Dordoleci i Tiranës merr në qafë punëtorët shqiptarë në Mal të Zi

Nga Boldnews.al

Eh çfarë shteti jemi. Edhe miza “merr leje” kur futet në kufirin tonë, jo më njerëzit. Radarët dhe avionët gjuajtës kontrollojnë çdo centimetër. Armiqtë mund të na kenë në grykë të pushkës, por ne i kemi në grykën e topit të Rilndjes. Shtet, jo shaka.

Kemi rregulla, nuk duam t’ia dimë se je edhe kryeministër i shtetit fqinj, të kthejmë pas dhe këtë e bëjnë vetëm tre policë që të ulin traun para makinës zyrtare. E pyetën kryeministrin e Malit të Zi Zdravko Krivokapiç, “a ke bërë test PCR të covidit”-përgjigjia ishte mohuese dhe habitëse njëkohësisht dhe u detyrua të kthehej pas, ndonëse në Tiranë e priste takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Urdhri i prerë” mund të vinte nga Tirana zyrtare dhe nga “lideri global” Edi Rama për të ndaluar në kufi gjithëkënd që nuk ka test PCR negative të Covid-19. Jemi shtet i fortë dhe me fuqi të madhe ekonomike-politike-ushtarake-klturore nën drejtimin e Rilindjes së Ramës, ndaj edhe shkaktojmë incident diplomatik, duke të treguar ligjet e forta të vendit.

Dhe kryeministri i vendit fqinj u bind, u kthye pas pa bërë zë dhe mori testin PCR që e cilësonte negativ nga Covid. Por ende pa mbërritur në Tiranë, “reciprociteti” i kalimit të kufirit me test PCR u zbatua shpejt. Mali i Zi nuk lejoi të futej asnjë shtetas shqiptar pa testin negativ PCR. Kjo shkaktoi probleme dhe bllokime në doganë dhe ata që e pësuan nga “dordoleci” i Tiranës në krye të Rilindjes, ishin pikërisht qytetarët e thjesht, punëtorë sezonal në Mal të Zi.

LEXO EDHE  Shkodër/ Transportonin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, bllokohen 5 automjete

Për të siguruar të ardhura, pasi papunësia në vend është në shifra të frikshme, shumë qytetarë, kryesisht nga Shkodra dhe rrethinat, shkojnë për punësim sezonal në Mal të Zi. Bëjnë punë të ndryshme që nga ndërtimi dhe deri tek bujqësia për të marrë më pas si shpërblim për djersën e derdhur një shumë që mban me bukën e përditshme familjen, por tashmë do të jenë të detyruar të lëvizin vetëm me teste PCR.

Fundja kur ne kthejmë pas kreun e qeverisë së tyre, përse Mali i Zi të mos ndjekë të njëjtin rregull? Për tu futur në Malin e Zi qytetarët duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, test negativ të 72 orëve të fundit ose të vërtetojnë që kanë kaluar COVID-in jo më herët se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv.
Një vendim idiotesk i qeverisë sonë që tentoi të poshtëronte kreun e qeverisë së Malit të Zi, u kthye në pak minuta në boomerang, sepse ne jemi nevojtarët që rendemi nëpër shtetet fiqinje për të kërkuar punë.

Ata qindra qytetarë të kthyer nga Mali i Zi le të shijojnë në shtëpi sit ë papunë shfaqjen e kryeministrit Edi Rama. Vertëte frigoriferin do e kenë bosh, por televizori është plot e përplot me pamjen e Ramës dhe drejtuesve të tjerë të qeverisë, që flasin për bollëkun ekonomik, zhvillimin e madh dhe “supermacinë idioteske” ndaj fqinjëve.