• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Lartë godet “Gener 2” dhe Ballukun. Pezullohet hidrocentrali “Dragobia”

19:00 : 21/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Lartë ka vendosur pezullimin e kontratës koncensionare për ndërtimin e hidrocentralit “Dragobia”, me palë Ministrinë e Infrastrukturës, e drejtuar nga Belinda Balluku dhe shoqëria “Gener 2”, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj.

Trupa administrative e drejtuar nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka vendosur “pezullimin e kontratës koncensionare”, pas padisë së Shoqatës për Mbrojtjen e Alpeve dhe banorëve të zonës së Valbonës, në Tropojë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, kontrata koncensionare do të qëndrojë e pezulluar, derisa të marrë vendim të formës së prerë procesi gjyqësor, i nisur pas padisë së banorëve për anulimin e plotë të ndërtimit të hidrocentralit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë ndryshon një vendim të mëparshëm të Gjykatës Administrative të Apelit, i cili kishte pezulluar vetëm efektet e një Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit për shtyrjen e afateve të ndërtimit të hidrocentralit.

Lexo edhe:

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Në foto: Njoftimi i Gjykatës së Lartë për procesin gjyqësor “Dragobia”

Zvarritja e projektit
Ndërtimi i hidrocentralit në luginën e Valbonës po vijon prej vitesh ndërmjet banorëve të zonës dhe kompanisë koncensionare “Dragobia Energy”.

Banorët, të mbështetur nga Shoqata TOKA “Për mbrojtjen e Alpeve”, kanë kundërshtuar ngritjen e veprës hidrike, pasi, në vlerësimin e tyre, ajo do të shkatërrojë tërësisht ekosistemin e zonës dhe do të bëj një dëm të pakthyeshëm në natyrën dhe biodiversitetin e saj.

Ndërkohë, kompania “Gener 2” dhe Ministria e Infrastrukturës kanë mbështetur projektin, i cili ka nisur vite më parë.

Në Korrik 2009, ish-Ministria e Energjisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) dhe shoqëria “Gener 2” nënshkruan kontratën koncensionare të tipit BOT, për ndërtimin e hidrocentralit “Dragobia”.

Për efekt të kësaj kontrate, “Gener 2” regjistroi kompaninë koncensionare “Dragobia Energy”.

Në Gusht 2013, METE dhe “Gener 2” lidhën një shtesë kontrate, nëpërmjet të cilës investitorit i shtyhej afati i përfundimit të veprës me 24 muaj të tjerë.

Më tej, gjatë vitit 2014, Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejet zhvillimore për HEC Dragobia

Ka rezultuar se, punimet për zbatimin e projektit nuk janë realizuar në afatin e caktuar në kontratën shtesë të koncensionit – maj 2017. Për këtë, “Dragobia Energy” shpk i ka kërkuar Këshillit Kombëtar të Territorit shtyrjen e afatit të lejes.

Më datë 10.11.2017 i padituri Këshilli Kombëtar i Territorit ka marrë vendimin Nr. 12 “Për miratimin e shtyrjes së afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Ndërtim i Hidrocentralit “Dragobia”, Komuna Margegaj, Qarku Kukës”.

Beteja ligjore
Ndërkohë që kompania koncensionare vijonte raportin e pandërprerë me qeverinë për shtyrje afatesh, banorët e zonës nga ana e tyre u grupuan dhe nisën kundërshtimin e ndërtimit të hidrocentralit në rrugë gjyqësore.

Fillimisht, banorët kërkuar pezullimin e punimeve, derisa në një vendim të formës së prerë për kërkesën e tyre kryesore, mbi anulimin e të gjithë projektit.

Gjykata administrative e shkallës së parë të Tiranës, me një vendim të datës 2 Qershor 2017, vendosi të rrëzojë kërkesat e tyre.

Çështja shkoi në Apel, në të cilën banorët-paditës arritën një fitore të vogël, megjithëse jo të mjaftueshme.

Gjykata Administrative e Apelit, me një vendim të datës 11 Mars 2021, vendosi të pranojë pjesërisht kërkesë-padinë e banorëve, duke pezulluar vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit të nëntorit 2017, për shtyrjen e afatit të punimeve.

Në foto: Vendimi i zbardhur i Gjykatës Administrative të Apelit për çështjen “Dragobia”

Por, ky vendim nuk ishte i mjaftueshëm për banorët.

Ata kërkuan pezullimin e plotë të kontratës koncensionare, derisa padia e tyre për anulimin e plotë të koncensionit për ndërtimin e hidrocentralit të marrë të shqyrtohet në themel dhe të marrë formë të prerë.

Sipas tyre, pezullimi i vetëm shtyrjes së afatit të ndërtimit, mund të shkaktonte dëme të pariparueshme, për shkak të vijimit të ndërtimit të veprave në funksion të hidrocentralit.

Gjykata e Lartë, me vendimin e publikuar ditën e Mërkurë (dt.21.07.2021) e pranoi kërkesën e paditësve, të përbërë nga banorët e zonës dhe shoqata “Toka”.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka pranuar, mbi të gjitha, tre nga argumentat e paraqitur nga paditësit, mbi të cilat mbështeteshin pretendimet e tyre, të cilat janë të mjaftueshëm për të vendosur pezullimin e kontratës koncensionare dhe për t’u analizuar gjyqësisht në mënyrë të plotë.

Në foto: Argumentat e banorëve (me ngjyrë të kuqe), të përkrahurave nga Gjykata e Lartë, për pezullimin e kontratës koncensionare ‘Dragobia Energy”

Banorët i kanë paraqitur gjykatës një ekspertizë të pavarur, e cila ka arritur në konkluzionin se “veprimtaritë ndërtimore aktuale dhe të ardhshme në Luginën e Valbonës për realizimin e projekteve të ndërtimit të hidrocentraleve po dëmtojnë dhe do të vazhdojnë të dëmtojnë në mënyrë shumë të rëndë dhe të pariparueshme biodiversitetin e rrallë dhe të pazëvendësueshëm të Luginës së Valbonës”.

Po ashtu, një argument që ka bindur Gjykatën e Lartë për pezullimin e kontratës koncensionare është fakti se “dëmi është duke ndodhur, pasi ndërtimi i hidrocentralit është në vijim”. Ndaj, është e nevojshme pezullimi, për të mos shkaktuar dëme të mëtejshme dhe të pariparueshme.

Më tej, në favor të pezullimit të punimeve, vjen edhe argumenti se “dëmi është i atëçastshëm”.
Sipas argumentave të paditësve, “Ndërtimi i hidrocentralit, sipas projektit Dragobia, është në fazën që është duke u ndërtuar, ndaj pasojat e rënda që mund të vijnë prej tij domosdoshmërisht duhet të cilësohen si të atëçastshme”.

Pas vendimit për pezullimin e kontratës koncensionare, tashmë çështja e hidrocentralit “Dragobia” pritet të shqyrtohet në themel, në gjykatat administrative.

Lajme të lidhura

BOTA

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026
Para

E pazakontë, futbollisti i shënon skuadrës së tij më fanellën e kundërshtarit

TË GJITHA

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş