• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sineci”/ Banorët tjetër kallëzim në SPAK: Po favorizohen shkelësit e të ligjit, bashkia Kuçovë dhe “Salillari”

09:00 : 31/08/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT
Foto nga spacetraveller.com

Foto nga spacetraveller.com

Një tjetër kallëzim penal është depozituar në SPAK nga banorët e Lumasit, që prej më shumë se 4-mujsh po luftojnë për të ruajtur të paprekur ujin e burimit të Sinecit. I firmosur nga 123 banorët e Lumasit, kallëzimi penal është depozituar prej tyre dje në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).Nëpërmjet këtij kallëzimi penal, banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për shtetasit: Ajet Zyberaj, me detyrë funksionale Kryeinspektor i IKMT Tiranë; Oen Nallbani, me detyrë funksionale Drejtor Mjedisi pranë IKMT qëndrore Tiranë dhe Ueda Damiani, me detyrë funksionale Juriste pranë IKMT qëndrore Tiranë.

Në kallëzimin penal të banorëve të fshatit Lumas, drejtuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK),kërkohet që të ndiqen penalisht të kallëzuarit e mësipërm për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shkaktuar dëme të cilat i kushtojnë Shtetit Shqiptar dhe edhe pse këta të fundit kanë detyrë të ruajnë interesat e shtetit ata janë bërë palë me krimin duke bërë mosveprime.

Në kallëzimin penal drejtuar SPAK thuhet: “Bashkia Kuçovë po bën ndërtime të paligjshme në Kanionin e lumit Sinec (zonë e Mbrojtur dhe e shpallur Monument Natyre, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.676 datë 20.12.2002.Me pretendimin e ndërtimit të një ujësjellësi për fshatrat: Lumas, Pëllumbas, Sheqëz, Vodëz, Bardhaj, Krekëz e Koritëz, bashkia Kuçovë ka kontraktuar firmën Salillari, duke dhënë edhe lejen e ndërtimit në datë 14/10/2020.Pas monitorimit të kryer nga ADZM Elbasan në 26.07.2021,u konstatua se po kryheshin punime të paligjshme nga subjekti “Salillari” sh.p.k, që i kontraktuar nga bashkia Kuçovë për ndërtimin e një ujësjellësi kishte cënuar drejtpërdrejtë territorin e shpallur “Monument Natyre”. Për këtë arsye Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Elbasan i ka kërkuar institucionit të IKMT-së Elbasan të marrë masa të menjëhershme për të pezulluar punimet në këtë zonë. Nga ana e IKMT Elbasan është konstatuar nëpërmjet proçesverbalit Nr.16 datë 05.08.2021 se në Kanionin e Sinecit (monument natyre) janë kryer kundravajtjet ligjore: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.Pas këtyre konstatimeve, Kryeinspektori i IKMT-së Tiranë Ajet Zyberaj,në mënyrë kriminale nuk ka vazhduar proçedurat ligjore për marrjen e masave Administratative për kundravajtësin, me qëllim favorizimin e shkelësve të ligjit, që në rastin konkret është bashkia Kuçovë”.

Sipas banorëve të Lumasit, i kallëzuari Ajet Zyberaj, me shkresën Kthim-Përgjigje në 19.08.2021,vërteton plotësisht elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe të favorizimit të bashkisë Kuçovë, pasi të dhënat e pasqyruara në shkresë ku thuhet se deri në momentin e ushtrimit të kontrollit subjekti kishte kryer punime sipas projektit të miratuar dhe punimet po kryheshin jashtë zonës së mbrojtur, janë të dhëna të rreme dhe të falsifikuara. Banorët deklarojnë në kallëzimin penal (me prova shkresore dhe video e foto ilustruese) se të dhënat e pasqyruara në këtë kthim përgjigje të IKMT-së Tiranë janë një mashtrim i hapur, pasi subjekti ka shkatërruar rreth 30% të territorit të zonës së mbrojtur të kanionit të Sinecit dhe i ka kryer punimet brenda zonës buferike dhe jo jashtë saj siç pretendohet nga Ajet Zyberaj, që në mënyrën më kriminale ka ndërprerë procedurën për masë administrative për bashkinë Kuçovë me arsyetimin se mungonte përshkrimi dhe se nuk janë plotësuar drejtë rubrikat.

Në kallëzimin penal thuhet gjithashtu se, në konstatimin e kryer nga ana e IKMT-së Tiranë dhe pikërisht nga grupi i punës i drejtuar nga Drejtori i Mjedisit pranë IKMT-së Oen Nallbani dhe Juristja Ueda Damiani, janë falsifikuar të dhënat e paraqituara nëpër proçesverbale, me qëllim favorizimin e kundravajtësve, të cilët i kanë shoqëruar këta funksionarë gjatë gjithë inspektimit “fiktiv” të kryer në Sinec. Sipas banorëve, përmbajtja e proçesverbaleve të kosntatimit të IKMt-së Elbasan është e fallsifikuar dhe konstatimi i kryer nga ana e IKMT-së Tiranë është i paligjshëm dhe kriminal. Banorët e Lumasit akuzojnë Ajet Zyberaj, Oen Nallbanin dhe Ueda Damianin se kanë mbuluar në mënyrë kriminale shkatërrimin që ka kryer subjekti Salillari sh.p.k në shtratin e lumit dhe po në mënyrë kriminale nuk kanë vazhduar proçedurat ligjore për marrjen e masave Administratative për kundravajtësin, me qëllim favorizimin e shkelësve të ligjit, që në rastin konkret janë bashkia Kuçovë dhe firma Salillari.

Lexo edhe:

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

/BW/

Etiketa: bashkia kucoveBoldnewsdomainhostkallezimSalillariSinecispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
Para

Tentativa për vrasjen e Edison Begajt në Kaninë/ Identifikohet autori i dyshuar, konflikti mes palëve (EMRI)

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com