• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bumi (i propaganduar) i turizmit nuk sjell bum në punësim apo në paga

08:50 : 12/12/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Numri i të punësuarve në ekonominë shqiptare u rrit me vetëm 1.6% në tremujorin e tretë të këtij viti ndërsa pagat në sektorin privat u rritën me 5.4% ndërkohë që ministri i Financave sugjeron se sektori privat “do të jetë i detyruar” të ndjekë rritjen e pagave në sektorin publik.

Ekonomia shqiptare shtoi afro 12 mijë vende të reja pune gjatë periudhës 12-mujore nga tremujori i tretë i vitit 2023 deri në tremujorin e tretë të vitit 2024, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave. Numri i të punësuarve arriti në këtë mënyrë në 749 mijë vetë, me një rritje prej 1.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bumi i turizmit, i propaganduar me bollëk nga qeveria, dukshëm nuk ka dhënë efekt të madh në numrin e të punësuarve me pagë dhe me sigurime shoqërore. Të dhënat mbi numrin e të punësuarve të publikuara nga INSTAT pasqyrojnë deklaratat e bizneseve, agjencive qeveritare buxhetore apo korporatave publike si dhe individëve të vetëpunësuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Në lidhje me pagat, paga mesatare bruto në ekonominë shqiptare arriti në 78 mijë lekë. Kjo shifër përfshin pagën që qytetari merr në dorë, plus sigurimet shoqërore që paguan dhe plus tatimin mbi të ardhurat personale. Përgjatë vitit të fundit, pagat u rritën me 8.6% por kjo rritje u shkaktua nga pagat e sektorit publik, të cilat u rritën me 15% ndërsa pagat e sektorit privat u rritën me 5.4%.

Pagat e sektorit publik u rritën këtë vit dukshëm për arsye elektorale dhe u rritën në masë shumë më të lartë se sa rritja e të ardhurave buxhetore apo e ekonomisë kombëtare. Projektbuxheti afatmesëm 2025-2027 tregon se qeveria ka planifikuar rritje pagash për këtë vit por zero rritje pagash për vitet 2026 e 2027, gjë që dukshëm tregon për karakterin elektoral dhe joreal të kësaj rritjeje.

Paga bruto në sektorin publik arriti në 97 mijë lekë. Në këtë shifër përfshihen sigurimet shoqërore të punëmarrësve dhe tatimi mbi të ardhurat personale.
Në sektorin privat, paga mesatare bruto ishte 70 mijë lekë dhe rritja vjetore ishte 5.4%.

Lexo edhe:

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

Kufiri i mbijetesës/ Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet vitin e ardhshëm, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në 3.5% rritje reale vjetore. Kjo do të thotë se ritmi i rritjes së pagave dhe të punësimit do të ngadalësohet gjithashtu.

Rritja e punësimit dhe e nivelit të pagave është efekt shoqërues i rritjes ekonomike kështu që, nëse ekonomia rritet në terma reale 3.5% dhe në terma mominale 5 apo 6% në varësi të normës së inflacionit, as pagat dhe as punësimi nuk mund të rritet më shpejt se sa kaq sepse përndryshe, paraja e tepërt e hedhur në ekonomi shkakton inflacion dhe jo rritje të mirëqenies. Kjo do të thotë se rritja e pagave në sektorin publik në masën 15% është e pambështetur në rritje ekonomike dhe për rrjedhojë, shkakton inflacion.

Gjithsesi, ndryshe nga sektori publik, i cili mund të hyjë në borxhe për të rritur pagat, sektori privat ka pak gjasa që të rrisë pagat, për sa kohë rritja ekonomike nuk është e pranishme. Kjo formulë fare e thjeshtë dukshëm nuk është bindëse për ministrin e financave Petrit Malaj, i cili, në një konferencë për shtyp të mërkurën, deklaroi se “sektori privat do të jetë i detyruar të ndjekë trendin rritës, nëse do të duhet të jetë konkurrues në tregun e punës.” Malaj nuk dha ndonjë shpjegim se nga mund t’i nxjerrin paratë kompanitë e sektorit privat për të rritur pagat, fjala vjen, me 15%, si shteti, në kushtet kur rritja ekonomike është tre herë më e ulët./BIRN

Etiketa: buminuk sjellpagapunesimturistaturistikturizmi

Lajme të lidhura

BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

Kufiri i mbijetesës/ Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj

08:15 : 15/06/2026
AKTUALITET

Vit zgjedhor/ Në 2025, gjysma e buxhetit të bashkive shkoi për pagat

12:40 : 08/06/2026
AKTUALITET

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

08:18 : 02/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
Para

Armiqësitë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës prekin edhe Ukrainën

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet