E bujshme/ Ish-sulmuesi i Partizanit drejt rikthimit në Serinë A

Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban mund të rikthehet të luajë përsëri në Serinë A, aty ku interes ka shfaqur skuadra e Xhenoas.

Sipas ‘’TuttomercatoWeb’’, tratativat e klubit italian me turqit e Trabzonsporit kanë nisur dhe marrëveshja mund të mbyllet mbi bazën e 2 milionë eurove. Me afrimin e Bruno Peres, Zhervinjo dhe Hamshik tek Trabnzonspori, hapësirat për Ekuban mund të jenë të pakta dhe një rikthim në Serinë A mund të ishte mjaft komod për sulmuesin.

LEXO EDHE  Pamje të rënda/ Kundërshtari vendos duart në kokë, ylli i MMA pëson dëmtim “horror”

Ish-sulmuesi i Partizanit ka luajtur dhe më parë në Itali me skuadrën e Kievos, më pas vazhdoi karrierën tek ‘’demat e kuq’’, kaloi 2 sezone tek Lidsi në Angli dhe së fundmi në Turqi te Trabnzonspori.