• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Operacioni anti-drogë/ 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim, Policia: Shoferi i “Benz-it” s’kishte lidhje me grupin e kokainës

09:06 : 28/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Pesë persona janë arrestuar dhe një i gjashtë është shpallur në kërkim lidhur me aksionin anti-drogë të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Në pranga është vënë dhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, që nuk iu bind thirrjes së efektivëve për të ndaluar. Pamjet e publikuara nga BoldNews kur ai iu largua policisë, pas thirrjes së këtyre të fundit për të ndaluar – ku nuk mungoi fjaloi banal i përdorur nga policët – u kthyen në virale. Pas kësaj, efektivë të policisë iu sulën një gazetari, duke e shtrirë përtokë dhe duke i marrë celularin, sepse ky i fundit po filmonte.

Në një njoftim zyrtar këtë të Mërkurë, Policia sqaron se drejtuesi i automjetit tip “Benz” Gazmend Cani nuk kishte lidhje me grupin që merrej me shpërndarje kokaine. Ndalimi i tij është bërë me akuzën “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Ndaj tij, efektivët përdorën një fjalor rrugësh duke i kërkuar të dilte nga mjeti me thirrjet: … Hape derën policia o k*r… Hape derën o byt*q***…

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës njoftoi dje se ka nisur një hetim “mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre”. Sjellja agresive e Policisë është dënuar gjegjësisht nga opinioni publik.

Të arrestuarit për drogë

Lexo edhe:

Ballkani zyrtarizon marrëveshjen me Vllazninë, 22-vjeçari rikthehet në Superiore

Inteligjenca artificiale e re e Microsoft diagnostikon katërfish më saktë se mjekët

Të arrestuarit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, janë Gentian Kore, 47 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç dhe Erjon Prengaj, 32 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në bazë të informacioneve të marra se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë në zonën e Xhamllikut, kanë zhvilluar operacionin e koduar ‘Xhamlliku’, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve (të mësipërm) për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ kryer në bashkëpunim. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi E(E) alias P(S)., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje”, njoftoi policia.

“Shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën ‘Kujtim Laro’, në biznesin e Gentian Kores, ku dyshohet se kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Të katërt këta shtetas, sapo kanë parë shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen me vrap, por janë neutralizuar dhe prangosur nga Policia. Gjatë largimit, ata kanë fshehur lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, shtuan të njëjtat burime.

Kokaina e sekuestruar

Drejtuesi i Benz-it  

Nga ana tjetër, 26-vjeçari Gazmend Cani u arrestua për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Në vijim të veprimeve, njoftoi policia, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Kundërshtimi i punonjësve të policisë’, i  26-vjeçarit, pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për të ndaluar për verifikim e tij dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë”.

Blutë e Tiranës sqaruan dje se pas incidentin me të riun, “pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi i drejtuesit të tij”.

Burime pranë grupit hetimor thanë se Cani ka deklaruar para uniformave blu se iku nga vendngjarja pasi u frikësua.

Lexo edhe:

“Hape derën o by*hq*r.”/ “Benzi” i zi i ikën Policisë, efektivët u sulen gazetarëve dhe qytetarëve (VIDEO)

Lajme të lidhura

SPORT

Ballkani zyrtarizon marrëveshjen me Vllazninë, 22-vjeçari rikthehet në Superiore

12:18 : 05/07/2025
BOTA

Inteligjenca artificiale e re e Microsoft diagnostikon katërfish më saktë se mjekët

12:11 : 05/07/2025
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen EMRAT e shqiptareve të arrestuar dhe në kërkim

12:03 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

11:54 : 05/07/2025
AKTUALITET

Kur Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, “ngrohet” në zjarret e landfilit

11:51 : 05/07/2025
SPORT

U jepet lamtumira e fundit, Diogo Jota e Andre Silva prehen në qytetin e tyre të lindjes

11:48 : 05/07/2025
Para

Breshër dhe shira të rrëmbyeshëm, moti i keq pushton Italinë (Foto)

TË GJITHA

Ballkani zyrtarizon marrëveshjen me Vllazninë, 22-vjeçari rikthehet në Superiore

12:18 : 05/07/2025

Inteligjenca artificiale e re e Microsoft diagnostikon katërfish më saktë se mjekët

12:11 : 05/07/2025

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen EMRAT e shqiptareve të arrestuar dhe në kërkim

12:03 : 05/07/2025

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

11:54 : 05/07/2025

Kur Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, “ngrohet” në zjarret e landfilit

11:51 : 05/07/2025

U jepet lamtumira e fundit, Diogo Jota e Andre Silva prehen në qytetin e tyre të lindjes

11:48 : 05/07/2025

Tender 1 mln euro/ E quan “Fake news”, por Arlinda Pogaj konfirmon të dhënat e “Boldnews.al”

11:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com