Cozman ndërmerr hapin serioz për lidhjen me të dashurën seksi! Dyshja nis pushimet me familjen e reperit

Cozman zbuloi pak kohë më parë se ka nisur një lidhje të re me një zeshkane seksi. Reperi publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shihej duke pozuar para pasqyrës me Fllojën, vajzën që i ka “vjedhur” zemrën.

Mesa duket, marrëdhënia mes dyshes ka ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë, duke i bërë gjërat më serioze. Ditën e djeshme, Cozman ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto e video me anë të të cilave tregon se ka nisur pushimet me familjen dhe Fllojën.

LEXO EDHE  Lajm i trishtë! Kanceri i merr jetën aktorit të njohur (Foto+Emri)

Dyshja janë njohur edhe me familjet e njëri-tjetrit dhe kanë krijuar shumë afrimitet. Cozman nuk ka zbuluar asnjë detaj për romancën e tij. Megjithatë, fansat e dinë se Flloja është një make up artiste.