• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Besoj shumë te ky Partizan”, rrëfehet Lorenc Trashi: Daja i ka dhënë provat si trajner, ja çfarë nuk shkoi ndaj Teutës

19:25 : 14/09/2021
në SPORT
Foto: Transfermarket

Foto: Transfermarket

Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe futbollisti i Kombëtares, Lorenc Trashi, ka folur për sezonin e ri në Superiore, nisjen jo të mirë të Partizanit, merkaton e “demave”, si dhe për ndeshjet e Kombëtares, që aktualisht mban vendin e dytë në grupin e saj për kualifikueset e Botërorit.

Në sfidën e radhës kundër Skënderbeut, Trashi thekson se Partizani nuk duhet të lërë më pikë dhe të reagojë pas humbjes me Teutën, ndërsa merkaton e bërë e cilëson pozitive duke veçuar dy mesfushorët, Ergys Kaçe dhe Esat Mala. Ndërsa për shanset që ka Shqipëria për t’u kualifikuar në Botëror, anësori i majtë u shpreh se lojtarët janë optimistë dhe kanë besim se mund të shkojnë larg, pasi nuk janë rastësisht në vend të dytë në një grup shumë të fortë.

Humbja ndaj Teutës – Është ndeshja e parë e kampionatit dhe kundër ekipit kampion, por që nuk ndodhi që Partizani të merrte tri pikët. Nuk duhet bërë dramatike. Nuk e kam parë ndeshjen dhe nuk mund të jap dot një mendim më të detajuar se si kanë luajtur.

Çfarë nuk shkoi te Partizani-Mendoj që Partizani bëri disa goditje në limitet e mbylljes së merkatos dhe lojtarët duan kohën e tyre të përshtaten. Me sa kam marrë vesh, paraqitja e Kaçes ishte e mirë, për aq minuta sa u aktivizua.

Merkato e Partizanit- Partizani ka ruajtur pak a shumë grupin e vjetshëm, por dhe ka afruar lojtarë të mirë dhe cilësorë si Ergys Kaçe, që ia dimë vlerat dhe mendoj që do ta ndihmojë shumë Partizanin. Unë kam besim tek aftësitë dhe zgjidhjet e profesor Ilirit. Dihen dhe vlerat e Malës dhe nuk e vë në diskutim që ai do të bëjë më të mirën. Është një vlerë për Partizanin të kesh të tillë lojtarë, pasi ai bën çdo rol në fushë dhe do të shihni që do e ndihmojë shumë ekipin.

Lexo edhe:

Dosja “Veliaj”/ Nga Mirton Lika, te Fusha, Gent Sula e Bektashi, kush janë 7 biznesmenët e pandehur

Derbi i parë i sezonit, caktohet data e sfidës Partizani-Tirana

A do të mund ta tregojë Partizani një marsh më shumë sesa sezonin e shkuar?

Patjetër që mund të tregojë më shumë, e ka grupin, i ka lojtarët dhe madje ka bërë merkato të mirë. Kam besimin që këtë vit do të bëjë më mirë se edicionin e shkuar.

Sa të vështirë do ta ketë Daja ndërtimin e ekipit nga e para?

Daja nuk e ka të vështirë sepse i di planet e veta dhe lojtarët i ka zgjedhur Daja vetë, kështu që aftësitë e trajnerit dihen dhe ai gjithmonë ka bërë mirë dhe vitin që kaloi ekipi luante shumë mirë dhe ka bërë kampionat të mirë duke parë problemet që kishte.

A duhet të reagojë Partizani kundër Skënderbeut dhe kush mund ta bëjë diferencën sipas jush?

Patjetër, Partizani nuk duhet të lërë pikë tani në fillim të kampionatit sepse këto pikë që i humb tani ndikojnë në fund të kampionatit. Duhet të marrë sa më shumë pikë dhe ta fillojë sa më mirë kampionatin, si dhe të tregojë që është Partizani ekipi për t’u mundur sepse kualitetet i ka brenda në grup. Diferencën e bën vetëm grupi, asnjë tjetër.

Favoritët për titullin kampion- Me zemër dua ta fitojë Partizani, por nuk i kam parë ende ekipet të gjitha. Mendoj që Teuta do të jetë pretendente kryesore sërish edhe këtë sezon.

Etiketa: Boldnewsdajalorenc trahiPartizani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Nga Mirton Lika, te Fusha, Gent Sula e Bektashi, kush janë 7 biznesmenët e pandehur

16:59 : 10/09/2025
SPORT

Derbi i parë i sezonit, caktohet data e sfidës Partizani-Tirana

16:38 : 05/09/2025
AKTUALITET

Daja i vdiq në spital, mbesa akuza mjekut: Neglizhoi trajtimin mjekësor! Vihet nën hetim

12:23 : 03/09/2025
SPORT

Partizani firmos me sulmuesin e Shpresave, Rrok Toma

20:54 : 02/09/2025
SPORT

Tirana gjen zëvendësuesin e Ernest, ish-sulmuesi i Partizanit vishet bardheblu

21:41 : 01/09/2025
AKTUALITET

160 mln euro import energjie/ Thatësira nxjerr zbuluar “Tigrat” lundrues të Belës

09:30 : 01/09/2025
Para

Koronavirusi në M.Veriut/ 30 v*ktima dhe 572 raste të reja në 24 orët e fundit

TË GJITHA

Për këto 4 shenja, tetori do të jetë muaji më i mirë i vitit

10:17 : 15/09/2025

“Shuplaka Amerikane”, Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA godet ekonominë e Kosovës

10:09 : 15/09/2025

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

10:06 : 15/09/2025

Theu xhamin e marketit dhe grabiti paratë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë/ EMRI

09:52 : 15/09/2025

Borxhet e RTSH-së/ Nga Beniada te Kozeta Kurti e Nazarko, sa paguheshin “VIP-at” (FATURAT)

09:49 : 15/09/2025

Diella në dritë të Diellit

09:34 : 15/09/2025

I dënuar për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania 20-vjeçari/ EMRI

09:24 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com