Kanceri i mori jetën në moshën 22-vjeçare, Morena Taraku dhe Fero të trishtuar për humbjen e mikut të tyre

Marrë nga "Instagram"

Këngëtarja Morena Taraku dhe reperi, Fero kanë reaguar pas lajmit të dhimbshëm për ndarjen nga jeta të nipit të ish-zëvendësministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Rexhep Kadriu. Eronit Sermaxhaj u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare pas një beteje 4-vjeçare me kancerin.

I riu ishte mik i Morena Tarkut dhe Feros, madje publikonin edhe foto së bashku në rrjetet sociale.

“Dheu qoftë i lehtë për ty vëlla”, shkroi reperi në një postim në InstaStory, shoqëruar me një foto të 22-vjeçarit.

Ndërsa këngëtarja shkruan: “Do më mungojë çdo sekondë me ty Erooo im”.

Ajo shpërndau edhe një postim nga urimi që i bëri në 22-vjetorin e lindjes, Eronit Sermaxhajt më 3 gusht. Teksa i referofet diagnostikimit të tij me sëmundjen e rëndë, Morena Taraku shkuan se “Nëse bota do shpallte një hero për kurajë, guxim dhe përballje te sfidave besoj se ai do ishe ti, sepse ti e meriton dhe unë jam dëshmitare për gjithë këto vite qe s’u dorëzove asnjëherë”.

 “S’ka bote as univers qe mund ta ndaj dashurinë tone. Ti je shoku im besnik, dhe ne ishim bashke sa here kishim nevojë për njeri tjetrin..
Sytë e tu me japin pamjen e një miku qe gjithmonë ka munguar ne jetën time…
Ti kurrë mos harro qe je ne brendësinë e zemrës time, si kur jemi afër si kur jemi me km larg…

Sot ti mbush 22 vite por unë ndihem e bekuar qe bashke me vitet e tua te jetës rritet edhe shoqëria jone.

Ti je njeriu me i fort qe zoti zbriti ne toke dhe këtë e them me plot zemër sepse unë e di mire se sa lufton përball te keqes dhe nuk dorëzohesh kurrë..

E nëse bota do shpallte një hero për kurajë, guxim dhe përballje te sfidave besoj se ai do ishe ti, sepse ti e meriton dhe unë jam dëshmitare për gjithë këto vite qe s’u dorëzove asnjëherë..

Te dua shume aq shume sa nuk ka fuqi qe ta dëshmoj…

Sot do festojmë ndryshe nga vitet e kaluara por prape se bashku sepse nuk ka asgjë me te madhe se dashuria jone besnike.. Të dua vëlla”, e uroi këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku)

LEXO EDHE  Dojna Mema bëhet pjesë e "Big Brother VIP", zbulohet cili është pozicioni i saj