• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga “Tërmeti” i Damianit, tek Doktoratura brilante e Ulsiut, profili i shpejtë i disa “njerëzve të rinj” të Ramës

12:04 : 02/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama prezantoi ekipin e ri, me emra të vjetër, të cilët do të drejtojnë Partinë Socialiste dhe ministritë gjatë mandatit të tij të tretë.

Nuk pritej asnjë surprizë e madhe nga kryeministri, pasi ai nuk i shqetësohet garës politike, të cilën e fitoi nëpërmjet një skeme masive të manipulimit të votave dhe sistemin të mbikëqyrjes dhe presonit me “patronazhistë”.

Rama nuk zhgënjeu aspak, kur lexoi emrat e drejtuesve të rinj. Ata janë thuajse të gjithë bashkëpunëtorë të vjetër të tij dhe që kanë vendosur në perfeksion makinën elektorale socialiste, nëpërmjet përdorimit të parave publike.

Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, duke zëvendësuar në këtë detyrë Taulant Ballën, i cili do të vijojë të mbajë postin e kryetarit të Grupit Parlamentar.

Gjiknuri është personazhi kryesor i “Tërmetit” në zgjedhjet lokale të vitit 2016 në Dibër, ku shqiptarët mësuan nëpërmjet përgjimeve të publikuara në gazetën gjermane “Bild” mbi manipulimin e votave në favor të Partisë Socialiste.

Lexo edhe:

“Po ne pse s’na dha biletë partia”/ Korreshi ironizon koncertin e Kanye West: Me 2 mln lekë këndonte gjithë Myzeqeja

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjiknuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

Lindita Nikolla do të jetë drejtuesja e re e Parlamentit. Ajo zëvendëson Gramoz Ruçin, i cili u largua nga politika pak muaj më parë.

Edi Rama e prezantoi Nikollën si një prej dialogueseve më të mira në Partinë Socialiste, megjithëse ajo u largua dy vjet më parë nga Ministria e Arsimit për shkak të dështimit të dialogut me studentët protestues.

Arben Ahmetaj do të jetë zv.kryeministër dhe do të vijojë të jetë përgjegjës për procesin e Rindërtimit dhe Pandemisë. “Njeriu-incenerator”, personazh i njohur për lidhjet e tij me personazhet që gjenden pas “aferës së plehrave”, Ahmetaj është një prej të akuzuarve kryesorë në SPAK për kontratat koncensionare të landfilleve të mbetjeve.

Ulsi Manja, një personazh që për shumëkënd është grotesk, do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, duke zëvendësuar Etilda Gjonajn, e cila tashmë do të drejtojë Forumin e Gruas në Partinë Socialiste.

Manja, një ish-prokuror që iu bashkëngjit Partisë Socialiste në vitin 2013, është doktor në shkencat e krimeve mjedisore.

Një ndër sentencat më tipike të doktoraturës së Manjës gjendet në paragrafin më poshtë: “Mendoj se reformimi i sistemit të inspektimit për të gjitha fushat në një inspektoriat të vetëm do të ishte zgjidhja efektive e inspektimit, sepse një fjalë popullore e vendit tonë thotë ‘disa mami e nxjerrin fëmijën çyryk”.

Gjuha e zgjedhur nga gurra popullore, do ta ndihmojë Ulsiun që të udhëheqë punët e drejtësisë.

Olta Xhaçka konfirmohet në drejtimin e Ministrisë së Jashtme, detyrë që e mori pasi u largua nga posti i Ministres së Mbrojtjes.

Në krye të Mbrojtjes, Xhaçka do të mbahet mend, mbi të gjitha, për një tender 1.3 milionë euro për ushqime, të cilat ia dha pa garë një kompanie kompjuterësh.

Pasi e zgjidhi me qetësi hetimin në SPAK, Xhaçka u emërua kryediplomate, post të cilin do të vijojë ta mbajë edhe në kabinetin “Rama 3”

Bledi Çuçi, i emëruar me urgjencë në krye të Ministrisë së Brendshme disa muaj më parë, do të vijojë të mbajë këtë post edhe në qeverinë e re.

Shumë kritikë të tij mendojnë se kryeministri ka një simpati politike të veçantë për Çuçin, i cili sot ndan jetën e tij familjare me një prej ish-bashkëjetueseve të hershme të Edi Ramës.

Belinda Balluku do të jetë sërish në krye të Ministrisë së Infrastrukturës. Zonja Balluku, mesa duket, është menduar nga Rama, që të përfundojë proceset e koncensioneve në industrinë e rëndë dhe sektorin aero-portual.

Ogerta Manastirliu do të vijoj të drejtorë punët e Shëndetësisë, ndërkohë që e vetmja gjë ku ka shkëlqyer në përballimin e pandemisë është propaganda dhe dyshimet për mungesë të madhe transparence mbi situatën reale të Covid-19 në Shqipëri.

Më poshtë është kabineti “Rama 3”

Olta Xhaçka- konfirmohet si Ministre e Jashtme.

Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm.

Evis Kushi – Ministër i Arsimit.

Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë.

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes.

Belinda Balluku – Ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë.

Elva Margariti – Ministër për Kulturën.

Delina Ibrahimi – Ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë.

Mirela Kumbaro – Ministër i Turizmit dhe Turizmit.

Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë.

4 ministri shteti

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrjen.

Edona Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët.

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin.

Elisa Spiropali – Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Etiketa: BoldnewsDamian Gjiknuriqeveria e reUlsi Manja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po ne pse s’na dha biletë partia”/ Korreshi ironizon koncertin e Kanye West: Me 2 mln lekë këndonte gjithë Myzeqeja

13:44 : 21/07/2026
AKTUALITET

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjiknuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

Protesta para Parlamentit/ Gent Progni kallëzon truprojën e Ulsi Manjës: Saimir Koka më goditi mbi 100 herë me grushte

19:35 : 06/07/2026
AKTUALITET

Manja propozoi zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, Berisha: Ulsiu, skllav i dosjeve të tij!

11:19 : 06/07/2026
Para
Marrë nga "Instagram"

Sindi Loci ngre dyshimet se është ndarë nga i dashuri (Foto)

TË GJITHA

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Lushnjë, shkrumbohet një automjet

09:28 : 22/07/2026

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

09:12 : 22/07/2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me zetorin, një i plagosur rëndë /EMRI

08:59 : 22/07/2026

Si po tenton ta shuajë Rama protestën me tallje dhe teori konspirative

08:52 : 22/07/2026

Stuhia shkaktoi defekt në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes punonjësi i OSHEE-së

08:44 : 22/07/2026

Zjarri masiv në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën

08:36 : 22/07/2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

08:28 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet