• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreditë konsumatore, vendoset norma tavan e interesit

20:11 : 01/09/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën ndryshimet në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, që do të vendosin për herë të parë një normë efektive interesi tavan për kreditë konsumatore.

Rregullorja është miratuar sipas versionit që Banka e Shqipërisë përgatiti në muajin qershor të këtij viti, duke marrë parasysh edhe disa nga propozimet e palëve të interesit. Ajo do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, për t’iu dhënë institucioneve financiare kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me konceptet e reja të parashikuara në rregullore, sidomos për shkak të problemeve të lidhura me sistemet e teknologjisë së informacionit.

Sipas rregullores së re, Norma Maksimale Efektive e Interesit (NEI maksimal) do të llogaritet si mesatare e normës efektive të interesit të aplikuar nga subjektet sipas llojit të kredisë konsumatore, në lekë, duke shtuar edhe një të tretën e saj. Ky tregues do të llogaritet dhe publikohet nga Banka e Shqipërisë me frekuencë gjashtëmujore dhe do të jetë i vlefshëm për të gjitha kontratat e kredisë konsumatore që do të nënshkruhen në gjashtëmujorin në vijim.

NEI maksimal do të llogaritet vetëm për kreditë konsumatore në monedhën lekë, ndërsa kreditë në valutë të huaj nuk do të jenë objekt i llogaritjes dhe publikimit të këtij treguesi. Në praktikë, kreditë konsumatore jepen në masën dërrmuese në monedhën vendase dhe Banka e Shqipërisë nuk e ka parë të nevojshme të përfshijë në rregullore edhe kreditë e dhëna në valuta të tjera.

Banka e Shqipërisë do të përcaktojë normë maksimale interesi të posaçme për secilën nga kategoritë e kredisë konsumatore, ku përfshihen kreditë me këste periodike, kreditë kufi (overdraftet), kartat e kreditit dhe qiraja financiare. Për të llogaritur mesataren e thjeshtë të normës efektive të interesit, Banka e Shqipërisë do të marrë në konsideratë të gjitha kreditë e disbursuara gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm deri në vlerën e 10 milionë lekëve, të cilat janë akorduar vetëm për individët dhe nuk janë të siguruara.

Lexo edhe:

“Pusho se ta futa në shpullë!”/ Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf!

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

Përcaktimi i një norme interesi tavan në huadhënie është praktikë e përhapur në shumë legjislacione, përfshi disa prej vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Sipas një studimi të Bankës Botërore, të vitit 2018, të paktën 76 vende të botës aplikojnë norma interesi tavan për kreditë. Arsyeja kryesore që motivon një praktikë të tillë është mbrojtja e interesit të konsumatorëve më të brishtë nga aplikimi i interesave abuzive prej huadhënësve, por në disa raste ato mund të targetojnë direkt uljen e çmimit të huadhënies në ekonomi.

Rregullorja parashikon gjithashtu vendosjen e një kufiri të penaliteteve dhe kamatëvonesave në masën 30% të detyrimit kontraktor, i kuptuar si vlerë e kësteve të papaguara (principal+interesa). Vendosja e këtij tavani është parë e arsyeshme për shkak të problemeve të krijuara me kreditë e këqija që kalonin nëpër një fazë të stërzgjatur të procesit të rekuperimit. Penalitetet e larta, që i fryjnë detyrimet përtej çdo kufiri të arsyeshëm, janë identifikuar si një element që cënon të drejtat e huamarrësve dhe ushqen praktika jo morale biznesi nga mbledhësit e borxheve të këqija. /Monitor/

Etiketa: bankaBoldnewskredi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pusho se ta futa në shpullë!”/ Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf!

20:03 : 02/11/2025
BOTA

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025
AKTUALITET

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

21:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
Para

Alarmante/ Ethet misterioze vrasin me dhjetëra fëmijë

TË GJITHA

Zgjedhjet në Vlorë, mes mosbesimit të votuesve dhe akuzave për patronazhim

17:53 : 06/11/2025

FOTO+EMRI/ Ky 21-vjeçari që humbi jetën në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore

17:53 : 06/11/2025

Balluku e pandehur e SPAK/ Analisti: Rama duhet të çonte Qeverinë në votëbesim

17:42 : 06/11/2025

Çfarë po ndodh? Jozi dhe babai i Stresit ulen në drekë pas muajsh përplasje

17:40 : 06/11/2025

Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

17:24 : 06/11/2025

“S’mund të ketë identitet të shumëfishtë”/ Këlliçi: Pr.ligji për Barazinë Gjinore çmenduri

17:22 : 06/11/2025

Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish-finalistja e BBV tregon si është e vërteta

17:21 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com