• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria “Rama3”, ja çfarë paralajmëron Zëri i Amerikës për përbërjen e ekzekutivit

20:39 : 01/09/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta dekretoi sot thirrjen e parlamentit të ri, të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Kushtetutës “presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati”.

Mandati i parlamentit të shkuar përfundon më 9 shtator. Presidenti Meta nuk shfrytëzoi të gjithë afatin 10 ditor, duke thirrur mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së 10-të, vetëm një ditë më pas.

Ashtu si dhe në 8 vitet e fundit, edhe ky parlament do të kontrollohet nga socialistët e kryeministrit Edi Rama i cili fitoi një mandat të tretë radhazi, si kurrë më parë për një forcë politike në 30 vite pluralizëm. Socialistët do të kenë 74 nga 140 vendet e parlamentit. Të enjten, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë socialiste, kryeministri Rama pritet të shpallë edhe emrat e ministrave me të cilët synon të drejtojë vendin. Kureshtja mbetet e lartë, pasi zoti Rama shpesh ka befasuar me përfshirjen në kabinet të personave dhe pa ndonjë lidhje të ngushte me partinë apo politikën, ndërkohë që një pjesë e mirë e ministrave, e ka mësuar në sallë emërimin.

Në parlamentin e ri, në krahun e majtë, do të jenë dhe tre deputetë të partisë Socialdemokrate, e drejtuar nga deputeti Tom Doshi. Ky i fundit u tërhoq nga mandati i tij, pas deklarimeve të shpeshta publike të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila këmbënguli me forcë se personat ndaj të cilëve qeveria amerikane ka marrë vendim për të mos ju lejuar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara, nuk duhet të jenë pjesë e parlamentit.

E njejta situatë po përsitet tani në kampin e opozitës, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara, ish kryeministrit dhe ish presidentit të vendit Sali Berisha dhe familjes së tij. Departamenti i Shtetit e përfshiu atë në kategorinë e “zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë”.

Lexo edhe:

Çollaku: Shqipëria, nyje e trafikut ndërkombëtar të drogës, qeveria pjesë e strukturës kriminale

Senati Amerikan dështon për të shtatën herë, nuk arrihet marrëveshja për financimin e qeverisë

Ambasadorja amerikane deklaroi pak javë më parë, pas një takimi me zotin Basha se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”.

Zoti Berisha e ka konsideruar si “të pabazuar në fakte” vendimin e Departamentit të Shtetit dhe ka angazhuar një avokat të njohur në Paris, duke ngritur padi “për shpifje” ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken. Ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i tij si deputet, dhe këtë e përsëriti dhe pas deklaratës së ambasadores amerikane në selinë e Partisë Demokratike.

Nga ana e tij, perveç një komenti të parë në momentin e publikimit të vendimit të Departamentit amerikan, ku shprehej i keqardhur, zoti Basha ka evituar të prononcohet për këtë çështje, edhe pas komenteve të ambasadores amerikane. Por sipas zotit Berisha “kryetari i Partisë Demokratike, i është përgjigjur kërkesës së zonjës Kim, me kërkesën e tij: Paraqitni, fakte, dokumenta e prova. Kjo është përgjigja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i PD. Dhe unë për këtë e falenderoj dhe e përgëzoj”.

Zoti Basha mori pas humbjes së zgjedhjeve, një mandat të tretë në krye të PD-së, në një proces të kritikuar nga tre rivalët në garë, dhe mes zërash të shumtë që e bëjnë atë përgjegjës për një rezutat që i la sërish demokratët në opozitë, me 59 mandate, ndërkohë që aleati i tyre, Lëvizja socialiste për Integrim u tkurr ndjeshëm, duke siguruar vetëm 4 deputetë.

Ndonëse zoti Basha foli për një “masakër zgjedhore” dhe deklaroi se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, ai dhe partia e tij do të jenë pjesë e parlamentit, pasi dy vjet më parë, me një akt të paprecedent, deputetët e tij dogjën mandatet, duke u zëvendësuar në një pjesë të mirë,nga emrat e tjerë në listat me të cilat kishin hyrë në garën e vitit 2017.

Pak ditë më parë, zoti Basha mori një tjetër goditje të fortë nga brenda, kur deputeti Mark Marku, i cili kishte drejtuar fushatën në qarkun e Lezhës, njoftoi se hiqte dorë nga mandati parlamentar, pasi sipas tij “PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”.

Edhe në krahun e majtë, por për motive të tjera, dy deputetë kanë njoftuar tërheqjen. Pak ditë më parë ishte mjekja e njohur Najada Çomo, e cila ka kërkuar që të vijojë angazhimin në luftën kundër pandemisë Covid 19. Ndërsa sot, të njejtin veprim e ka ndërmarrë dhe deputeti Lefter Koka, ish ministër i Mjedisit. I rreshtuar fillimisht me LSI-në, ai nuk përkrahu vendimin për djegien e mandatit të deputetit dy vjet më parë, duke u përfshirë në garën për deputetë më 25 prill, nën siglën e PS-së, në qarkun e Durrësit. Arsyeja që e shtyu drejt këtij hapi lidhet sipas tij me zgjedhjen për t’i dhënë fund rrugëtimit politik duke vlerësuar se kjo ishte koha e duhur për të mbyllur një cikël/VOA

Etiketa: qeveriaRamavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria, nyje e trafikut ndërkombëtar të drogës, qeveria pjesë e strukturës kriminale

17:08 : 11/10/2025
BOTA

Senati Amerikan dështon për të shtatën herë, nuk arrihet marrëveshja për financimin e qeverisë

09:17 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

12:50 : 09/10/2025
Para

Përmbytjet e korrikut, banka qendrore gjermane: Dëmet më shumë se 50 milionë euro

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com