• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pritja e afganëve/ Edi Rama fanar ndriçues për globin

13:04 : 06/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Edi Ramës i duhet njohur një meritë, ai është mjeshtër për të nxjerrë dhjamë nga pleshti kur rrethanat ia mundësojnë të krijojë më shumë vizibilitet për veten e tij. Ai postoi dje në facebook një foto me gazetaren e BBC, Yalda Hakim, e cila i është përkushtuar misionit të shpëtimit të refugjatëve afganë.

Vetëm një ditë më pas, Hakim foli për mediat pro qeveritare të Tiranës duke cituar mikpritjen dhe fjalët e kryeministrit shqiptar që i priti afganët në bazë të traditës shqiptare të bukës kripër dhe zemrës. Qëllimi qe i qartë. krahasimi i një kryeministri humanist me homologët e tij europianë që shpesh të friksuar nga grupimet ksenofobe në vendet e tyre i druhen valës së emigrantëve.

Pra Edi Rama po kërkon të krijojë fabulën e një lideri solidar dhe të një shembulli global. Tamam ashtu sikurse shkruajti djali i George Sorosit pasi publikoi një foto me të gjatë qëndrimit në Shqipëri: “Miku im Edi vazhdon të demostrojë udhëheqje frymëzuese në vendin e tij, në të gjithë rajonin dhe në të gjithë botën”.

Lexo edhe:

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

Vetë kryeministri ka bërë gjithçka ishte e mundur për ta fryrë këtë fabul me intervistat në mediat ndërkombëtare kua ai ka luajtur me konceptet se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut, ku ka kujtiar se ne ishim afganët e 30 vjetëve më parë ndaj sot pritjen e tyre e kemi detyrim, ku ka hedhur ndonjë kunjë për zemrat e vogla të vendeve të pasura.

Dhe Rama është në të drejtën e tij ta luajë këtë rol, sepse këtë radhë ai arriti të realizojë një ëndërr që nuk e kapi dot gjtë krizës së refugjatëve sirianë që kërcënoi Europën në verën e vitit 2018. Atëhere ai kujtoi se i pati ardhur mundësia të shpëtonte karrierën politike të kancelares gjermane, e cila u rrezikua nga brenda vendit të saj si pasojë e dyndjet së refugjatëve.

Edi Rama u vetëofrua përpara samitit të Brukselit në 28 qershor 2018, që i ishte lënë kancelares si afat për zgjidhjen e krizës nga mazhoranca e vet, për të marrë refugjatë në Shqipëri.
Zv/ ministri i brendëshëm, Julian Hodaj i tha televizionit gjerman ZDF se Shqipëria ka kapacitet të mirpresë deri në 600 mijë refugjatë.

Ky plan arriti të vihet në lëvizje dhe vende si Austria dhe Danimarka e mbështetën idenë se refugjatë mund të streoheshin edhe në vende fqinje me unionin që nuk ishin pjesë e BE. Në takime informale Rama e mbrojti këtë ide ne samitin e Sofies së BE me vendet e Ballaknit perendimor, por  me gjithë përpjekjet e liderit global për të ndihmuar kancelaren shanci i tij fluturoi pas marrëveshjes Merkel Erdogan.

I ndërgjegjshëm se mundësia për të rënë në sy në gjithë globin rrallë mund të jepët dy herë Rama u mundua të mos e humbte rastin e afganëve dhe ai i hapi dyert pa kërkuar asnjë garanci për sigurinë, për numrin dhe për kohën e qëndrimit të afganëve që SHBA kërkoi të vendosen në Shqipëri.

Njësoj siç donte të bënte me armët kimike, shefi i rilindjes e vuan shumë kompleksin e të qenit lider i një vendi të vogël që pak ta jep mundësinë e përfshirjes në afera globale. Dhe për të dalë nga guacka e ngushtë ai ka qenë i gatshëm për të bërë ç’do lloj akroibacie.

Pasi Italia u përfshi nga vala asgjesuese e Covid 19 dhe qeveria shqiptare vendosi të dërgojë në ndihmë të shtetit fqinjë 30 mjekë dhe infermierë në mediat pro qeveritare shpërtheu një valë histerie për dashurinë që po tregonin fqinjët tanë ndaj Ramës kundrejt figurave të urryera si Merkel dhe Macron. Kulmin e arriti një sondazh fantazëm i publikuar në A1 report i cili e nxirrte Ramën liderin botëror më të pëlqyer të italianëve.

Në fakt, që në fillim të mandatit të tij Rama ka tentuar të fryjë një rol ndërkombëtar që askush nuk ia jepte.

Të gjithë e mbajnë mend konferencën e parë të procesit të Berlinit që u mbajt në gusht të 2014 në Gjermani, ku fakti se Rama u zgjodh të mbante konferencën e shtypit në fund të takimit, përkrah Merkelit dhe shefit të BE-së Baroso (foto poshte), u interpretua në Tiranë si përzgjedhje dhe veçim i liderit shqiptar i cili qëndronte shumë më lart se liderët e tjerë aspak modernë të Ballkanit.

Por mjafton të shihet nga distanca e sotme për të kuptuar se si u shfry e gjithë kjo tollumbace e propagandës shqiptare, madje marëdhëniet e Tiranës me berlinin shkuan deri në acarim kur diskutohej tema e ndarjes së Kosovës.

Një tjetër fabul e kohëve të fundit është ajo e shpallur me bujë në mediat e Tiranës, se lideri shqiptar do të bëhej ndërmjetësi i zgjidhjes së mosmarrëveshjes Greko- Turke për kufijtë detarë dhe do të merrte rolin e nikoqirit në paqen mes tyre që do të nënshkruhej në fund të janarit në Tiranë. Ndonëse këtu kishte diçka të vërtetë dhe se Ankaraja me gojën e ministrit të jashtëm të Erdoganit, Çavushoglu, propozoi kryeqytetin shqiptar si vend takimi, roli i Ramës jo si ndërmjetës por as si korrier, nuk u vërtetua kurrë. Fillimisht ‘off” në media dhe pastaj dhe zyrtarisht Athina e flaku me përbuzje këtë hipotezë. Gjasat janë që ose Rama e ka shpikur vetë këtë rol, ose ai ka dashur thjeshtë të bëjë vasalin e Erdoganit, gjë që nuk i është pranuar nga pala tjetër.

Këto janë episodet kryesore, por ka edhe plot detaje të tjera që dëshmojnë se Edi Rama nuk lë rast pa e shfrytëzuar postin e kryeministrit të një vendi të vogël për të marrë mbi vete një rol global. Dhe këtë po e shfrytëzon më së miri me rastin që iu dha me pritjen e refugjatëve afganë. Bamirësia për ta, më shumë sesa nga tradita shqiptare, më shumë sesa nga bindjet e një solidari të majtë, buron nga dëshira e ethshme për të rënë në sy e një lideri të edukuar që në fëmijëri se udhëheqësi i mkëtij vendi duhet të jetë fanar ndriçues për krejt globin.

/Lapsi.al/

Etiketa: afganeEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

16:51 : 28/06/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
Para
Foto nga FSHF.org

Ndeshja me San Marinon, FSHF: Ja sa kushtojnë biletat

TË GJITHA

Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi

17:20 : 29/06/2025

Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi (EMRI)

17:14 : 29/06/2025

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025

Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez

16:55 : 29/06/2025

Zjarr në një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë

16:51 : 29/06/2025

Vlorë/ Zjarr i madh në fshatin Hoshtimë, rrezikohen disa banesa

16:39 : 29/06/2025

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

16:13 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com