Aksident fatal në “bypass-in” e Fierit, humb jetën vajza e re

Një aksident me vdekje ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së të Martës në “bypass-in” e Fierit.

Viktima është Xhesika Mjekra, 19 vjeçe.

Kjo e fundit ishte nën drejtimin e një automjeti, që doli nga rruga. I plagour mbeti pasagjeri në mjet.

“Rreth orës 22:35, në bypass-in e Fierit, në fshatin Pojan, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Benz’ me drejtuese shtetasen Xhesika Mjekra, 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjet, shtetasi Sabri Xherimea, 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital Xhesika Mjekra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njoftoi policia.

LEXO EDHE  Serbia rinis fushatën kundër njohjes së Kosovës

Lexo edhe:

Aksidenti fatal, kush është e reja që humbi jetën

Aksidenti tragjik ku humbi jetën 19-vjeçarja, ndalohet i riu që ndodhej në mjet