Sot u riatdhesuan nga kampet e ISIS në Siri, 5 gra dhe 14 fëmijë, që mbërritën në aeroportin e Rinasit.
Sot në Rinas janë kthyer në atdhe: Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.
Personat e riatdhesuar do të qëndrojnë në fillim në një qendër të posaçme në Durrës, ku do të kontrollohen nga ana shëndetësore dhe do të karantinohen për disa ditë, për t’u kthyer më pas tek familjet e tyre.