

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Vizita e kancelares pritet që të mbahet nën masa të rrepta sigurie, ku një pjesë e mirë e akseve rrugore do të jenë të bllokuara që prej orës 09:00 të mëngjesit deri në orën 13:00. Në njoftimin e djeshëm policia kërkoi mirëkuptim për devijimin e trafikut, dhe rekomandoi shmangien e lëvizjeve në orarin e sipërcituar.

Njoftimi i policisë për masat:

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në vendin tonë, më datë 14.09.2021, në Tiranë, në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Shërbimet e Policisë do jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës që do kenë nevojë.

Përpara vizitës në Tiranë Angela Merkel udhëtoi drejt Beogradit, ku u prit në takim nga presidenti Aleksandër Vuçiç, të cilit iu bë e qartë se pa zgjidhjen përfundimtare të çështjes me Kosovën, nuk ka integrim për në BE. Vuçiç nga ana e tij vlerësoi lart rolin e kancelares Merkel në zhvillimet në rajon, dhe tha se qeverisja e saj ishte një garanci e madhe për të gjitha vendet.

Etiketa: Angela MerkelEdi RamaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pastrimi i parave në ndërtim, Çollaku: Veliaj dhe Rama kanë firma të përbashkëta

18:55 : 22/09/2025
AKTUALITET

A do shkarkohet nesër Veliaj, Këlliçi: Ka mbaruar ajo punë, fatin e tij politik e ka vendosur Rama

18:28 : 22/09/2025
AKTUALITET

“Korrupsioni nuk luftohet me propagandë”/ Tabaku: Sapo nxorrën Diellën, qeveria fshehu prokurimet publike

18:15 : 22/09/2025
AKTUALITET

Yuri, njeriu i barit të Ramës

16:52 : 22/09/2025
AKTUALITET

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

15:38 : 22/09/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Nëse s’ke frikë, lejoje Veliajn të flasë! Prapaskenat e dërgimit të Dakos në qelinë e Durrësit

13:15 : 22/09/2025
Para
FOTO UEFA

Sot, starton sezoni i ri i Champions League, Barcelona sfidon Bayern Mynih

TË GJITHA

Makina godet nga pas kamionin e parkuar në aksin Fier-Patos, 2 të plagosur

20:04 : 22/09/2025

Drejt ceremonisë së “Topit të Artë”, renditja e lojtarëve nga vendi i 11-të tek i 30-ti

19:53 : 22/09/2025

Ditari i Diellës – protokolli i martesave dhe divorceve on line

19:52 : 22/09/2025

Sulmet kibernetike/ Sërish vonesa në fluturime në gjithë Europën

19:38 : 22/09/2025

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025

Dua Lipa shkarkon menaxherin, u përpoq të bojkotonte performancën e grupit pro-palestinez

19:23 : 22/09/2025

Panik në ajër/ Stjuardesa përplaset me tavanin e avionit, dy të plagosur pas turbulencave

19:14 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com